Mathieu Aref
O shqiptarë të trojeve e të gjithë grupit etnik shqiptar, a e kuptoni fatkeqësinë dhe dëmin që i bëni Atdheut tuaj (që siç duket nuk është me “i shtrenjtë” për ju … vetëm me fjalë) ?! Nëse të gjithë Shqiptarët do të largoheshin nga vendi i tyre për t’u vendosur në diku tjetër vend, ku ata do të krijojnin një familje dhe e ankorojnin fatin e tyre jashtë vendit të të parëve të tyre, trojat mijëvjeçare tuaja do të jenë shumë të zbehtë dhe do të vdisnin ngadalë, ngadalë !
Kur do të shihni që vendi juaj po fundoset së fundmi, do të keni vetëm sytë për të qarë. Unë e them këtë pavarësisht shkaqeve ose rrethanave që ju shtynë të dilni nga vendi juaj. Por asnjë shkak apo arsye nuk mund të lavdërohet dhe të vlerësohet për t’ju lejuar të lini vendin tuaj (d.m.th. pa u kthyer në Atdhe) ta braktisni atë dhe ta lini në mënyrë të prerë të kullosë për të tjerët dhe veçanërisht për armiqtë e popullit shqiptar : ata kërkojnë vetëm këtë për ta kullufisur menjëherë. Të kaloni pushimet në vendin tuaj, të ndihmoni financiarisht të dashurit tuaj që qëndrojnë në vend, të lavdëroni paraardhësit tuaj prestigjioz, të adhuroni simbolet tona kombëtare (flamurin, shqiponjën dykrenare si dhe heronjtë e famshëm) ndërsa refuzoni të jetoni në atdheun tuaj : ky nuk do të thotë që ju nderoni shqiptarinë tuaj dhe nuk do të thotë që ju jeni një atdhetar i vërtetë por një patriot i rremë, që sheh vetëm interesin e tij dhe çfarë përfitime i sjell Atdheu, ndërsa ju nuk i sillni atdheut asgjë që mund ta përparoje dhe ta prosperoje shoqëro-ekonomikisht, në mënyrë që të mos ketë më shumë papunësi në vend, me pak varfëri dhe t’i bëje Shqiptarët të duan të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë të lumtur, sepse vendi i juaj është një nga vendet më të bukura të Evropës dhe është populli me i lashtë i Evropës.
Nëse Shqiptarët nuk do të kishin kaluar pesë shekuj të sundimit osman, dyzet e pesë vjet të komunizmit dhe nuk do të kishin ikur nga vendi për tu vendosur, jetuar dhe nganjëherë të bëheshin të famshëm gjatë gjithë këtyre epokave pushtimi (2055 vite), konflikte shqiptaro-shqiptare dhe besime të ndryshme ideologjike : Shqipëria do të ishte bërë perla e Evropës.
Mos harroni Pellazgët, shumica e të cilëve ishin asimiluar nga popuj të tjerë, kujtoni Trako-Ilirët të cilët që nga pushtimi Romak në -168 para erës sonë, trojat e tyre shumë të gjëra u shpërndanë u shkatërruanë dhe shumica e trojave të tyre kanë zhdukur për të mirën e Grekëve dhe Sllavëve ! Por sot situata është edhe më serioze sepse rezervuari i pamasë të trojave stërgjyshore është pakësuar në maksimum dhe se nëse territoret e tanishme zhduken si në të kaluarën :
NUK DO TË KËTË ME TROJE PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE dhe do të jetë zhdukja përfundimtare e pasardhësve të fundit të Pellazgëve të lashtë. Sot nëse kjo hemorragji njerëzore vazhdon, populli shqiptar gjithashtu do të zhduket përgjithmonë dhe nuk do të lërë gjurmë etno-gjenetike (për shkak të martesave të përziera) dhe as ndonjë gjurmë territoriale (vendi do të përvetësohet nga fqinjët) dhe do të mbetet vetëm ” kujtesa e tyre » sikur kishte mbetur « kujtesa » e Pellazgo-Trako-ilirëve.
Sigurisht që mund të martoheni me evropian (me) jo shqiptarë por ju lutëm të kini vetëm qëllimin të riktheheni në atdheun tuaj, pasi të keni fituar të gjitha llojet e njohurive, aftësive dhe përvojave të ndryshëm jashtë vendit : më në fund do të jeni të dobishëm për vendin tuaj dhe ju do të kontribuoni në zhvillimin e tij ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Kjo do të jetë më e dobishme për zhvillimin e vendit NËSE instalimi juaj i përkohshëm jashtë vendit ju ka lejuar që të kulturoheni dhe të pasuroheni sa duhet për të investuar pasuritë tuaja në vendin e të parëve tuaj gjë që do të kontribuoje në evolucionin, rritjen dhe famën e vendit tuaj dhe ku do të përfitoni edhe ju dhe familja juaj. LIROHUNI nga egoizmi dhe egocentrizmi juaj për të menduar se nuk jeni një nomad i sedentarizuar por keni një atdhe dhe një vend të dashur për zemrën tuaj, sepse ky vend ka nevojë për ju.
« MOS PYETNI ÇFARË VENDI MUND TË BËJ PËR JU POR ÇFARË MUND TË BËNI JU PËR VENDIN TUAJ ! » (J.F. Kennedy)
Poem i përkthyër nga frëngjishtja
O i varfëri Shqiptar !
Sa janë këta bij të Shqiponjës
Që janë largua nga atdheu i bukur
Që paturpërisht e kanë lënë në harresë
Në kurriz të çdo rregulli ?
Përse O endacak i përhumbur ?
Duke u larguar aq larg nga djepi yt
Për disa grosh dhe një punë
ke lënë vendin në vuajtje !
Ata e lëjnë në baltë vendlindjen
Sepse nuk ka me një thesar
Sepse vendi mbeti pa shpresë
Por vetëm mjerim dhe mungesë !
Të prirur për fitim, për pasuri
Dhe kur asgjë s’ka me rëndësi
ata do të jetojnë në qiell të largët
për t’i shpëtuar dhemjeve të nevojës.
Ju falemindetit i nderuari te nderuarve- Mathieu Aref per kete Shkerim te persosur derguar atdhetareve Tane, mbare shqiptare, per ATDHEUN dhe Dashurine e sakrificen qe duhet te bejne er te qe si thoni ju e BOTA eshte vende *PERLE*-une do shtoja-KESHTIELLE e PERENDIVE. Apo theniea e te mathit JF. Kennedy*…. 85 vjecari *Guri Naimit* D.
Komentet janë mbyllur.