Demë Mulliqi: falsifikim i qëllimtë i Izet Musës, në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” të Pejës

0
256
Demë Mulliqi

DEMË MULLIQI

R E A G I M

Me plot të drejtë reagoj lidhur më falsifikimin e qëllimtë të Izet Musës, në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” të Pejës. Në këtë monografi ky autor (Izet Musa), përjashtimin tim nga shkolla pa asnjë dëshmi për shkak të demostratave të 19 nëntorit të vitit 1968 e cekë: “Demë Mulliqi është përjashtuar nga shkolla për shkak që nuk ka lajmëruar për organizimin e demostratave”.

Ky autor gënjeshtar e qëllim keq dëshmohet së nuk ka shfrytëzuar fare literature, e as dokumentacion valid kur pohon një të vërtetë të tillë. Shihet çartë se nuk ka shfrytëzuar të dhëna nga dy vëllimet e përmbledhjës së kumtesave të Konferencës Shkencore të 40 vjetorit të demostratave të vitit 68, as veprën e Selatin Novosellës, as shkrimet në gazeta të Dr. Zymer Nezirit dhe autoreve tjerë, dhe asgjë tjetër në dhjeta shkrime në shtypin e Kosovës, ku dhjetra herë ceket së Demë Mulliqi është përjashtuar për shkak të ngritjës së flamurit kombëtar mbi kioskun e gazetës te atëhershme “Borba”, dhe së është përjashtuar për shkak së ka qenë bartësi i parë i flamurit në ballë të demostruesve.

Veprimi i tij i tillë është produkt i karakterit të dobët si njeri, dhe si kolegë që kemi punuar disa vite në të njejtin institucion arsimor. Tek e fundit nuk më befason sepse në atë kohë ishte kundër atyre demostratave, pastaj edhe kundër atyre të 81-tës. Po ashtu as që ka marrë pjesë në 40-vjetorin e as në 50- vjetorin e demostratave në Pejë. Këtë publikim në monografi, e ka bërë si revansh ndaj meje, sepse në prezencën e disa kolegëve i kam thënë: “Ka qënë dashur që të dalesh në pension para 3-4 viteve”.