Ta njohim shkrimtaren Elhame Gjyrevci

0
286
Elhame Gjyrevci - vepra

Zymer Mehani

Elhame Dervisholli-Gjyrevci u lind më 20 janar 1960 në Vragoli, komuna e Fushë-Kosovës. Në vitin 1991, bashkë me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj u detyrua që të marrë rrugën e mërgimit, për t’u vendosur në Danimarkë, ku u integrua në shoqërinë daneze dhe mbaroi shkollimin në gjuhën daneze dhe një kohë punoi me fëmijët parashkollorë si ndihmëspedagoge. Po ashtu ka punuar me përkushtim në firmën daneze NKT deri në pensionim të parakohshëm.

Qysh nga mosha e re Elhame Gjyrevci është marrë me shkrime të ndryshme letrare dhe është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi IX Albani” të Suedisë.

Më 2012 është përfshirë në antologjinë me poezi “Kolorit poetik”.
Më 22.07.2016 Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Itali shkrimtaren Elhame Gjyrevci e dekoron me motivacionin “Anëtare Nderi e Shoqatës në Laç”.
Elhame Gjyrevci për krijimtarinë e saj letrare ka marrë edhe shumë mirënjohje të tjera.

Gjatë viteve botoi këta libra:
2013- librin me poezi “Fjala e mirë”;
2014- romanin për fëmijë e të rinj “Kokomilo”;
2016- vëllimin poetik “Pafajësia”;
2016- vëllimin “Pafajësia”, rumanisht;
2016- romanin “Luisi”;
2016- vëllimin poetik “Emri atdhe”;
2017- romanin “Dështimi në jetë”
2018- romanin “Princesha Meri”…

Autorja Elhame Gjyrevci ka në dorëshkrim edhe disa vepra gjinish të ndryshme letrare.
Jeton dhe vepron në Danimarkë.