Kishat serbe në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi

0
289
Manastiri i Deçanit

E kohës

Serbia përmes kishave në Kosovë po e bën “luftën historike”(!)

Akademik Mark Krasniqi në publicistikën e tij shkencore, pati afruar argumente të forta dhe arkivore se, regjimet e pushtimit dhe të ripushtimit të Kosovës nga Serbia, më shumë u ka interesuar për pasuritë e mëdha se sa për kishat ortodokse.

Këso kohe,regjimi aktual në Beograd me korpusin e pionerëve të kryekriminelit S. Millosheviq që janë në pushtet, nuk kanë asgjë të re më shumë se sa projektet antishqiptare dhe për “zemrën e Kosovës”(sic!), që u artikulua në qarqet fetare të kishave (anti-Zot dhe anti-Njeri, – nënvizimi im) për të qitur hi syve botës demokratike dhe popujve të lirë në Evropë dhe në botë.

Gjatë tërë historisë së kishave serbe në Kosovë, që, në analet historike thuhet me argumentin e fortë kërkimor-shkencor, ato ishin me tabanin e besimit ortodoks dhe më vonë katolikë të popullit shqiptar, u bënë nëpër historinë e pushtimeve serbe “pronë e kishave” të Serbisë pushtuese dhe ripushtuese, thotë në studimet e tij Akad. Mark Krasniqi.

Institucionet ndërkombëtare (BE-SHBA) në tovolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi duhen të sjellin përmasën politike të kohës karshi kishave artodokse serbe dhe, në dritën e gjithë kësaj nuk duhet lejuar që Serbia të “bëj luftën historike” (sic!) përmes kishave dhe për dëmtuar shtetndërtimin.

Populli shqiptar ka një ndjenë të besimit dhe të respektit ndaj objekteve të kultit fetar,prandaj në ketë histori i pati mbrojtur dhe do t’i mbrojë në të ardhmën kultet e besimit ortodoks në Kosovë jashtë kornizave të politikës dhe të propagandës pajada nga Serbia.

Çikago, 2 qershor 2021


E kohës

Për dialogun Kosovë-Serbi, nuk mund të jetë model Marrëveshja e Prespës

Udhëheqja shtetërore e vendeve të Ballkanit, në relacionet e dialogut Kosovë-Serbi në ndërmjetësim të BE-se dhe SHBA-së në Bruksel, gjithherë kanë shtuar interesimin për përmbylljen e kapitullit historik në mes të dy popujve të ndarë njëherë e përgjithmonë në përfundimin e luftës me 1999.

Këto ditë në qendër të vemendjes për çështjën e Kosovës dhe dialogu me Serbinë, ka shprehur mendimin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili ka thënë se për përfundimin e procesit të dialogut në mes të dyja vendeve, do të ishte mirë që të merret si model Marrëveshja e Prespës.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe përfundimi i procesit paqësor me njohjen e ndërsjell të sovranitetit të dyja vendeve, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë model, ndonëse kemi të bëjmë me probleme të natyrës tjetër të çështjes së emrit të Maqedonisë Veriut karshi kërkesës disavjeqare të Greqisë.

Kosova është shtet demokratik i pavarur, ndërsa dy popujt shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë nga “shtëpia e përbashkët e Jugosllavisë”(sic!) dhe, siç thoshte diplomati amerikan Richard Hollbrook, në kronikat e traditës të popullit amerikan, shqiptarët në Kosovë hynë në juridiksionin e këtij shteti “martesë me pushkë”(!).

Çikago, 1 qershor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]