FEREXHEZEZA

0
165

NGA KALOSH ҪELIKU

Fatkeqësisht, deri më sot, gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë dhe Koronavirus për Nesër në laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike për ndihmë në shtrat, asnjë politikan, polic letrar, Gjenerale për martesë. Asnjë avokat “mik” i pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të Hënores, pas një takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare, në Shkup.

Pas disa fjalëve artistike përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë luftarake: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. E di, ti do një ibrik me raki rrushi “hallall”. Ose, Dy shtama me verë të Mikes Di. Nuk ka problem i kam me vete rrugës për në Baba Tomorr.  Mund, t’i shtrojmë mbi bar para këmbëve të Pjetër Bogdanit, te “Parku i Grave”. Kutadi, ndoshta edhe mbi Varrin e Babashehut. Shtama me verë, që ti me siguri do t’i kalosh ato Dy shtamat e Mikes Di, që i përmend shpesh nëpër libra, dhe të dhanë gji në Luftën me penë. Paraqitu, t’i pimë së bashku në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!…

Edhe, pas rrokullisjeve të disa gotave të rakisë rrushit, që m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë, në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të makinës (xhipit): SK – VB 032. Simbole, që sipas tij donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”, përkthim në gjuhën shqipe sipas Lam Lamit:  Vëllazëria Babilonase?!…

Lami Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” ende pa emër, e kishin hudhur në rrugë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër burgjet e botës mes librave të Masonëve, sot m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit” tim, që e kishin djegur (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të banesës, në “Çair” të Shkupit autorë ende të panjohur deri më sot?!…

Burra e gra besnike, sot rrini dhe flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën, pasmesnate e rrëzova bythekrye me gjithë Koronavirus në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër. Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga vetëvrasja fizike, ama nuk arrita dot ta shpëtojë nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit desh u çmendë mes shtamave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati, Shtetin e “përbashkët”.

Faqeve të këtij Librri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të Dexhallit me trumbeta, që e kishin pushtuar në Qytetin e qyqeve dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në fund të këtij Libri.

Ferexhezeza, edhe dy net rresht më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku më dha “bakllavë” turke deri në mëngjes tek Plepat e Kishës, në Strugë. Pasmesnate, ra tërmet në dhomë. Dy shtamat me verë u derdhën mbi trupat tonë lakuriq të ndezur flakë. Edhe, filluam ta lajmë me verë njëri – tjetrin nga mëkatet. Mezi e shuam zjarrin pak para agimit.

Herët në mëngjes, papritmas në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet. U çmend përtej kufiri. Përpak desh fluturoi në Qiell. Edhe, mes dallgëve të mëngjesit, desh më mbyti në Liqe. Mezi dola not me pak shpirt në breg.

Rrugës për në Shkup, përmes Grykës Radikës na zuri nata. Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e Dexhallit me trumbeta, i volli edhe zorrët nga inati. Përpak, desh e lash mes maleve të Dibrës. Grykës Radikës, ku Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pak se dymbëdhjetë mijë. Që, sipas këngëtarit popullor ia kishin gri kryengritësit shqiptar, dhe stërgjyshi im kaçak Emin Ҫeliku (Xhambazi) nëpër llogore, ende në vorre pa i shti.

Shkupin atë ditë, ende pa zbardhë agimi e pushtuam në gjumë…

Vite më vonë pas arratisjes së Engjullit tim Grua në Parajsë, dhe pas ikjes së Zonjës Di me të Eshkundurën, Hënoren duke bredhur pasmesnate sonambël çati më çati e takoi Dexhalli me trumbeta. Edhe, e mashtroi me magji cucën pas Çuke.

E punësoi në Tempullin e Zi si amvise shtëpiake, në një kuzhinë partiake për përgaditjen e zarzavate të Kopështit, në një Koperativë Bujqësore. Herë pas here e shpërblente me çmime Livadhi për përgaditjen e gjellërave shtëpiake “Zarzavate Kopështi” duke e mbajtur nën kontrollë përmes shegërtëve të tij xhinde “Bit-Pazari”.

Hënorja nën urdhërin e tij si Dexhall i “Allahut”, publikonte edhe ndonjë reklamë të gjellrave “Zarzavate Kopështi” në Livadhin përpara Shtëpisë. Lesh e li duke i futur në një thes kanapi me arna: kastravecat, specat, patatet, qepët, domatet, lakërat, bananet, dardhat e qullta dhe kungujt e Stambollit.

Herët në mëngjes, me Ditë të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët politik “musliman kuqezi”, në shtetin e “përbashkët” të Njerkës. Edhe, “vëllezërit” e Njerkës, kopila pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra shterpa në Shtëpinë Publike. Ose, mjekrat turko-arabe në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.

Shkak, që i përzura me shqelma të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me penë për Liri maleve.

Veten ua besova Tri Zanave të  Maleve, Mrizeve të At Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me “Kandarin” e Çajupit në dorë fushave e maleve shqiptare me borë.

Rakia e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di m’u bënë Miket më besnike për Ditën e Nesërme. Nateditë i rrokullisja në Netët poetike: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë i rrëzoja në shtrat me begatinë, na “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi pëpiqeshte edhe t’i vjedhi, përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia publicisike patetike partiake. Xhadisë, që deri më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek. “Nagantin”, në brez me gjithë fishekë.

Miket e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve duke zbritur këmbë në Qytetin e qyqeve.

Aspak, nuk e kanë ditur “Shpëtimtaren” se, mua: Që, në fëmijëri më kishte pushtuar Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm, shërbetorë besnik. Edhe, Sot në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në Shtëpinë Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe çative të shtëpive, në Katund.

Ditën, kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet, veç më e vrisja Veten me një ibrik me raki rrushi dhe Dy shtama me verë të Zonjës Di, në Shkup. Përçudi, mes maleve të Drenovës, mezi e shpëtova veten disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. E ringjalla edhe Hënoren nga vetëvrasja. Nuk e vrava atë natë mes librave.

Veten, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë Libër për Nesër, nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të xhindeve.

Pasdite dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me Dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite, që zbret dhiareve në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë si viktimës “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, ajo pinte ujë nën mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, pa frikë nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike:

– Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën Rrap?!

– Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë “Abazit” Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar: Azreti Aliut fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë…

– E, kujt i ke vënë pusi sot nën Rrap?!

– Pasardhësit të Zef Serembes.

– Hi-hii-hiii… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…

– Jo! Ende është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare në Qytetin e qyqeve me Kryengritësin në dorë.

– Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.

– Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se: ia kanë përzënë në Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve.

– Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve…

– E di, por atij Sot i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj turko-arab në minare. Kësula lecka në kokë. Dhe, ferexhezeza. Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket si Stambolli…

– Shkupi, sot nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit me Isë Boletin (1912).

– Ndoshta. Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup.

– Jerm, po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti të Shkupit. Ose, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik, fluturoi në  Qiell. Parajsë (Xhehnet).

– E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës. Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve (1997).

Hënoren, e shpëtova, Dje dhe Sot nga vetëvrasja artistike, por jo edhe Nesër nga sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste – artistike e dalldisur pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë me atë sëmundjen e saj të pashërueshme artistike, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye  si Mike  besnike  në varr.

Kutadi, Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri si Mike në Libër, PasNesër… Edhe, atë: Vetëm, si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në Shkup…