Fjalë e vepër i ka nji

0
127
Rasim Skana

Fjalë e vepër i ka nji

Kushtuar lurianit Rasim Skana, me banim në Itali

Nga Gëzim LOKA

Rasim Skana ky bir Lure
Në Itali jetën e ngriti
Derë lufte, prag pune
Dinjitetin vetes ia rriti.

Bazë lufte, shpi dëshmori
Shqiptarinë e ka në gen
Në mërgim rrugën e mori
Ikën ma t’ mirët nga ky vend.

Por për Lurë e për lurianë
Digjet prush zemra e tij…
Pyet ku janë e ku nuk janë
Përcjell mallë e dashuri…

Rasim Skana ky bir Lure
I rreh zemra për atdhe
Për atë truall aromë lule
Për atë prag ka ka le…

Fjalë e vepër i ka nji
I urtë e fisnik me besë
Në çdo fjalë ka urtësi
Në çdo hap ka qëndresë…

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar