UJI FLEN – HASMI ENDE NUK FLEN

0
150
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që, Unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si “përralla” fantastike. Luftë me kulçedra e drangonj. Xhinde. Mos them, edhe: me Nusen me pashterkë të kuqe. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit përpara shtëpisë, rrëzë Ҫuke. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kulçedra e Lugatin e Koçeve. Kutadi Unë, sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë: Edhe, ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike – hoistorike: kur, thoshte: Uji flen – hasmi ende nuk flen.

Dëshmi, që sot e kemi kishën ortodokse serbe, përmendoren e dhunshme të Millosheviqit në oborrin e Universitetit Prishtinëns, dikur në gjendje lufte pushtimi, sot në gjendje paqeje. Këpurdhë helmuese pa leje ndërtimi në mes të Prishtinës. Kishë, ortodokse serbe, që dërgoi disa klerik – popa me mjekra të zeza të cilët ilegalisht hynë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në emër të gjoja lutjeve fetare në kishën e ndërtuar brenda kompleksit shkollor të UP -së gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga regjimi fashizoid i kriminelit S. Millosheviç, një objekt ky krejtësisht jo funksional në aspektin fetar. E them me bindje të plotë, se kushdo që nga analistët, intelektualët dhe politikanët shqiptar e konsideron ndryshe aktin e tyre të para tri ditëve në Prishtinë, përveçse agresion të hapur të Serbisë ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, në emër të fesë si kamuflazh para syve të botës.

Interesante, Sot sesa parashikuese: përveç rrëfimeve historike, edhe ajo e Familjes Xha Deralla. Rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit madh me flakë, dromaxhakut me kokë gjarpëri, pranë oxhakut të shtëpisë. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në shtëpi.

Edhe, ishin ato kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur xhindet nateditë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e majë lisave të Livadhit rrëzë Ҫuke, në mëngjes më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e hetonin grabitjen time nga mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave, dhe pasi bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë drita më kthenin në mesin tyre, në shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nanës dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë, më përgjigjeshin: me siguri ke parë ndonjë ëndërr.

Shkak, ky: Që, Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se: Djalin e kanë pushtuar xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu mistik në Tyrbe te Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku, patjetër t’i fryej në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali (nuskë). Megjithatë, ende nuk mund të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, Unë nuk do të sëmurem keq, flas jerm vetmevete në gjumë, dhe rrokem fytas me Xhindet e Nuses me pashterkë të kuqe. Edhe, Ditën e Nesërme: pasmesnate si fëmij dyvjeçar më përcollën në spital për shërim mjeksor. Interasnat, mu si në Ditën e Sotshme nëpër shkrimet e mia publicistike mes librave.

Tek atëherë, Nana dhe Babai më sjellin për shërim në spitalin e Shkupit. Spital, në të cilin Unë me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet për shërim rehabilitimi, në këtë Qytet historik të Kryengritësve shqiptar. Stërgjygjërit tim, Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut të djathtë të Dervish Carës. Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo kohë e atyre dy viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.

Nana, shpeshëherë ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante, që sot ka të bëjë edhe me Ligjin e gjuhës shqipe, si krahasim rasti: “Vëllezërit”, kur nuk e pranojnë si gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me pankarta dhe parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën, kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike historike të asaj kohe: Biro, unë nuk e dija gjuhën “maqedonase” dhe nuk mund të komunikoja me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e arrija t’u përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije u përgjigjesha me atë robërinë asimiluse të Perandorisë osmane, se: jam, turçelinkë. Ato, ma sillnin një turkeshë, dhe unë përsëri nuk mund të merresha vesh as me atë turkeshën, “motër”?!

Ditën e nesërme, ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e njëra-tjetrës në këtë shtet të “përbashkët”. Pak më vonë, ma sollën edhe një bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje. Pak kohë, pas agimit ma sollën e dhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një xhypkë (rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e nënës, asnjë fjalë goje.

Falë Zotit, pas një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është ajo një grua shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm vesh, personelin mjeksor të spitalit të Shkupit.

Plot pas dy viteve qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim se, Unë autori i këtij shkrimi për Nesër, jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi “ilaçe” për këtë sëmundje. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër mjeksor shërimi.

Nana dhe Babai, më nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më shpien tek Dervish Nurja, Përtejzalli. Plaku mistik me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një hajmali përqafe.

Hajmali, të cilën Unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humb gjatë studimeve, në Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e “Bozhurit”. Hajmali, të cilën vite më vonë do ta varë përafe së bashku me një hajmali tjetër të argjendtë, shqiponjën dykrenare në Strugë. Motra, të cilat do të ma shpëtojnë jetën mua si shkrimtar, në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike në Netët e Poezisë Korçare. Dhe, Ringjalljes në Korçë (2000). Paralajmërim i Lufës guerile në IRJ të Maqedonisë (2001).

Edhe, pas një aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej në përrua në “Qafë – Thanë” (Shqipëri, 2007). Vite krize politike që ndodhin në IRJ të Maqedonidsë. Fatkeqësia tjetër e komunikacionit, duke u ngjitur me “xhip” Korando maleve të “Bukoçit” mes Gostivarit dhe Kërçovës (2017). Dhe, siç duket në këto anë Shqiptare, nuk kishte fuqi më ajo hajmali mistike e Dervish Nures – Përtejzalli, ose Tri Zanave të Maleve Kreshnike të Baba Tomorrit. Ndoshta, ku ta di Unë: në Shkup, këtë Kryeqytet Shqiptar më morën në dorë përsëri xhinde të tjerë dhe dervishë mistik në Tyrbe, për Ndryshime Politike Shqiptare.

Historitë e këtij rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e tia shëndetsore si fëmij, në Katund. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri motrave, i cili si fëmijë ka pi gji (tambël) tek Familja Xha Deralla. Kryeplaku, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa, Nastradin Hoxha është satirist i krijuar nga populli si “autor” i anegdotave, Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anegdotave dhe satirave shqiptare, ku ka jetuar 102 vjet, në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Kryeplaku shakaxhi, që në Ditën e Sotshme e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.

Im Vëlla, Ramë Çeliku ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derlallën, dikur në pleqëri e mbylli edhe me çelës në odë Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë “marrëzira” antiserbe. Tallet me xhandarët e serbit dhe kalimtarët e rastit që kalonin nëpër Cërvicë. Vite me radhë, frikë kishte të kalojë njeri nëpër Cërvicë, se: do të haste tek “Ureja” me Xha Derallën përpara Portës të Xha Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas Çuke në tjetër Katund. Ashtu siç i nxorri retë e veta një ditë dimri me borë, stuhi dhe acar për të pare një “ditë të bardhë”. Ose, lodraxhinjt që ishin nisur për në dasëm Përtejzalli, livadheve të “Kacës” duke i dalldisur e hedhur vallen me shami mbi kokë me lodra e cingana për Dasmën e Madhe Shqiptare, gjoja se bëhej në Katundin Cërvicë.

Probleme bënte edhe me xhandarët e serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i katundit. I shëtiti gjithë natën rretherrotull nëpër Katund të njëtës rruge rreth xhamisë, e pak para agimit i solli tek porta e Plakut të Katundit. E, kur xhandarët e serbit i thanë Plakut të Katundit, se: po, katund i madh kishte qenë Cërvica?! Plaku i Katundit u përgjigjë: Po, është Katund i madh. Po, juve kush u solli deri te porta ime e shtëpisë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i katundit, qeshi: Ai ka qenë Xha Deralla.

:Katundarët e fshatit kojshi Kolibare, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët për luftë me cërvicasit, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës, Xha Deralla, qe ai: që, e zgjidhi problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave kojshi, duke i “mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e fushës. Një ditë, u tha haptas katundarëve të tij (cërvicasëve) me armët gati në brez për luftë e shytërit krahëve: mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë u mora vesh me Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historik: tre muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj dimër, ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.

Katundarët, përpak desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi. Shytërit nga krahu. Struket, hudhin në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në përrua. Magjithatë, pas një zënke burrërore shakashë, më në fund u pajtuan me këtë “marrëveshje” të Xha Derallës. Vështirë e kishe t’i dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak dinak të urtë shqiptar.

Unë isha ai postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën ose darkën në shtëpi për familjen, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një shkop thane të gjatë me dy rremba në majë, përditë përmes hekurave të dritares në katin e dytë të shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë patriotike – historike nga dritarja me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli,
Na e ka ble çaj Moskovi zi,
Na e ka ble, aman-aman,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

Kutadi, Unë?! Ndoshta ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën nëpër damarë si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin nëpër shekuj e ka mbajtur gjallë, në Perandorinë osmane dhe bazhibozuke turko-serbe, në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri, e kanë shkelur me këmbë e topa. Sot, i delë zot, pasardhësi i Xha Derallës. Truri shpirtëror i popullit shqiptar me Penë.

Frikë kam sot, se: edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më mbyllin në dhomë (burg) me çelës. Arsye, që të mos shkruaj “marrëzira” nëpër libra. Përjashtimi: mua nuk do të ketë kush të më sjelli bukë nëpër dritare.

Vetëm, mos e harroni ta mbyllni edhe një rrugë (dhiare) mbi çati, Qiellore: Oxhakun. Unë jam Kaçak Mali, gjak që hyj e dal, kur të më teket edhe për oxhaku…