Lufta e shqiptarëve për çlirimin e Shkupit dhe pozita e rendit të qiraxhiut, të avancohet çështja në shtetformues përmes Kushtetutës

0
183
Qendra e Shkupit

E kohës

Më ligje diskriminuese pushteti maqedonas në kryeqytetin e Shkupit i ka vënë në rend të dytë shqiptarët dhe pushtetin për kryeqytetin e ka dërguar në plan të parë për maqedonasit, kur e kur partitë politike të këtij krahu mund të zgjedhin të parin e kryeqytetit (vetëm) maqedonas(!).

Pse me ligje diskriminuese i kanë ndarë komunat në vija një etnike dhe kryeqyteti i Shkupit u takon vetëm maqedonasve, ndërsa shqiptarët kanë mbetur në margjinat e “pushtetit lokal” në këndin formal sa me hapë dhe me mbyllë një derë të komunës me “pushtetin formal”, ndonëse në ketë shtet ende nuk është realizuar konventa evropiane (BE) për decetralizimin e pushtetit lokal(!).

Partitë politike shqiptare në pushtetin e koalicionit (BDI) duhet që të rishqyrtojë ligjin për pushtetin lokal dhe të kryeqytetit të Shkupit, ku për udhëheqjen e tij të participojnë të drejtën edhe shqiparët për të parin ose të dytin e kryeqytetit të Shkupit.

Ndonëse pushteti aktual është bër i zëshëm për të hyrë në familjen evropiane(BE), duhet të marrë model se si udhëhiqet kryeqyteti Londra në Britaninë e Madhe me përsonalitete edhe me ngjyrë pa ndonjë problem.

Pse shqiptarët mos të kenë të drejtën të udhëheqin kryeqytetin e Shkupit? Ata e kanë hisen e vet historike në Shkupin e vet dhe me luftën heroike ata e çliruan qytetin shqiptar(1910) dhe në këtë kohë të ndryshimeve të epokës së demokracisë dhe të lirive njerëzore në Ballkanin e trazuar ndër shekuj, shqiptarët duhet të trajtohen në Maqedoninë e Veriut jo si qiraxhinjë, por në tokën dhe shtëpinë e vet të hapësirës etnike.

Kryeqyteti i Shkupit është hise edhe e shqiptarëve!

Çikago, 4 qershor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]