Shkruan: Florim Zeqa, 29.05.2021
Për këto dy dekada aq shumë është konsumuar kjo klasë politike, saqë më tepër se gjysma e popullatës (rreth 55%) nuk i besojnë më asnjërit prej subjekteve aktuale politike! Ngase aq keq dhe mbrapsht qeverisën me vendin partitë aktuale opozitare saqë qytetarët mezi e pritën rastin ta votojnë subjektin politik opozitar (LVV) pa asnjë meritë në çlirimin e vendit dhe shtetformimin e Kosovës.
Qytetarëve të vendit, në veçanti të rinjëve të lodhur nga varfëria, pabarazia dhe denigrimi social, në mungesë të përspektivës zhvillimore, pa asnjë shpresë për punësim në vendin e tyre, si zgjidhje e vetme u ka mbetur emigrimin jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.
Subjekti i deridjeshëm opozitarë (LVV), këtë situatë të pashpresë e shfrytëzojë në mënyrën më të mirë për joshjen e qytetarëve me premtime megalomane për ndryshim, me premtime për hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të hovshëm ekonomik, me premtime për reformim të sistemit të drejtësisë dhe barazi të qytetarëve para ligjit (“shkon Lumezi, vjen Elezi”), me premtime për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, me premtime për rritje të pagave në sektorin privat, me premtime për përmirësimin e skemave sociale dhe rritjen e pensioneve,…e deri premtimi për liberalizim të vizave.
Premtimet e pushtetarëve të rinjë sa i përket politikës së jashtme, e në veçanti raporteve me Serbinë ishin akoma më tërheqëse për votuesit kosovarë; jo dialog pa njohje paraprake dhe pa kërkimfajle nga ana e Serbisë për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, pa zbardhjen e fatit e të pagjeturve, premtimi për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat…etj, etj.
Por, çfarë po ndodhë në të vërtetë!?
Përderisa nuk e kemi asnjë sinjal pozitiv sa i përket përmirësimit të jetës së qytetarëve, rrëshqitja e kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun e Brukselit dhe reciprocitetit me Serbinë është shqetësuese!
Përveqse po futet në dialog pa asnjë kusht të vënë ndaj Serbisë dhe pa reciprocitet ndaj saj, po vazhdon me gjuhën populliste (mashtruese) ndaj qytetarëve të vendit me iniciativen kinse për PADI kundër Serbisë “për krime lufte dhe gjenocid”!
Për të mos thënë e pamundur, realizimi i padisë kundër Serbisë është vështirë i realizueshëm në mandatin katërvjeçar të ‘Qeverisë Kurti 2’ për shkak të aspekteve juridike ndërkombëtare pa qenë Kosova anëtare e OKB-së!
Këto rrethana i di mirë Albin Kurti, por me këtë dëshiron t’i mbulojë rrëshqitjet e para nga parimet dhe premtimet e tij elektorale.
“Padia kundër Serbisë” nuk është gjë tjetër veqse kartë e Albin Kurtit për zgjedhjet lokale të vjeshtës 2021.
Meqë qytetarët e vendit i gëlltitën shijshëm foret mashtruese në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti shpreson dhe beson se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në zgjedhjet komunale!
Sikurse padia kundër Serbisë, edhe premtimet e tjera të Albin Kurtit janë vështirë të realizueshme, por nëse ai dëshiron t’i bind qytetarët për zgjedhjet lokale të vjeshtës duhet të dëshmohet me vepra e jo me fjalë.
Për të mos thënë në 100 ditëshin e parë, deri në zgjedhjet e vjeshtës, ‘Qeveria Kurti 2’ duhet t’i sjellë Kosovës së paku 3 njohje ndërkombëtare, t’i sjellë së paku 3 investime kapitale nga jashtë në Kosovë, t’i punësojë së paku 30 mijë njerëz dhe ta sjellë liberalizimin e vizave për qytetarët e getoizuar. Përmbyllja e dialogut me Serbinë do të ishte “qershia mbi tortë” për qytetarët e Kosovës!
Pa përmbushjen e asnjë premtimi të dhënë, Askush nuk e ka të drejtën ta portretizojë Albin Kurtin si shpëtimtar dhe as ta krahasoj me Hasan Prishtinën!
Për ta arritur nivelin e legjendarit Hasan Prishtina, Albin Kurti duhet të jetë konsistent në parime, i përpiktë në premtime dhe të jepë çdo gjë nga pasuria e tij për shtetin e jo nga mundi dhe djersa e qytetarëve (mërgimtarëve).
Edhe pse është i ri në moshë, Albin Kurti i ka përjetuar vitet e ’90-ta, vitet e arta të krenarisë kombëtare, kur është dhënë gjithçka për shtetin e Kosovës pa marrë asgjë dhe pa llogaritur në asnjë privilegj personal.
Qytetarët e vendit presin shumë prej teje Albin, më shumë seqë ti e meriton!
E ke rastin historik, dëshmoje veten Albin!
Kurtoglu deri sot e ka deshmue vehten qindra here:
1. Ka organizue demonstrata RREHNGRENESE me 1 Tetor 1997… ku policia shkavelle rrahu disa qindra protestues… edhe me kaq u kry protesta …pa asnje rezultata pozitiv.
2. Nentor 1997 ishte ne vizite ne USA, ku i poshtnoi te gjithe ata qe e priten… lobuesit.
3. Ishte asistent i Demaqit ne Prishtine dhe shetitej rrugeve te Prishtines deri sa ate kohe 1998-1999 u vrane 14 mije SHQIPTAR dhe u perjashtuan nga Kosova 1.2 Milion… e ky si palaqo shetitej deri sa e burgosen kah fundi i luftes. Rezultati 000000000000000000000.
4. Pas lirimit nga burgu shante AMERIKEN.
5. Protesta si GURGJUFQ kunder gjihkujt dhe gjithqkafit… sepse te gjithe shoket e tij ishin bere biznismene ndersa Abini mbeti i varfer …edhe ne kry.
6. Fajsonte prap SHBA dhe e mabjti nje seminar me MARXISTIN SLAVOJ ZHIZHEK ne Biblioteken KOMBETAR per tri dite n3 vitin 2006 ku ZHIZHEK KERKONTE BASHKPUNIM ME RUSINE e JO ME USA!!!
7. Vazhdonte me protesta teroriste GURGJIUFQIKE.
8. Themeloi partine komuniste VV dhe e shiti banesen qe ia kishin ble prinderit e tij!!! dhe u be HOMLESS apo Frangjisht KLLOSHAR.
9. I humbi te gjitha zgjedhjet deri ne vitin 2019 edhe pse e keishte konkurencen KATASTROFALE te llojit PDK LDK AAK NISMA etj.
10. Ne vitin 2019 fitoi 26% te votesve komunist dhe islamik.
dhe si kryeminister i beri keto veprime: Blente Sallata, Lidhte toja gruas se tij ne rruge. U PRISH 100% ME USA. I spjegonte disa tela me 2mm… dhe thoshte se 4 tela nga 2mmm …bejne 8MM… GJENIU. RRINTE GATITU NE KONFERANCAT E SHTYPIT NE KOHEN KUR GERRRRRVLLESHIN HOXHALLART !!!
11. Me 2021 u be kryeminister me 50-2% te votave komuniste, Islamike dhe te tradhetareve nga DIASPORA, qe iken si tradhetar nga KOSOVA …dhe e aplikojne ISLAMIN ne EUROPE…
12. U bene tre muaj dhe si kryeminister aktiviteti i tij 0000000000000000000000000000000000000000000
Komentet janë mbyllur.