VEPËR ME VLERË DHE DOBI TË SHUMËFISHTË

0
273
Don Jeton Thaqi - Pas mësuesit...

Isak A H M E T I

Kohë më parë ka dalë në dritë libri:
PAS MËSUESIT TË MIRË, i autorit Don Jeton Thaqi.

Libri ka dalë nën redaktimin gjuhësor dhe letrar të Prend Buzhalës, recensues Pater Ndue Kajrazi, SHB “FISHTA” e Frano Kullit.

I. Befasi e këndshme

Dalja në dritë e librit: Pas mësuesit të mirë, i autorit Don Jeton Thaqi, njeri i sakrificës, flijimit dhe dashurisë, model jete dhe shërbimi në Kishë dhe Popull (Mons. Lush Gjergji, Parathënie, fq.5), është një befasi e këndshme për opinionin tonë.

PAS MËSUESIT TË MIRË, siç e thotë edhe vetë autori te: DY FJALË PËR LEXUESIN (fq.9), është një përmbledhje e shkrimeve të ndryshme të tij të shkruara e të publikuara nëpër revista e gazeta të ndryshme laike dhe fetare (kulturore-vër. ime), në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, prej kur është shuguruar meshtar i Dioqezës Prizren-Prishtinë (Aktualisht famullitar në Fam.e Shën Jozefit në Stubëll dhe kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës).

Vlen të theksohet me këtë rast se meritë të veçantë, sipas autorit, për daljen në dritë të këtij libri kanë Mons. Gjergj Meta dhe Prend Buzhala, të cilët, citoj: “me frymëzuan dhe nxitën që të realizoj këtë punë të vogël dhe modeste” (fq.9). Duke iu drejtuar lexuesit, autori sqaron se tekstet e përfshira në këtë libër janë shkruar në kohë të ndryshme, ato pasqyrojnë rrethana dhe nevoja të ndryshme e në këtë mënyrë ju përgjigjen kërkesave të ndryshme të së kaluares.

Si të tilla, prandaj, ato pasqyrojnë njëkohësisht jo vetëm angazhimin por edhe karakterin si dhe kontributin e autorit gjatë kësaj periudhe. Për t’i kuptuar shkrimet në fjalë, shkruan autori, nevojitet që ato të lidhen me kontekstin kohor në të cilën ato janë shkruar dhe publikuar njëkohësisht.

II. Strukturimi i librit

Libri në fjalë, të cilit i paraprin një Parathënie, mjaft përmbajtësore, shkruar nga Mons. Lush Gjergji, dhe: Dy fjalë për lexuesin, shkruar nga autori, është ndarë në pesë njësi shkrimore (kapituj) dhe atë:

I. Pas fjalës së Hyjit,

njësitë shkrimore:

1. Liria e kulturës dhe liria fetare
2. Jeta e Jezusit që nga hyrja e tij në Jeruzalem,
3. Ç’është festa e Pashkëve,
4. Simbolet e Kohës së Ardhjes dhe të Krishtlindjes,
5. Pesëlibërshi (Pentateuku),
6. Pesëlibërshi: premtim, çlirim, besëlidhje, zbatim dhe besnikëri,
7. Disa prej temave kryesore të profetizimit biblik,
8. Psalmet-këngë të këndshme biblike,
9. Pse Kisha i shpall dhe nderon shenjtërit,
10. Qëllimet, vetitë dhe karakteristikat kryesore të kurorës së martesës,
11. Bibla, fjala e Zotit e cila duhet jetuar.

II. Portrete të dëvotshmërisë sonë,

njësitë shkrimore :

1. Në 25 -vjetorin e meshtarisë së Dom Kolë Thaqit,
2. Dy rreshta në kujtim të Dom Gjergjit, famullitarit tim (mungon mbiemri i Dom Gjergjit, gjë që ndokush mund të hamendet: është fjala për Dom Gjergj Berishën, apo për Dom Gjergj Gjergjin-Gashi).
3. Nënë Tereza e Ungjillit edhe e dinjitetit të personit njerëzor

III. Intervista si fjalë udhërrëfyese dhe

si shqiptim i urtisë,

me njësitë shkrimore:

1. Një jetë me perpeci, por edhe me fe dhe shpresë
2. Sot më shumë se kurrë është e nevojshme t’i afrohemi të vërtetës historike,
3. Nënë Tereza shenjtërohet si shqiptare,
4. Në shërbim dhe veprim nën”hijen” e Gjergj Kastriotit,
5. Ipeshkvi nuk është ai që komandon, por ai që më jetë dhe me fjalë i prin grigjes.

IV. Dhuratë e lirisë dhe toleranca,

me njësitë shkrimore:

1. Si duhet të reagojë Kisha,
2. Dhurata e lirisë-arsyeja kryesore e tolerancës,
3. Kur ne ishim njëherë ‘sirianë dhe irakianë’,
4. Famullitari Dom Jetoni flet se si duhet të sillet Kisha me paradën e LGBTI,
5. Prifti katolik Stavilecit: mos u përziej aty ku nuk të takon,
6. Prifti Thaqi: “Vëllai i madh tek shqiptarët janë katolikët”,
7. Hoxha, prifti dhe ateisti,
8. A duhet të festohet HALLOWEN?

V. Pas mësuesit të mirë,

me njësitë shkrimore:

1. “CHRIST OUR HOPE”,
2. “Mësuesi i mirë” çka duhet të bëjë për të fituar jetën e pasosur,
3. Bashkësia jonë feston Pashkët me gëzimin e faljes dhe pajtimit,
4. E kremtja e Shën Nikollës në Velezhë,
5. Në lutje pranë nënës sonë të dashur Zojës Cernagore,
6. Shënimi i përvjetorit të parë të Pavarësisë-festa e shtetësisë,
7. “Vetmija” jo si ankesë por si nevojë,
8. U shuguruan dy xhakonë të rinj për Kishën tonë dioqezane,
9. Festa e Familje shenjte në Kishën e “Shën Sebastianit” në Kravaseri (Malishevë),
10. Festimi i Pashkëve-ngjallje e shpresës dhe e gëzimit,
11. Dugajevasit kremtuan 99-vjetorin e lindjes së Lumes Nëna Tereza.

Siç shihet nga kjo pasqyrë e lëndës, kuptohet fare mirë dhe qartë se shkrimet në fjalë paraqesin dhe mbarështrojnë aso temash, problematikash dhe çështjes që i imponohen kohës së sotme, shoqërisë njerëzore dhe shqiptare në përgjithësi, por edhe të fushës së njohjes teologjoke-biblike (fq.234).

V. Në përmbyllje

Pa hyrë në një interpretim dhe vlerësim më të thellë të këtij libri me vlerë dhe dobi të shumëfishtë, le të theksojmë se krejt në fund të librit (fq.353-259), është vështrimi mjaft përmbajtësor i poetit, shkrimtarit dhe studiuesit, Prend Buzhala, me titull:

Duke i dhënë kohës sonë përgjigje me vlerat e besimit e të angazhimit. Në këtë shkrim, Buzhala me të drejt vlerëson dhe konstaton se autori i librit shquan vlerat e besimit me një gjuhë të kuptueshme shpjegimi, interpretimi, komentimi dhe shtjellimi.

Vepra ka për qëllim që t’i afrohet kohës sonë, t’i japë përgjigje kësaj kohe, t’ia japë dëshmitë e veprimit e të angazhimit, po edhe të na i shtrojë në tryezën e leximit reflektimet e përsiatjet teologjike e shoqërore, qoftë edhe në formën e shkëmbimit të mendimeve në jetën e krishterë.

Në Stubëll,
27 maj 2021.