FRANCA OGUR I ZI PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

0
121
Vjosa - Albini - Europe

Nga Binak MAXHARRAJ

Lidërët e zgjedhur nga populli, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti këto ditë gjendën nëpër Evropë, presidetja ne Austri, ku u prit me nderime më te larta shteterore nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kryeministri Sebastian Kruz. Në takimet e ndara ata biseduan për çËshtjet bilaterale ne interes te dy vendeve, por edhe për ndihmën e pakursyer te Austrisë dhënë Kosovës etj., kurse kryeministri Albin Kurti në Francë u pritë, poashtu me nderime te larta nga Presidenti i Francës Emanuel Marcon.

Ky ishte shpërthimi i madh i lidërve tanë ne Evropë pas një izolimi disa vjeçar qe i behëj Hashim Thaçit për vizitë ne vendet Evropiane, ku Kosova për shumë vite ishte e izoluar ne arënën ndërkombëtare.

Dihet me parë në Francë janë takuar shumë hërë me protokol e pa protokol edhe presidenti i Serbisë Aleksandëe Vuçiq dhe ai i Shqiperis Edi Rama. Një zot e di se çfarë është diskutuar ne këto takime pasiqë kurrë nuk u bënë transparente, por me siguri kanë biseduar për Kosovën dhe dialogun e saj me Serbinë, por edhe për ndonjë kurth qe duhte bërë Kosovës për ndonjë kompromisë të mundshëm te sajë.

Por, takimi i i djeshëm midis dy liderve ishte i shumë pritur, por jo edhe i te prituarave nga ky takim. Pos, çështjeve builetarale ne të te dy vendeve në fokus të çeshtjës ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, i vetmi vend qe nuk levizë lirëshem. Thuhet se edhe Çakorri ishte kusht për liberalizimin e vizave, por Mali i Zi e mori Çakorrin si n’bahçe t’babës e Kosova mbeti me gishta n’gojë. Pse ndodhi kështu me se miri e din Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Harajdinaj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi së me presidentin e Francës Marcon u diskuta në veçanti për liberalizimin e vizave për Kosovën me ç’rast theksoi se nuk pati zotim nga ana e Marconit se do te këtë liberalizim te vizave për Kosovën, por Mracon ne veçanti dhe më theks të pasaçëm thekson qe Kosova të gjejë kompromisë për të arrijtur një mareveshje paqeje me Serbinë.

Këtu i dhembë presidentit te Frances Marcon, këtu është nyja qe ai kerkon te zgjidhë. A mos vallë kjo nyje është lidhë ne takimet e mshefta tripaleshe, apo edhe veç e veç te Prseidentit serb Vuçiq dhe atij Shqiptar Edi Ramës, kur ashiqare dihet se vetem Franca dhe Holanda po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nyja qe presidenti i Frances nuk pati zotim për liberalizimin e vizave por kërkon zotim nga Kosova për kompromise në dialogun me Serbin është ajo thembra e Akilit e cila duhet te goditët. Kjo do te thotë më fjalë tjera Kosova duhet te bëjë kompromisë përkitazi me Asociacionin ne kembim te vizave. Po, a shikoni se kjo është lojë e tuxharve tokash ne dem të Kosovës.

Ky është një ogur i zi i Frances lidhur me liberalzimin e vozave te cilin Kosova nuk guxon qe ta përbijë ne asnjë menyrë. Këtu është edhe qellimi i Frances qe sa vite (sigurisht në bashkëpunim me Serbinë), po e pengon liberalizimin e vizave kur dihet se Franca historikisht eshte mike dhe e lidhur me Serbinë, po sikur Kosova ia pa sherrin KVORIT Françez ne bllokimin e Veriut të Kosovës.

Por një gjë duhet te jetë e çartë se askush nga liderët e as kryeministri Kurti nuk ka te drejtë, dhe këtë nuk do ta bëjë kurr, qe te lejon formimin e Asociacionit sipas projektit te Serbisë dhe i nenshkruar nga vazalet e Serbisë Thaçi dhe Mustafa sepse kjo do te thotë humbje e teritorit të Kosovës, shkaterrimin e sovranitetit dhe integritetit teritoria te Kosovës qe sipas kushtetues është i palejushëm dhe konsiderohet si akt me li lartë tradhetije.