Christian Eriksen pas kolapsit: ‘Faleminderit, nuk dorëzohem’

0
182
Goditja në zemër e Eriksen

Shokët e skuadrës së Christian Eriksens krijuan një rreth ndaj tij, ndërsa ai po merrte trajtim në fushë të shtunën. Foto: Mads Claus Rasmussen

MARIA CHRISTINE MADSEN, BT.dkpërktheu Arben Çokaj

Faleminderit, nuk po dorëzohem“.

Kështu tingëllon në një deklaratë nga futbollisti Christian Eriksen, pasi ai ra në fushë të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e Kampionatit Evropian, kundër Finlandës me një arrest kardiak.

Kjo është deklaruar nga gazetari italian Fabrizio Romano sipas Dagbladet në Twitter, ku ai i referohet një deklarate që ylli 29-vjeçar i futbollit danez ka bërë përmes menaxherit të tij për gazetën sportive italiane Gazetta dello Sport:

Tani ndihem më mirë – por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur“, tingëllon Christian Eriksen:

Unë dua t’u them faleminderit të gjithëve, për atë që keni bërë për mua.

Agjenti i Eriksen Martin Schoots gjithashtu i thotë gazetës italiane se ai kishte një bisedë me danezin të Dielën në mëngjes, ku Eriksen bëri shaka dhe bëri sikur ishte mirë.

Schoots gjithashtu thotë se Eriksen është duke pritur të gëzojë për ekipin kombëtar në ndeshjen e së enjtes kundër Belgjikës.

Christian Eriksen ra në fushë në ndeshjen e Kampionatit Evropian kundër Finlandës të shtunën në mbrëmje dhe mori një masazh zemre në fushë, para se të largohej me një ambulancë.

Të Dielën, mjeku i ekipit kombëtar, Morten Boesen, tha se kishte një arrest kardiak dhe se ndihma e parë shpëtuese e jetës duhet të sigurohej në fushë.

Sipas mjekut, Eriksen u ringjall me një goditje me defibrilator, dhe sot gjendja e tij është e qëndrueshme dhe është në gjendje të mirë shpirtërore.

Eriksen është ende i shtruar në spital në Rigshospitalet për vëzhgim të mëtejshëm.

Ende nuk ka asnjë shpjegim pse Christian Eriksen ra në fushë në ndeshjen e Kampionatit Evropian të Shtunën.

Kjo është një nga arsyet që ai është akoma në spital. Është për të zbuluar se çfarë ka ndodhur,” – tha Boesen në një konferencë shtypi të Dielën.