Shelgu deri te Ngatërrestarët – poezi nga Mustafa Spahiu

0
166
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

SHELGU

Brishtësi shelgu – stoik në stuhi,
Brigjeve t’lumit përkim – blertë –
Mesnatën e copëton më t’errtë;
Nën simbolin e pelerinës je gri!

Të ngulisin ashtu gjysmë t’tharë,
Çdo stinë pa droje fortë i duron!
Ti dru pa ujë kurrë nuk mbijeton;
Rrënjët i shtrinë sa gjatë i zvarë.

Si shpëton mallkimit të lajthisë,
Malet s’të ngashënjejnë prore!
Gjethet verdhë- lpê vjeshtore;
Rri larg derës s’zdrukthëtarisë!

Shelg të rritë durimi e qëndresa,
Hapekrahësh ç’na pret përherë!
Specie e parë na uron pranverë,
Bulëzat e mbushura me shpresa.

Shelgjet rradhitur – njëshkolonë,
Kur pyllzohen bëhen shelgjishtë!
Nojmash kanë lidhje me plepishtë,
Kanë miqësi n’Anamoravën tonë.

E mërkurë, 9/10 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

GUR NË ZEMËR

Marr nje gur e fus mu në zemër,
Mbyll plagën – mbetëm i gjallë.
Një rrudhë stine e fshij në ballë;
N’gjarpër shkeli e sosi thembër.

Qafa e tjetrit – gjirafë nis zgjatet,
Më shohin s’jetohet dot pa dritë.
Malet hapen – gjuhëflake rritë, e
Bari i shkrumuar as nis të matet!

Gur në zemër – dielli n’kraharor,
E shigjetoj – agonin’e mnerrshme!
S’qenka mbyll plaga e vrerëshme;
Lisat dhe zdapat i mbajë në dorë.

Etjet e zemrës akoma s’janë shuar!
Dollinë e kemi – zakonin e moçëm.
Prej qepallash dushmanin shkoçëm
Me flamur gjaku në kaltri i praruar!

Gur në zemër rrufesh duke pritur,
Shekujt kurrë s’na gjejnë të fjetur!
Plisi i ngjeshur s’ka për t’u tretur,e
Lumë me dallgë trashëgim i rritur.

E enjte, 10/11 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

SE DUA KËNGËN PA MELODI

Drapëri, kosa, shati kanë melodi,
Me kaq afshe shpirti i përqafon…
Dlirësi Naimiane krua m’ting’llon;
‘I valle fshati ta marr për mrekulli.

Eshkë mbi strall ndizem vetëtim,’
Jehe fyelli m’joshin – jam pllugar.
Shoshës vë drith – poeti fshatar –
Një llavë malli-zjarr digjem shqim.

Më nxisin ëndjet nisem për pazar,
Hejbet me vargje kasabaja m’pret.
Secili njeri shtrëngon hallin e vet;
Vetëm buzëqeshje ngarkoj si barr!

Ia beh frymëzimi – zëri ç’më vjen,
Rruga ylber bashkë me mua fugon,
Dëgjoi mikun vargjet m’i deklamon;
Për Asdren, Çajup,Fishtë m’rrëfen.

Jo, s’e dua këngën time pa melodi!
Vijës’ujit më magjeps një plim pata.
Ku je, o bir, më qortojnë disa plaka;
Këndo shtruar-o na rino në pleqëri!

E enjte, 10 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

PËRSËRI NË GARË

Këmbaduarsh dal përtej ushtimës,
Lumin e thellë e lash në thellësi,se
Notin e zotëroj në garash përsëri
Prej bregu i hakërrohem vetëtimës.

Lëvizin këmbët zjarresh si më parë,
S’gjejë adresë ç’më gjetë mua t’ziun!
Vrimës s’një fyelli e ngashërej shiun;
M’duartrokasin përsëri jam në garë.

Zemrën e shikoj n’një tjetër pasqyrë,
Vargjet kryeneqe ç’po flasin përsëri,
Me gjarprin e harrimit tojë n’shoqëri;
Po dridhem i tëri enigmën – detyrë!

I kam zgjuar të gjithë ëndërrimtarët,
Pa tharmën e treguar orën nga fillimi.
Garë të mbarë i njejtë’shtë shtegtimi;
Si duket triumfon harresa pa t’parët!

E premte, 11 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

NGATËRRESTARËT

Fillimisht po e them një të vërtetë,
Dot s’këlthasin është gjëja e parë;
Vazhdimisht gjejnë ngatërrestarë
Janë me daulle dhe me trompetë.

Preminë e ndajnë kaq rregullisht,
Me xhambazllëqe janë të mësuar,
Fjalë hudhin sa për t’u ngatërruar
Dhe çakërlaskën e lënë pa bisht!

Në çdo udhëkryqe t’ngatërrojnë,
Në dilemë do binte bile Shekspiri,
S’do dinte kush qe djalli dhe i biri;
Ngatërrestarët do të protestojnë

Për role kanë të njëjtat iluzione,të
Gjithë mendje fare nuk ndryshojnë!
Si buaj të Krushës tok të aktrojnë…
Gardarrobë cirku me kombinezone.

N’atë vend ku më sëpakut pritet,
Lumit rrjedhën duke ia turbulluar!
Grindavec me veten t’ngatërruar,
Secili pas dosjes së vet ngrafitet!

Jetojnë me polipe thellë në kokë,
Si agërshak e kanë ziosh incizimi!
Duan hartë zemre – radiografimi!
Pa numër këpucësh ecin në tokë!

E shtunë, 12 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire