Intervistë e gjatë me shkrimtarin Flori Bruqi nё Kosovё
Nga Zef Pergega
Atë që nuk e bëri shteti e bëri njeriu, Flori Bruqi, Konti i kulturës dhe letrave shqipe. Leksikoni pikë së pari është një leksion për Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Flori Bruqi u ka ngritur njerëzve një permendore të derdhur ne shkronja, i ka vlerësuar në motivin më të lartë që kurrë nuk do ta përjetonin nga shteti, të cilit i shërbyen me devocion, ashtu siç bënë çdo gjë për kombin e tyre. Gjëja më e keqe dhe e rëndomtë tek shqiptari është mungesa e kujtesës dhe e ndërimit, që prej tyre vjen bashkimi, ndërsa ato i mbajnë sytë e lumturohen në gardhin e lartë të ndarjes mes nesh, që po me paratë e popullit ndërton muret e ndarjes.
Flori Bruqi është një etalon i paparë, një shpirt i madh që nuk kërkon lavd. Një njeri që çdo ditë e vë një gurë të latuar në këndin e kulturës kombëtare. Ai i ka dhënë një frymë të re Akademisë së shkencave dhe arteve në Nev-York. Flori Bruqi është një tra i fortë dhe i rreshkur si guri i xeherorit, me anë te të cilit mbahet kulmi i kulturës që të mos shembet. Ai ecën me vuajtjen dhe heroizmin e popullit të vet, pa kërkuar merita dhe pa u dukur. Qetë ecin para, parmenda u shkon mbrapa, e më pas plisi mbulon dheun që të mbijë fara. Kështu mund ta përkufizoj kontributin e Flori Bruqit në këto rreshta spontane siç m’i tha shpirti e siç m’i tha fjala.
Kam qenë në promovimin e librit të akademik z. Fylli dhe e pashë respektin që kishin njerëzit më të lartë të kulturës në Kosovë për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues, shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani, është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i mbush me lulet e Blinit.
Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare, ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë. Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e letrave shqipe… jehonë që merr me vete njeriun e mirë…
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, në një mënyrë ose tjetër, me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane, ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike.
[ Shkarkoni intervistën e plotë me shkrimtarin dhe akademikun Flori Bruqi ]