Liturgjia në kishën serbe në Prishtinë dhe fotografia e flamurit serb në Koshare

0
231
Kisha serbe në Prishtinë - Koshare

Gjergj Bajram Kabashi

Liturgjia dhe fotografia e flamurit serb në Koshare – A ishin këto provokime të Serbisë para dialogut në Bruksel ? Ky është titulli i Gazetaexpress.

Personalisht nuk jam në dijeni (më mungojnë faktet) që ta dij se a ishte vënë flamuri i shtetit të Serbisë në “Kullën e Vrojtimit” të Koshares, por nëse vërtetë serbët kanë arritur ta vendosin atë flamur (që për Shqiptarët simbolizon krimin, gjakderdhjen, vrasjet e shpërnguljet e pafundme në sëpaku 200 vitet e fundit nga ana e Serbisë), atëhere ne kemi mbaruar si popull, pasi që ende nuk arrijmë të kuptojmë, nuk mbledhim mend dhe nuk duam me ia ditë kuptimin shumëdimensional që e ka Kufini.

Krejt atë që e bëri Serbia historikisht ndaj nesh në dy shekujt e fundit e ka kuptimin: Kufi, Kufi, Kufi tjetër me Shqiptarët, “arnautët” apo Muslimanët sikurse që pati e ka dëshirë t’i quaj!

Çubrillovi e ka kryer deri diku misionin e vet me SANU, tashmë për ta punon apo fle (siç deshtën ata!) “arnauti”.

Nëse është e vërtetë që agjenturat serbe përmes “pelegrinazheve” të tyre në “Kosmet” kanë arritur ta vënë flamurin gjakatar serb në vendin ku kanë kryer gjenocid në Kososhare, atëhere “ti” mbarë botës i tregon që je “arnaut”, mbeturinë mendore turkoshake e nuk je Shqiptar!

Druaj që është vonë t’i thuhet Shqiptarit Ruaje Kufinin (në plotkuptimin e fjalës Kufi), pasi gjumi ynë tashmë është proverbial. Eshtë gjumë vdektar, gjumi i të dekunit për së gjalli.

Si gazetar i gazetës Rilindja qyshkur e ngritën dhunshëm Kishën e Sllobodan Milosheviçit në oborrin e UP-së, duke i grabitur dhunshëm uinversitetit mbi 4 hektarë të hapësirës që i takon si pronë, pata shkruar për atë kishë politike Anti-Shqiptare. Krejt Antia-Shqiptare siç vazhdojnë të jenë xhamitë e panumërta politike, që na i meremetoj e vazhdon t’i ndërtojë neoosmanizmi panturk me panaarabizmin dhe panislamizmin.

Nuk ke popull tjetër në botë që shtetet dhe kombet e tjera, historikisht armiqësore, që t’ia ndërtojnë (ngulisin) në vendin e tij.

“Ti je popull pa të kaluar e histori”, sepse ashtu veproi (u pajtua) me objektet “historike” të kultit, sikurse na i mbollën e po na i mbjellin neve “si në arat e tyre!”.

Pastaj ndodhë ajo që i ndodhë të verbëtit, apo më mirë të thuhet të vetverbumit: shndërrohesh në një qenje të ndërlikuar, që nuk din askush me të ra në fije, nuk e kupton se çka po thua e për çka po përpiqesh.

Liturgjia serbomadhe në një vend, që ende kullon gjak nga plagët e shkaktuara nga projektet e SANU e të Kishës Ortodokse Serbe, është dëshmia më e mirë e vdekjes sonë mendore.

Përderisa Shqiptarja/Shqiptari nuk ia din rëndësinë Kufinit, ditë të mira nuk priten për atë popull.

Kufinit në pjesën veriore të vendit, në Merdare dhe kahdo që provokon Serbia për synimet e saja serbomëdha.

Të detyrohesh të flasësh për “kufinin” e caktuar nga politika dhe kisha gjakatare serbomadhe, që e ka vendosur dikur edhe në zemrën e UP-së, apo aq më keq në Koshare, tregon se “pykat” e njohura serbe po ndjellin gjakderdhje sërish.

Ne duem vetëm paqe, por për ta ruajtur, mbrojtur dhe mirëmbajtur atë, duhet një popull i vëmendshëm e syhapur, populli i zgjuar Shqiptar, që ia din kuptimin Kufinit.