Këndi i diplomacisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa herë që vjen në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Nju Jork) çështja e Kosovës ai shkon atje i veshur në të zeza (sic!).
Ky stil i kostumit të rrobave dhe kravatën në të zeza është si pororsi e shkollës së Nikolla Pashiqit, i cili në analet e historisë më të re të shekullit të kaluar, njihet një nga udhëheqësit e Serbisë me projektin e tij antishqiptar e shfarosës ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.
Në këtë mbledhje të KS të OKB-së, presidenti i Serbisë A.Vuçiq i veshur në të zeza nisi e foli për “historinë serbe të Kosovës”(sic!) me stilin patriotik të gënjshtrës (term i D.Qosiq), për t’i qitur hi syve përfaqësuesve të botës dhe për të fshehur gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për Kosovën.
Kjo që po trumbeton dhe po aktron në KS të OKB-së në Nju Jork, Aleksandër Vuçiq, na kujton kohën kur xhelati kundër popullit shqiptar në Kosovë, Nikolla Pashiqi në Washington, para se të takohej me presidentin amerikan, i zbathi këpucët dhe hyri në kabinetin e tij duke u përkulur në tepihun e kuq: “Shkelqësi, të lutem më shpëtoni Serbinë“(!).
Po në këtë aktrim të diplomacisë serbe, Aleksandër Vuçiq, i veshur në të zeza doli para anëtarëve të KS të OKB-së në Nju Jork me lot krokodili veçsa nuk pati mundësi të thotë: “Më shpëtoni Serbinë përmes Kosovës“(sic!).
Regjimet e Serbisë qysh nga viti 1912-1999 kanë përdorur tërë skenarët e njohur për ne, që të bëjë të pa mundurën të mundur, kur e kur, për tokën e Kosovës si “zemra e Serbisë”(sic!).
Gënjeshtra si ves patriotik (term i D.Qosiq) vdiq bashkë me regjimin nazifashist të Serbisë në vitin 1999, kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë me shtetin serb, i pa pranuar si i veti për shqiptarët në Kosovë(!).
Aleksandër Vuçiq, sa herë të doni veshuni në të zeza, ndonëse populli shqiptar është i veshur në të bardha në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në tokën e tyre etnike…!
Çikago, 19 qershor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]