ARMATA LETRARE MEDIATIKE LARASHA DHE NON GRATA E AMERIKËS MIKE BESNIKE

0
227
Sali Leka

Tregim nga libri “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE”

SALI LEKA

Përpara se të nis me shkruar tregimin me fakte konkrete të vërteta do të rreshtoj e këndoj 12 vargje lirike eposike brilante metaforike.

Sali Berisha i haremit e dyzenit, i qelemit.
Kërkon të ulet me forcë e dhunë në konakun e Blinkenit.
Edhe në oborrin e çardakun e Palmerit.
Edhe në shtëpinë e bardhë të Bidenit.
Sali Berisha i lindur në Viçidol të Shkelqzenit.
Në Veri perëndim të Gjakovës e Prizrenit.
I rritur në kohën e sketerrit Enverit.
As ka dashur, as don blerim, as mrekulli e shkëlqim.
Ka dashur e don me doemos e paderman.
Muzg, kërdi, batërdi edhe ditën errësim.
Kudo në tokë, në botë e në Adrio Ballkan.
Ashtu si dikur në Babilon, Qerbela e Zaman.

20, 21, 22, 23, 24, 25, 26 Maj 2021, faqet e gazetave dhe studiot televizive në Tiranë u mbushën me shpifje, sajime dhe gënjeshtra meskine kundër Anthony Blinken sekretari i departamentit të shtetit të Amerikës madhe demokratike mike besnike e popullit shqiptar. Edhe kundër Matthew A. Palmer zevendës ndihmës sekretari amerikan për Europën.

19 Maj 2021, departamenti Amerikan i shtetit i ndaloi udhëtimet e takimet në Amerikë Sali Berishës ish president dhe kryeminister i Shqipërisë. Çdo shqiptar edhe unë shkrimtari e poeti Sali Leka, kemi shokë, miq e dashamirës në Amerikën bujare e humane shembullore.

Edhe Sali Berisha kishte dhe ka, por tani nuk i takon, dhe nuk shkon, as në shtëpinë e bardhë, me biseduar me z. Joe Biden president i SHBA, as me Anthony Blinken, as me Matthew A. Palmer ashtu si shkonte dhe u takonte në vitet 2005, 2013.

Madje letrari i armatës mediatike rrakitike Larasha dhe militanti i shamatës langare politike Basha Agim Nesho i ulur në studio televizive tha: “Kur Sali Berisha ishte kryeminister A. Blinkeni dhe Matthew A. Palmer e kishin mik, por tani që Sali Berisha nuk ka funksion ka dalë në pension, as e ndihmojnë as mbrojnë. E shpallin nongrata si armik dhe ndihmojnë Edi Ramën dhe regjimin e tij oligarkist korruptivist”.

Trillimet e Agim Neshos i aprovoi dhe novatori i angazhuar i shamatës langare politike zuzare Basha, Fari Balliu ish gazetari aktivist i Ramiz Alisë. F. Balliu tha: “Shqiptarët mos ta pranojnë komandimin e ambasadores Amerikane Yuri Kim, por të dëgjojnë intervistat e Janush Bugjakut dhe Elez Biberaj në radion Zëri i Amerikës. Ata që nuk e duan për mik Sali Berishën lider historik janë anti shqiptarë”.

Kurse unë argumentoj e vërtetoj: Fjalët e Agim Nezhos dhe F. Balliut janë gënjeshtra të rëndomta, të bezdisura të neveritura.

E vërteta ka qëndruar e do të qëndrojë: Amerika e madhe e fortë demokratike mike besnike shekullore e ka ndihmuar popullin shqiptar edhe në kohën e skëterrit, kur e sundonte komunisti i egër i tmerrshëm Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

Amerika e Willsonit, Ruzveltit, Ajzenhaurit, Niksonit, Xhonsonit, Reganit, Klintonit, Bushit, Obamës e kanë mbrojtur popullin shqiptar edhe në vitin 1997 kur ishte kryeminister Aleksander Meksi dhe në Vlorë, Fier, Lushnje e Berat u vranë 2500 njerëz, por Amerika mike fisnike e pengoi Sali Berishën mos të vriste akoma.

Po mos ta pengonte Amerika e fortë demokratike do të vriteshin 5000 njerez demokratë, socialist, ballistë, zogistë dhe nacionalistë.
Sali Berisha ishte dhe është më komunist mizorist sesa Enveri, Ramizi e Stalini.

Amerika dashamirëse jetësore e popullit shqiptar e ka penguar Sali Berishën edhe në 21 Janar 2021, kur ministri Lul Basha vrau në bulevardin e Tiranës katër djem dhe burra socialist. Mos ta pengonte Amerika humaniste Sali Berishën do të vriste 40 djem e burra, vajza e gra.
Në Gërdec të Vorës Fatmir Mediu dhe Sali Berisha vranë 26 njerëz edhe fëmijë. 15 Mars 2008, por Amerika e pengoi.

Mos ta kishte penguar Amerika Fatmir Mediu do të vriste 260 njerëz punëtorë e fshatarë, nxënës e studentë specialistë e intelektualë të kulturuar, poetë e shkrimtarë vizionarë të admiruar.

Fatmir Mediu i ka urryer e i urren specialsitët, intelektualët, poetët dhe shkrimtarët më shumë sesa i urrente Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kadri Azbiu, Safet Zhulali, Bashkim Gazidede, Halit Shamata.

Amerika ligjore juridike e ka penguar Sali Berishen dhe e ka paralajmëruar “Mos bëj masakra tragjike”.

Sali Berisha nuk e dëgjoi Amerikën, dhe paralajmërimet e departamentit shtetit, nuk i përfillte dhe i quante: “letra higjenike me erë të keqe”.
Fjala e urtë e popullit shqiptar thotë: “Njeriu dijetarë vonon, por nuk harron, njeriu bujar duron e duron por nuk të toleron kur e tepron e kot së koti e shpenzon”.

Amerika dijetare vizionare dhe bujare e madhe e ka duruar shumë Sali Berishën, por nuk e ka toleruar, as e toleron, as ka për ta toleruar. Durimin e Amerikës S. Berisha nuk e ka vlerësuar, por e ka nëpërkëmbur si dobësi e paaftësi.

Mos tolerimin e Amerikës ndaj të ligave, padrejtësive dhe krimeve që janë bërë në Shqipëri, përpara syve të Sali Berishës, ai i quan sot cënim i rëndë dinjiteti nga Anthony Blinken dhe kërkon avokat në Francë, që mos ti shtypi e shkeli karakterin e dinjitetin.

Kurse unë e theksoj e përsëris: Në qoftëse Berisha kishte dhe ka dinjitet dhe karakter nuk mundet me ja shtyp e shkel as Toni Bler i Anglisë as Putini i Rusisë, as Macroni i Francës, as Orbani Hungarez, as Aleksander Vuçiçi i Serbisë serbez që S. Berisha e ka denoncuar dhe e denoncon, për ndarjen e Kosovës bashkë me Edi Ramën shqiptar ezber.

Dinjiteti e karakteri janë produkt e pasion personal, por duhet të jesh vigan vital, përndryshe dinjitetin e shkel e njollos e damkos e shtyp vetë.

Kundër meje dhe shokëve të mi shkrimtarë e poetë mizorizmi i egër enverist e ramizist ka bërë padrejtësi të tmerrshme, por dinjitetin e krenarinë, nuk ma ka cënuar, as shtypur e shkelur. Isha, jam e do të jem vigan vital dhe nuk shpif, as gënjej për të tjerët, por kanë shpifur ata për mua, ashtu si ka shpif S. Berisha ka llomotitur e shpifur “Edvin Kristaq Rama narkoshteti i kanabisit ka biseduar me armikun serb Aleksander Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Edi oligarku argati i Beogradit”.

Me këto shpifje, cirrkimicka dhe procka, pallavra të tjera, S. Berisha e ka cënuar shuar keq karakterin e tij personal. Sa për dinjitet e krenari as kishte, as ka.

E drejta e vërteta, ishte, është dhe do të jetë edhe në shekullin XXII. Edi Rama e ka takuar Aleksander Vuçiç si fqinj e komshi në Ballkan, por nuk kanë biseduar për ndarjen e Kosovës për arsyese Aleksandri i Beogradit nuk e pranon Kosovën të ndarë, por e don me e gllabëruar të tërë, të pandarë. Ka dashur edhe Shqipërinë, Janinen, Thesprotinë ashtu si Car Stefan Dushani i Krajl Georgoviçit, por e ka ndaluar dhe do ta ndalojë vigan vitali Edi Rama i ndihmuar, i mbrojtur, i perkrahur nga Amerika mike besnike, Gjermania Bavarike, Anglia Atllantike, Franca Oqeanike, Austria historike, Italia Adriatike dhe Turqia Bosforike.

Kjo mrekulli shembullore duhet të na gëzojë dhe jo të na hidhërojë, ashtu si është hidhëruar S. Berisha dhe letrarët e armatës mediatike Larasha, A. Nesho, A. Bushati, A. Bejtja, A. Shkullaku, M. Marku. A. Gjekmarkaj, F. Zekthi, A. Baci, K. Mehmeti dhe të tjerë.

Në vitin 2013, Sali Berisha u largua si kryetar i partisë demokratike, por u zhyt, u rrëzua, u mbërthye në kthetrat e armatës letrare mediatike Larasha, u përlyt, u shtrëngua në ingranazhet e shamatës langare politike zuzare Basha.

S. Berisha i lodhuri, i përpëlitur tetë vite duke sajuar e trilluar mberthecka kundër multi miliarderit hebraiko Amerikan Georgi Soros bujar e humanist i betuar për të financuar modernizimin në Shqipërinë e epokës triumfatore.

Unë kam fakte konkrete të dobishme, për investimet e vlefshme të Sorosit dashamirës i popullit shqiptar.
Do ti rreshtoj në tregimet në vijim, por sot theksoj: Sa mirë do të ishte sikur të tërë investitorët Amerikanë dhe Europianë të ishin si i drejti Soros fisnik, solid kollos.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

TIRANË, MAJ 2021