URATË PËR SHKODRËN

0
211
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

URATË PËR SHKODRËN

Shkodra jonë si dy sytë,
                        s’ka në botë një të dytë.
–  populli

Rozafë qytetit ruaja-o pergamenë,
Gjeografi e histori të mëmëdheut!
Ujërash blu doli e Bukura e Dheut,
Krenari është t’lindish n’këtë vënd!

Qytet rrënjësh të thella në tokë, e
Nën këmbë derdhen ujëra-çeliku,
Duar të shpresës ia behën miku;
Kalaja unikate e vetmja në botë…

E tej blerimit tënd i kullosja sytë, e
Njëmijë zemra t’i fal Malësia e Madhe,
Rrugën e gjeta veten’Cukal e luadhe,
Bun’e Drin t’i ngjallin tërë bukuritë…

Taraboshi Sfingë mbi dhè do mbesë,
Shkodërlocja me ballin e diellnuar, me
Dallëndysh’e zogj s’ndalen cicēruar –
Shkodra bekuar! – E vetmja shpresë!

‘Të kisha lindur (oh) në këtë qytet’[1]
Shkëmbinjësh do jem banor i grishtë!
Të rritem ujërash me barin e brishtë;
Poetët e ndjerë t’i ftoj t’këndojnë vet’!

Shkodra e blertë yll – dëgjo si troket!
Kumbonare e minare kanë hapësirë.
Agimet e bardha t’presin paq’e mirë,
Nëna Dhemetër – lulet sythash iu qet.

Në vargje të këngës s’jam i furishëm!
Ardhësit pas teje ia mbathën t’dëbuar.
Nga kushtrimi ikën tejet t’llahtaruar, si
Gjakpirësa mbetën krejt të habitshëm!

Në faqet e shekujve na vjen një fjalë:
– Para zjarrit dhe ujit kurrë s’u nguta!
Ushtarëve ilirianë iu printe Teuta, dhe
Romakë pushtues n’hov për t’i ndalë!

Urata për Shkodrën gjendet dhe vetë,
Rapsodi n’këngë – pse tha sa mizore,
E vogël u duke – ç’e madhe na dolle!
Mbretëresha din si kujdeset vërtetë!..

E premte, 18 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

[1] Vargu është nga titulli i një vjershe të poetit Enver Gjerqeku (1928-2008).


VETËM BLERIMI MË DEHU

Blerimi e ka gjakun në këtë mënyrë,
Kështu më blerohet n’dioprinë time,
Blerimi kur drenushohet në gufime
Buisja e blerimit nuk ndërron ngjyrë!

Ardhja e blerimit pa lodra ë’ kasnec,
Me guxim iu them pa blerim s’jetohet!
Pa blerime pranvera nuk pranverohet;
Prite Zot, vargu im mos qoftë memec.

Për blerimin përgjërohem me uratë, e
Currilat e blerimit si vërejtëm përfare,
Blerimi na vjen në prag dhe në dritare,
Lumi blerimit ditën na bën më t’gjatë!

Çudi vetëm blerimi sa keq m’dehu, me
Lundër të blertë e mësyej monopatin,
Bukurisë s’blerimit ia marrë dhe patin!
Larg prej blerimit këngës i vjenë jehu.

Blerimi e ka të blertë n’zemër orën,si
Shpjegohet kjo le ta – thotë, pra, dija.
Flora ruan ngjyrërat larg nga alkimia,
Pas njëqind vjet blerimit i puth’dorën.

E enjte, 17 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire