KËNDOJ E JEHOJ PËR EPOKËN SHQIPËRIA 2030

0
252
Sali Leka

Poezi nga libri: “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

SALI LEKA

Jam i obliguar me njoftuar e treguar duke kënduar.
I njoftoj tërë njerëzit që në Ballkan banojnë.
Nëse duan me kënduar e jehuar me mua.
A kanë aromë e dëshirë për të jetuar e me u krenuar?
Epo unë me aromë e dëshirë jam vitalizuar e lezetuar!.
Me kënduar për shkëlqimin e epokës, Shqipëria 2030.
Epoka e bardhë triumfatore e sapo filluar.
E sapo nisur e përparuar me lavdi të lartësuar.
Ata që nuk e duan përparimin të kthehen mbrapa.
Të rrëzohen, të pengohen, të nakatosen e të lëngojnë.
Epo unë përparimin e kam dashur e shumë e dua.
Edhe blerimin e shkëlqimin bashkë me shokët e mi.
I kemi dashur që në vitin e muzgut 1980.
Ashtu në errësirë e sketerr kemi vallzuar e kënduar.
Jehonën e aromën e kenarinë unë e kam dash e do ti dua.
Ata që as i kan dash, as i duan të jargosen e të vajtojnë.
Unë nuk kam vajtuar as kur isha në burgjet e sketerrit.
I mbyllur, i mbërthyer në ingranazhet e Enverit.
Edhe në kulisat e shtrembëra të Ramiz beterrit.
Mizori i llahtarshëm i pamëshirshëm i xhenen ferrit.
Kur asnjeri nuk ishte i vërtetë, as kishte të drejtë.
Epo sot jemi në epokën e bardhë: SHQIPËRIA 2030.
Epoka e bardhë aromatike e Edi esberit.
Unë me shokët e mi me betim e krenari.
Epokën eposike triumfatore shembullore.
Do ta zmadhojmë në mbarë trojet Iliro – Arbnore.
Do ta emërojmë Shqipëria Albania 2050.
Do ta zhvillojmë e lartësojmë me jehon e lavdi.
Do ta trashëgojmë me iradin, guxim e dituri e filozofi.
Ata që janë pa iradin, as guxim, as dituri e filozofi.
Asgjë të dobishme nuk bëjnë, asnjë të mirë nuk gëzojnë.
Asgjë njerëzore nuk zhvillojnë, as nuk transformojnë.
Asgjë të mahnitshme vitael nuk lartësojnë.
Asnjë vepër monumentale, madhështore, nuk ndërtojnë.
Iradini, guximi, dituria e filozofia të nektarizojnë.
Nektarizimi e iradini të aftësojnë e vitalizojnë.
Pa aftësi e pa vitalitet, as ka lezet, as kimet.
Lezeti e kimeti janë ndjenja e dëshira të mira paqësore.
Nëse njeriu nuk ka aftësi vitale, sekelldiset, ligështohet.
Dëshirat e mira esenciale i thahen e pakësohen.
Dituria i atrifizohet, guximi i tkurret, i kalbëzohet.
Jehona e krenaria i nakatosen, i shkretohen.
Aroma e vullneti solid jargosen, dobsohen e qelbëzohen.
Edhe kur ka shumë pasuri e zhyt e mbyt lakmia e lukunia mizore.
As bisedojnë me gëzim e harmoni në publik e shtëpi.
As këndojnë e jehojnë në belik me lavdi e mrekulli.
Por grinden, zihen, burra, gra e fëmi me egersi e batërdi.
Aty ku nuk ka dëshira etikë nektarike, iradinike jetike.
Kishte dhe ka marrëzi, egërsi e gjurrulldi tragjike.
Edhe sikur çdo njeri të ketë dy vila me nga shtatë kate.
Edhe dyqind milion tonelata pasuri produkte e zarzavate.
Edhe dyqind miliarda lekë, euro e valutë në dyqind banka.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me 10 fjali prozaike.

1. Unë isha e jam anëtar i devotshëm i partisë socialiste.
2. Edhe do të jem i betuar për të kontribuar.
3. Isha jam e do të jem poet me shumë poezi të mahnitshme.
4. As kisha as kam pasuri të madhe të leverdisshme.
5. Jam shumë më i gëzuar, sesa antarët e 44 partive politike anarshiste, kaotiste.
6. Shumica prej tyre kanë depozituar nëpët bankat e Azisë, Amerikës, Europës e Australisë fonde monetare miliarda monedha kolosale.
7. Por ata as janë fryrë, as ngopur si tutkuni e merhumi në letyrë e mënxyrë.
8. As janë gëzuar e vitalizuar si unë shkrimtari Sali Leka që kam shkruar e shuëmfishuar mijëra e miliona tregime të vërteta të dobishme.
9. Unë akoma më shumë do të gëzohem e vitalizohem, duke shkruar i palodhur, i papërtuar miliona e miliona tregime epoezi brilante jetike.
10. Kurse ata nuk kanë për tu gëzuar edhe kur pasuria e lekët e vjedhura, kanë me i transportuar e depozituar në kontinentin e Antarktigut, në Polin Jugor të botës dhe në Polin e Veriut Oqeani i Ngrirë larg Atllantikut.

TIRANË, QERSHOR 2021