URIMI I BLINKENIT PËR EDIN ESBERI ALEMIT

0
163
Sali Leka

Poezi nga libri: “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

SALI LEKA

Përpara se me kënduar poezinë lirike, jetike, metaforike, po shkruaj tri fjali prozaike. Janë shtuar njerëzit me pasuri e katandi të shumëfishuar, por kanë paksuar diturinë speciale dhe aftësinë vitale.

Kanë shkretuar e bitisur ndjenjat e dëshirat e mira për arom e poezi, jehon e krenari.

Janë shtuar zuzarët, shtrembalarët, brutalët, vulgarët, injorantët, naivët, merhumët e tutkunët, pa dituri e pa aftësi dhe aromën e shijshme, poezinë e mahnitshme, jehonën e dobishme dhe krenarinë e lavdishme, nuk i duan, por i urrejnë me egërsi, ligësi e sekelldi neveritëse deri në shpirt e zemër.

Unë tani bashkë me shokët e mi që po gëzojmë e jehojmë.
Po fillojmë, nisim e këndojmë poezinë e mahnitshme.
Anton Blinkeni Edi Ramën e uroi.
Zgjedhjet parlamentare i aprovoi.
E uroi Edin me tetë fjali prozaike ritmike.
Edhe unë të uroj ty Antoni Blinken.
Do të falenderoj me betim admirim e krenari.
Tetë fjalitë e tua i këndoj me poezi eposike.
Unë poeti i vitalizuar, i plotësuar me aftësi e dituri.
Unë socialisti i papërtuar për drejtësi e mrekulli.
Ngjitem shpejt në Dajt, Korab, Tarabosh e Shkelzen.
Unë specialisti i palodhur me kontribut për demokraci.
Edhe për kulturë e letërsi bashkë me shokët e mi.
Ju falenderojmë i nderuar Antoni Blinken.
Për tetë fjalitë e tua të vërteta faktike.
Neve do të këndojmë tetëqind, poezi jetike metaforike.
Unë shkrimtari me ndjenja e dëshira biologjike nektarike.
I mbushur me shumë libra të dobishme ilminike.
Me vite e dekada inkuadruar për mirsinë paqsore.
Tetë fjalitë e tua Blinken të pastra jetsore.
Mua shumë më kanë mahnitur e surprizuar.
Ato janë e do të jenë me vlerë të madhe për harmoninë njerëzore.
Tetë fjalitë e tua, janë të çmuara shembullore.
Edhe do të jenë të pranishme në dy hemisferat botërore.
Epo unë kam dash e dua shumë poezinë.
Unë shkruaj natën e këndoj edhe në gjumë.
Të vërtetën e të drejtën i dua shum e shumë.
I kam dashur edhe në kohën e muzgut skëterrit.
Shekulli njëzet me tmerr, llahtar e ibret.
E tani jemi në epokën e Edi azgan esberit.
Ishte, është e do të jetë human me kijafet e kimet.
Unë do të këndoj pandalim me iradin e lezet.
E vërteta e drejta shkëlqejnë e gëzojnë njerëzinë…
Te dyja bashkë forcojn e konsolidojnë demokracinë.
Jehojnë e lartësojnë mrekullinë e drejtësinë.
Pa folur e shkruar të vërtetën nuk ka drejtësi.
As, jehonë e shkëlqim, as mrekulli e demokraci
Tetë fjalitë e tua o i  miri, i drejti Anton Blinken.
Që i sanksionove, i ligjërove në Shtëpinë e Bardhë.
E në departamentin e shtetit në Washington.
Janë të vërteta e të drejta të pamohueshme.
Unë sot nuk do ti shkruaj me rradhë.
Ashtu si janë e si kanë ardhë.
Por do të citoj dy fjali o miku ynë Anton Blinken.
O dashamirësi vigan i kombit Shënkonstandinit.
Autokton në dy anët e Vjosës e të Drinit.
Me krahina pjellore klimatike të mrekullueshme.
Jam i obliguar me cituar fjalinë e parë.
E Anton Blinkenit i larti vizionarë e bujarë.
I nderuar z. kryeministër Edi Rama.:
“Urime për ju dhe partinë tuaj, për suksesin tuaj elektoral”.

FJALITË E TUA ANTON BLINKEN UN I KTHEJ NË POEZI.
I KËNDOJ ME ADMIRIM E JEHOJ ME KRENARI.
DUKE TË URUAR TY LAVDI E MREKULLI.
NUK LODHEM ME TË FALENDERUAR TY PËRSËRI.
AS KAM ME U LODHUR TANI ME LIRI E DEMOKRACI.
JAM E DO TË JEM I DEVOTSHËM E I GATSHËM PËR DREJTËSI.
ISHA E JAM ME KONTRIBUT TË ÇMUAR PËR ART KULTURË E LETERSI.

Fjalia e dytë e URIMIT:

“Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë, si kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen si edhe tregtinë dhe investimet”.

E unë duke lexuar fjalitë e tua o miku i fortë Anton Blinken.
Mu kujtua miku i madh Amerikan Ëillson.
President në dekadën e dytë shekulli njëzet.
E ka mbrojtur popullin shqiptar në çdo situatë.
Nga çdo rrezik, katastrofë, ibret e mysibet.
Tani jemi në vitin 2021, viti i parë i dekadës së dytë.
Ashtu si përpara njëqind viteve që kaluan.
Amerika është e do të jetë fortifikate.
Për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrebesh e stuhi.
Populli shqiptarë me dëshirë e vullnet.
Nga Amerika mike e pamposhtur i mban sytë.
Nga Amerika e ka shpresën, zemrën e shpirtin.
Për Amerikën, nderimin e besimin, nuk e shuan.
As nuk e dobson nëpër rrëmuja, trazira e batërdi.
Me Amerikën shembullore, ashtu si  me ZOTIN E KRISHTIN.
Ishim, jemi e do të jemi deri në përjetësi.
Neve bijtë e bijat e Shqipërisë Iliro – Arbnore.
Neve pasardhësit e trashëgimtarët e Albanisë Hyjnore.
Urimi i Anton Blinkenit, për Edin human ylberik.
Është e do të jetë me lavdi epike e përmasa mbarëkombëtare.
Ky urim etik sublim, mua më ka forcuar si vigan kreshnik.
Edhe më ka lartësuar në Gadishullin Ballkanik.
Unë poeti i lindur në Shëngjergjin autokton Shënkostandinik.
I rritur fisnik sakllam e me vizion aderik teuratik.
I burrëruar sojnik, i kulturuar ilminik e iradinik.
Tani jam shembull e symbol në universin galaktik.
Dal ballhapur në kontinentin e madh Aziatik.
Në Birman e Nepal do të shkoj të vallëzoj.
Në malin Everest do të këndoj e jehoj.
Në Tibet, Filipine e Taivan do të predikoj.
Edhe Kinen e Japoninë me obligim do ti njoftoj.
Anton Blinkenin e kam e do ta kem mik besnik.
Bashkë me Bidenin presidenti i admiruar filozofik.
Edhe me Palmerin lundertari mbi Oqeanin Atlantik.
Fitimtari historik në çdo muzg e rrezik.
Mu kushtrim e theksoj e përsëris.
Edhe Korenë, Singaporin e Vietnamin do ti sajdis.
Në Hong Kong, Tailandë e Australi do të gjesdis.
Duke kënduar e vallzuar eci, vrapoj e shetis.
Madje edhe shkruaj kur udhëtoj nëpër kodra e male.
Edhe kur parakaloj nëpër qytete komode speciale.
Unë kam shkruar tregime objektive faktike origjinale.
As kam shkruar ilustrime rrakitike artificiale.
As trumbetime kaotike, për grumbullime rrangalle.
Me britma e ulurima, për trazira havale.
Unë i kam paralajmëruar: Mosni, mos bëni gjurulldi.
Ata nuk kanë dëgjuar e vetë janë gremis.
Janë tromaksur e lëkundur me siklet e sekelldi.
E ashtu pa kudret e palezet kanë me u bitis.
Unë isha e jam me vullnet, me dëshir e arom i stolis.
Me jehon e vitalitet jam i mbush i pajis.
Do ti paralajmëroj përsëri me belik e mexhlis.
Me këng e poezi në publik po filloj e ja nis.
Mos u gënjeni, nga derdimeni, merhumi e sejmeni.
Që jargosen e thonë: “Saliu poezitë i ka mbaruar.
Tregimet i ka paksuar, kujtimet i ka harruar”.
Edhe unë këtyre gënjeshtarëve të kalbëzuar.
Edhe zuzarëve e tutkunëve të llumzhuar.
U them e do tu them i apasionuar.
Juve gënjeshtarë e zuzarë ishit e jeni më të qelbëzuar.
Sesa mizorët, sharlatanët e maskarejt e gangrenizuar.
As keni ditur si janë e ku janë Zeuzeni, Eufrati, Erzeni.
As dini, as mësoni si ishin e si janë Edeni e Alemi.
As keni me ditur, as me kuptuar asnjëherë.
Kush janë Palmeri, Blinkeni, Rusvelti e Bideni.
Juve zuzarë të tharë ishit e jeni njerëz pa vlerë.
Edhe juve gënjështarë që flisni shpifje nëpër televizione.
Edhe juve letrarë që shkruani procka nëpër portale.
Edhe brockulla nofka brutale vulgare e banale.
Juve shtrembalarë ishit e jeni pa dëshira esenciale.
Unë isha e jam me dëshira aromatike substanciale.
Edhe do të jem me gusto e ndjenja potenciale.
Do të këndoj 2500 poezi për lavdinë e epokës triumfatore.
Epoka kushtrimtare e fitimtare e Shqipërisë Iliro Arbnore.
Ka filluar e mbrojtur e garantuar Amerika madhështore.
Me Amerikën unë parakaloj krenar edhe përtej Ballkanit.
Me Amerikën jehoj vital vizionar deri matanë Taivanit.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv me dy fjali prozaike.

Poezitë e mia shumë të dobishme i botojnë në gazeta artistike letrare eposike ata gazetarë e redaktorë, që ishin janë e do të jenë djem e burra kreshnikë guximtarë dhe vital vizionarë krenarë.

Poezitë e mia brilante të mahnitshme i këndojnë ata intelektualë të kulturuar shembullorë që ishin, janë e do të jenë fisnikë të admiruar jetësorë dhe eposikë të lartësuar puro etnikë, autokton Iliro-Arbnorë.

TIRANAË, QERSHOR 2021