Vaksina po e kthen gjendjën e normalitetit

0
159
Kosovare Gjevukaj

Nga Mr. Kosovare GJEVUKAJ-Psikologe Klinike

Edhe kjo pandemi vdekjeprurëse do të kalojë si shumë e shumë sfida të tjera të deritashme. Çka do te mbetet pas saj? Patem raste të shumta të humbjeve të familjarve dhe miqve, vdekje të shumta, por edhe shumë për fat të mirë të shëruar. Natyrisht së heronjët e COVID 19 janë i gjithë personeli mjekësor, i cili bëri shumë në këtë kohë kur vetë rrezikonin jetën e tyre, por përsëri qëndruan të fort dhe ende edhe sot po bëjnë të pamundurën. Do të mbetet në kujtesë gjithashtu Karantina e famshme, apo izolimi dhe masat për mbrojtjën nga ky virus.

Shpresa më e madhe që pritej me padurim ishte vaksinimi i popullatës për mbrojten kundër Covid-19 Rastët e të prekurëve fatmirësisht kanë rënë në gjithë botën, po njëjtë edhe në Kosovë. Gjatë kësaj kohe u hapën edhe shumë tema lidhur me pandeminë globale. Në mjetet e informocionit dhe në rrjetët e ndryshme sociale kishte mendime dhe konspiracione  të cilat shpesh kanë ngjallur pesimizem për daljen nga situata e krijuar Dezinformatat që u plasuan në opinion nuk ishin aspak të mira dhe ndikuan negativisht edhe në psikologjinë tonë.

Madje patem edhe dyshime rreth asaj se a ekziston vërtetë ky virusi ? Dihet se gjithmonë lidhur me një temë të shekullit, ka interpretime të ndryshme. Secili prej nesh ka të drejtë të mendojë ndryshe, por jo edhe të keqinformojë opinionin e gjerë. Të arriturat shkencore të deritanishme janë të mëdha, dhe duhet t’u besojmë edhe në të arriturën e fundit të gjetjës adekuate të vaksinës. Paragjykimet dhe kospiracionet nuk janë aspak të duhura në një situatë të tillë.

Të arriturat mjekësore dhe çdo e arritur tjetër shkencore, nuk mund të propozohet pa pasur guximin dhe dijën, në njërën anë edhe besimin nga ne për rezultate pozitive të tyre nga ana tjetër… Shpresoj që kjo situatë shumë më e mirë se para pak muajsh të vazhdojë, masat që janë ende të respektohen dhe besoi shume se do të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë dhe ti kthehemi normalitetit tonë.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar