Fejz DEMIRI
NË DETIN E DASHURISË
E TË THËNIES
1. Edukata e bën njeriun të veçohet nga të tjerët.
2. Shtëpia, sado e ngrohtë që është, pa anëtarët e familjes është e ftohtë.
3. Sikur zogu që e do folenë, edhe njeriu e do atdhenë.
4. Atdheu është vatër e zjarrtë, që na djeg në shpirt.
5. Lumturoji familjen që të jesh ti i lumtur.
6. Falja e vë shpirtin në qetësi.
7. Njeriu çdo ditë vdes nga pak.
8. Një gjë e bukur të krijon ndjesi shpirtërore.
9. Më e lumtura e lumturisë, është buzëqeshja e fëmijës.
10. Më e shëmtuara e shëmtisë, është loti i ngrirë i fëmijës.
11. Shtëpia pa zot shtëpie, është si shtëpia pa bukë.
12. Njeriu duhet të jetë i denjë për t’u nderuar e respektuar.
13. Zemrat e buta përjetojnë dhimbjen më të madhe.
14. I suksesshëm është ai që e fiton bukën me djersën e ballit.
15. Lisi i madh, e hija e vogël.
16. Kur nuk di, në të mos hi.
17. I mirë është ai që njihet në sprovë të vështirë.
18. Guri i kuq në tjegulla të bardha.
19. Njeriun e turpëron lakmia.
20. Oda e mirë e do plakun.
21. E mira as në det nuk fundoset, rri në krye.
22. Më e rëndë fjala se dhuna.
23. Me dy lopata (kacia) s’bëhet shtëpia.
24. Çdo kush sot është mik, po bëhet akademik.
25. Njeriu jeton me u lavdue.
26. Mësojmë duke mësuar.
27. E mira nuk hidhet në ujë.
28. Mos e hidh qumështin asnjëherë mbi dardha.
29. Nder i bëhet fqinjit të mirë.
30. Dyluftimi e shfaq epërsinë.
31. Fara në arën e huaj është e humbur.
32. Topi gjuhet, aty ku ti e hedh.
…