KONGRESI I SHKËLQIMIT, I VIZIONIT, I PËRPARIMIT

0
263
Sali Leka

Poezi nga libri: “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

SALI LEKA

12 Qershor 2021, partia socialiste hap Kongresin.
Është Kongresi i shkëlqimit, i vizionit, i përparimit.
Edhe i reformimit, i strukturimit, zhvillimit, i modernizimit.
Ata që kanë sy e dituri të shikojnë progresin.
Ata që kanë veshë e aftësi të dëgjojnë proçesin.
Asnjë sekond e minut mos të mungojnë e mos të presin.
Pa shkëlqim e vizion, s’ka përparim e integrim.
Pa reformim e strukturim s’ka zhvillim e modernizim.
Partia socialiste shkëlqimtare vizionare përparimtare.
E tëra komplet e reformuar e strukturuar speciale.
Doli e para fitimtare në zgjedhjet parlamentare.
Fitimtare, mbi keqbërësit, kusarët, zuzarët e mizorët.
Kushtrimtare mbi kaotistët, sharlatanistët e fallsifikatorët.
Ishin strehuar e mbuluar në organet juridike ligjore.
Instaluar nëpër labirinthet e prokurorive të qarqeve e rretheve.
Asnjë dosje nuk kishin verifikuar, asnjë masakër s’kishin proçeduar.
Asnjë kriminel gjakatar nuk kanë burgosur e ndëshkuar.
Ishin bërë tmerr i jetës popullit, i bizneseve.
Me batërdi e tragjedi makabre antinjerëzore.
Por reforma e drejtësisë Vetingut i diktoi, i zbuloi.
Komisioni i verifikimit, i kualifikimit i shqyrtoi i seleksionoi.
Nga postet, ofiqet e funksionet kryesore i përjashtoi.
Reforma në organet e drejtësisë e dobishme shembullore.
E projektuar, e financuar nga Amerika e madhe demokratike.
Mike besnike e Shqipërisë lashtë Albano Pellazgjike.
Në vitin 2041 do të festojmë me lavdi jubileun.
20 vjetorin e epokës kushtrimtare, triumfatore.
Me jehonë e krenari dinjitoze kombëtare eposike.
Akoma më shumë do ta zbukurojmë vatanin e Atdheun.
Me partinë socialiste model etik i përmasave botërore.
Akoma më shumë do ta modernizojmë Shqipërinë.
Do ta shtojmë infrastrukturën e industrinë e bujqësinë.
Lum o lum fisnikët, vizionarët e vital guximtarët.
Zuzarët, shtrembalarët, frikacakët e gënjeshtarët.
Do të vajtojnë e lëngojnë të kalbëzuar, të qelbëzuar.
Ata as jehojnë, as gëzojnë, as këndojnë të vitalizuar.
Kanë vdekur e do të vdesin si të humbur, të errësuar.
Asgjë të dobishme nuk kanë shkruar, as treguar e publikuar.
Asgjë të mirë nuk kanë lexuar, as komentuar e sqaruar.
Kaotistët, zuzarët, trumcakët e mashtrimtarët.
Janë më idiot e të mangët, sesa injorantët e hileqarët.
Dalin nëpër studio televizive me procka meskine naive.
Me fjalë të pista e brockulla të ndyra negative.
Ishin e janë të dobët e të tharë me shkurret e hordhive.
Edhe rrakitikë të infektuar nga poturet regresive.
Unë me shokët e mi shkrimtarë e poetë të admiruar.
Me poezi të dobishme e tregime të mira pozitive.
Do ti demaskojmë zullumqarët e batakçijt e skremuar.
Edhe poterexhijt e sherrxhijt e ingranazheve destruktive.
Do ti damkosim maskarejt e spekullantët e aferave korruptive.
Do ti investigojmë, pa hezitim allash verishet abuzive.
Do ti denoncojmë me guxim e kushtrim, pa u frikësuar.
Unë me shokët e mi as jemi frikësuar, as prapësuar.
As në kohën e skëterrit enverist ramizist.
E tani jemi në epokën e Edi Ylberit optimist dinamist.
Edhe dua mos të prapsohet si tutkun e merhun hutist.
As mos të frikësohet nga ata që mbahen si bandill cubist.
As nga ata që jargosen nëpër televizione si kompetent analist.
As nga ata që nakatosen nëpër skalione intransigjentët trumbetist.
As nga ata që stisen si prepotent e jurist pesimist.
As nga ata që kapërdisen si revolucionarist e proletarist.
Kurse unë argumentoj e vërtetoj solemnisht.
Jam i obliguar të premtoj publikisht.
Do të bisedoj me sederlijt, filozofët e vizionarët.
Edhe me fisnikët, mendimtarët e vital guximtarët.
Do të tregoj me ilmin për bujarët, humanët e besimtarët.
Do të predikoj me iradin për Adamin, Jezu Krishtin e misionarët.
Asnjëriu nuk i imponoj me besuar si unë poeti lirik.
As me predikuar si unë hasreti etik metaforik.
I lindur, i rritur në Atdheun Arbo Pellazgjinik.
Bajrak e çardak i lartësuar në Detin Jon e Adriatik.
Do të dialogoj me nazelijt, kreshnikët e krenarët.
Do të bashkëpunoj me redaktorët e letërsisë jetike.
Për të shkruar 5500 tregime të mira të dobishme.
Edhe 2500 poezi të mrekullueshme brilante të mahnitshme.
85 libra, romane e novela i kam shkruar në shekullin njëzet.
Me redaktor letrari e korektori Dhimitri Fullani me vullnet.
Miti Fullani, i miri, i drejti, humani e bujari me lezet.
Këto vepra letrare artistike me aromë të shijshme.
Nuk i botoi, por i fshehu i censuroi katrahura e rrezikshme.
E pamëshirshme për njerëzit e drejtë me dëshira paqësore.
Akoma don me i vjedhur e përvetësuar mënxyra e llahtarisur.
Mënxyra rrënqethëse makabre antinjerëzore.
Saqë duan me zhdukur edhe rrezet jetësore diellore.
Duan por nuk i arrijnë, as kanë për me i arritur!
Ashtu do të lëkunden duke u përpëlitur.
Edhe mbas vitit 2041 të bezdisur të neveritur.
O sa shumë kujtime kam me redaktorin e talentuar Miti Fullani i admiruar.
Edhe me daktilografistët e palodhur Sejdin Kondi, Perikli Jorgoni.
Edhe me stenografistet e shkathëta Valbona Dushku, Jolanda Gjoni.
Delije Marku, Fatbardha Spahiu, Brikena Simoni.
Më të mirë e më të drejtë se këta letrarë të paharruar.
As i kishte, as i ka krejt Iberiku, Apenini e Ballkani.
Unë do të rreshtoj fakte konkrete i papërtuar.
Për intelektualët, specialistët e kualifikuar.
Reformat madhështore i kanë drejtuar e sistemuar.
Ata meritojnë me i shpërblyer, me i vlerësuar.
Por në Tiranë janë shpërblyer sataci e barkdreqi.
Janë vlerësuar e mirëtrajtuar zgërdheci, batalli, i keqi.
Ata e ato që kanë punuar e janë lodhur shumë.
Kanë kontribuar e sakrifikuar, pa u ankuar e pa gjumë.
As janë vlerësuar, as trajtuar, as shpërblyer.
Mos të ishte katrahura e censura e tmerrshme.
Unë do të kisha shkruar 155 libra të vlefshme.
55 kombe do të kishin lexuar e pëlqyer.
Katër dekada shumë maskarada kam shikuar.
Shumë të liga e padrejtësi kam dëgjuar e vëzhguar.
Të tëra i kam shkruar e numruar i përmalluar.
Me betim e kushtrim i kam paraqitur në publik.
Nuk i kanë botuar, por i kanë fshehur si dhelpra në virrik.
Akoma nuk i nxjerrin, por me egërsi i mbyllin si mylk belik.
Egërsia e tyre as më ka dëshpëruar, as frikësuar.
As më frikëson, por akoma më fort më vitalizon.
Shpirti, sedri e vefti im çdo sekond e minut, gufon e jehon.
O sa dëshiroj edhe për ata që janë kreshnik solid sublim.
Aderik sojnik iradnik të jehojnë ashtu si shpirti e sedri im.
Po, po SI SHPIRTI E SEDRI IM!

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me 5 fjali prozaike.

Krimet më gjakatare komunizmi marksist i ka bërë në letërsi art dhe kulturë.
Kam besim se mandati i tretë dhe i katërt i partisë socialiste do ti damkosi e dënojë krimet makabre të komunizmit enverist – ramizist.
Edhe do ti ndëshkojë masakrat tragjike të neomarksizmit narcizist berishist – nanoist – metist.
Do ti verifikojë e do ti zbulojë një me një.

QË TË JEMI TË PASTRUAR E TË GARANTUAR NË MADATIN E PESTË.

TIRANË, QERSHOR 2021