RENEGATËT LARTËSOJNË TRADHTARIN ESAT PASHA DHE ANATEMOJNË MALËSORËT

0
225
Lazer Shantoja

– Po si qëndron e vërteta në rrethimin e Shkodrës 28 tetor 1912 deri 23 prill 1913? –

Ja si e përshkruan Lazër Shantoja Esat Toptanin në poezinë për për Hasan Riza Pashën. Sjellim një fragment:

…Hasan Hasan, ku je? qe ma mi kodra,
Në kto vende shejte me gjak fatosash la,
S’po të shoh? Ty sot tuj të thirrun asht mar Shkodra
Ku je Riza?…
Vaj e mjerim! Nën hekur të randë t’anmikut.
Fati nuk desht qi ty t’u derdhte gjaku,
Përse s’mujt zemrën me t’a thye çelikut
Kurr Karadaku.
Veç kur në muzg të natës, dalë tek sa prej shpijet
Me turbi në parzëm e kamzhik për dorë,
Tinzisht jetën t’a muer nji birë Shqypnijet
Me dorë tradhtore.
Esad, Esad! Ah prej qellit rrfeja
Përmi krye t’and nuk shkrepi me të shkrumue?
E kur ma’ i herë kena me pa se dheja
E zezë të kenë mlue?
Kob e kori! Ma besa e atdhedashnija
Kërkohet kot në do nipa të Skënderbeut!
Me marre e kore a mlue sot Shqypnija
Faqe të tanë dheut.
Ktu’ po ju thrras sot ju qi qitet në harresë
Zanin e t’parve t’uej, t’u dhanë Toptanit.
Ktu mbledhun sot ju due, Shqyptarë pa besë.
Tu vorri i Hasanit.
Ktu m’ket vorr, ku i rrebti Hasan luftar
Lshon rreze atdhedashnijet përmbi ne
Xeni prej te huejit, xeni ma’j herë Shqyptar
Me dekë p’Atdhe!

Nxjerrë nga Kalendari i vitit 1932.

Dom Lazër Shantoja i lindur në vitin 1892 në Shkodër, ka qenë prozator, poet, publicist e studiues dhe është i pari meshtar katolik i ekzekutuar nga komunistet menjëherë pas marrjes së pushtetit me 5 mars 1945. Poezia për Hasan Riza Pashen është shkruar në kohën kur Shkodra ndodhej nën pushtimin malazez.

Nga librin e Preng Ulit “Hasan Riza Pasha – mbrojtësi i Shkodrës” ku janë rreshtuar mjaft fakte e janë sjellë dokumenta e dëshmi nga qëndresa në Rrethimin e Shkodrës, po citojmë:

Malesorët shqiptarë, rreth 10 000 vetë ndër të tjera i vunë kushtin komandës së garnizonit të Shkodrës që, po të ngrihej në Kalanë e Rozafës flamuri shqiptar, ata ishin gati të hynin në luftë kundër malazezeve.

Me 27 janar, Hasan Rizai i pranoi kushtet e malësoreve, por ky plan nuk u vu në jetë, sepse tri ditë më vonë, me 30 janar, Hasan Rizai u vra nga njerëz të vënë nga Esat Pashë Toptani, sigurisht edhe me nxitjen e pelqimin e malazeze dhe te xhonturqve.

Gjithashtu C. Villavicenza shkruan: “Hasan Rizai duke parë se Shkodra për Turqinë ishte e humbur, mendoi dhe bëri hapa për të ngritur flamurin shqiptar në kala, duke lidhe kështu Shkodrën me Qeverinë e Vlorës dhe duke i vënë serbo-malazezet para faktit të kryer“.

Po kështu edhe J. Svirena thotë: “Hasan Rizai propozoi ngritjen e flamurit shqiptar në Shkodër, qytetin e deklaroi qytet shqiptar dhe thirri malesorët që t’u bien pushtuesve.

Edhe Dom Ndoc Nikaj shkruan që “Hasan Rizai kishte çue lajme të fshehta në Malësi për me i ndezë malësorët me luftue për vete e për Shqipninë… Po kështu kishte veprue edhe në krah të Mirditës e përtej. Këso herët u thonte të gjithëve me çue flamurin e Shqypnisë bashkë me të Turqisë e me u lidhë me Shkodrën.

Në këtë gjendje të rrethimit dhe të shpresave që ishin ngjallur për ngritjen e flamurit, në bazën e në shqiponje dykrenare të vizatueme nga Kol Idromenoja, e qendisur nga bija e Kel Marubit,… qe do te vihej per t’u hedhe ne ajri në Kështjellen Rozafat në fund të muajit janar 1913.

Te dy këta ishin anetarë të “Komitetit Shqiptar” në Shkoder.

Data 31 janar 1913 qe caktue si dita e ngritjes së flamurit shqiptar në kështjellë. Patriotët shkodranë kishin ba përgatitjet me anën e lajmësave e kishin njoftuar malësorët e Mbishkodrës për sulm kundër forcave malazeze porsa të ngrihej flamuri në kala“. – shkruan Mikel Prendushi dhe në vazhdim thotë, “janë të njohur emrat e lajmësve si Gjeto Luli (1882-1962) – i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për atdhetarizëm, Palok Traboini etj.

Burimet e mësipërme na vërtetojnë plotësisht veprimtarinë e Hasan Rizait lidhur me ngritjen e flamurit shqiptar në Kështjellë si dhe gatishmërinë për mobilizim të malësorëve për t’u rënë malazezo- serbëve nga pas shpinës, porsa të ngrihej flamuri në Rozafë…” /Botim i Albin 1995 f. 38-39.

Siç shihet në librat e ngjarjeve historike, të gjitha shpifjet që shpërndahen në disa media sociale me orjentim osman, por që andej edhe ndër gazeta kinse malesorët shqiptarë kanë qenë mercenarë të Malit të Zi bien, sepse janë shpifjeve të brigadave të katranit, që kanë orientim xhihadin politik.

PËrgatiti: Kolec P. Traboini
10 qershor 2015