Nënë Tereza e dinte pse po përdorej nga Tirana!

0
235
Nënë Tereza

Intervistoi Ben Andoni, JavaNews.al

Në këtë intervistë për “Milosao”, një nga studiuesit më të mirë të saj, shqiptaro-britaniku Gëzim Alpion më hapur autoriteti më i lartë akademik, që i është kushtuar figurës së saj në Evropë, rrëfen problematikën me të cilën është përballur figura e saj.

Për një sërë arsyesh, ku veç anës intelektuale dhe duke jetuar për shumë vite jashtë vendit ai e ka pasur jo shumë të vështirë të rrëfejë për figurën e saj dhe lidhjen me shqiptarët. I ka kushtuar disa punë shumë cilësore, ndërsa ka shpjeguar dhe simbolikën e vështirë të Nënë Terezës me vendin e saj. Në të ardhmen po përgatit përballjet e sa me besimin dhe spiritualitetin, një sfidë e vërtetë dhe shumë e përfolur.

“Rëndësia simbolike e Nënë Terezës, për një numër arsyesh, akoma nuk është kuptuar dhe përdorur me efikasitet sa duhet nga shqiptaret. Megjithatë, kjo nuk do te thotë se ajo nuk ka ndikim tek ne. Pavarësisht përkushtimit dhe glorifikimit shpesh here sa bajate aq edhe infantil nga disa admirues të saj, si dhe përpjekjet sa mëndjeshkurtëra po aq edhe dashakeqëse të disa personave dhe qarqeve për ta denigruar atë, Nënë Tereza ka pasur dhe vazhdon te ketë një ndikim te mire nder bashkëkombësit e saj të cilët, me të drejtë, krenohen me të edhe përse nuk janë plotësisht në gjendje ta artikulojnë se ku pikërisht konstatojnë vlerat e saj për ne dhe, po aq e rëndësishme, se çfarë ndikimi pati tabani i saj kombëtar dhe familja ne formimin e saj si individ dhe si ikone spiritualiteti dhe bamirësie”.

I nderuar z. Alpion, kontributi juaj nga bota shqiptare për të treguar një përmasë të madhe të Nënë Terezës, është mbresëlënës dhe tejet i lavdëruar. Jo thjesht për argumentet por edhe përballjen me dyshimet për misionin e saj. Në mendimin tuaj, pse nuk mundet ta emancipojë figura e saj, shqiptarin e shekullit të XXI?

“Asnje figure e vetmuar, as Nënë Tereza, nuk mund te emancipoje nje komb. Ky nuk është qellimi i personave te permasave te tilla, pasi ata jane ne thelb ego-centrik. Rendesia e figures dhe veprimtarise se Nene Terezes jane te nje natyre simbolike. Kjo simbolike duhet kohe te kuptohet dhe pervetesohet.

Rendesia simbolike e Nene Terezes, per nje numer arsyesh, akoma nuk është kuptuar dhe perdorur me efikasistet sa duhet nga shqiptaret. Megjithate, kjo nuk do te thote se ajo nuk ka ndikim tek ne. Pavaresisht perkushtimit dhe glorifikimit shpesh here sa bajate aq edhe infantil nga disa admirues te saj, si dhe perpjekjet sa mendjeshkurtera po aq edhe dashakeqese te disa personave dhe qarqeve per ta denigruar ate, Nënë Tereza ka patur dhe vazhdon te kete nje ndikim te mire nder bashkekombesit e saj te cilet, me te drejte, krenohen me te edhe perse nuk jane plotesisht ne gendje ta artikullojne se ku pikerisht konstatojne vlerat e saj per ne dhe, po aq e rendesishme, se cfare ndikimi pati tabani i saj kombetar dhe familja ne formimin e saj si individ dhe si ikone spiritualiteti dhe bamiresie.

Ky është objektivi kryesor ne librin tim Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj) qe do te botohet ne vitin 2020”.

Cilat janë teoritë kundër saj, që jetojnë ende në botë dhe cilët janë pas tyre?

“Sic cdo personalitet i kalibrit te saj, edhe Nënë Tereza kishte dhe vazhdon te kete kundershtare. Kur ishte gjalle, ne Indi, keta kundershtare vinin nga rradhet e urdherave fetare qe vepronin atje dhe vecanerisht nga drejtuesit e urdherit te Loretes, te cilet nuk e falen kurre qe i ‘braktisi’ ne vitin 1949 per te hapur kongregaten e Misionareve te Bamiresise sipas vizionit qe kishte ajo per rolin qe Kristianizmi, vecanerisht Katolicizmi, duhet te luanin ne Indine qe sapo kishte fituar pavaresine nga Britania e Madhe.

Po keshtu, Nënë Tereza pati qe ne fillim kundershtare edhe ne rradhet e Kishes Katolike ne Indi dhe deri diku edhe ne Vatikan, si rezultat i mendesise patriarkale qe e karakterizonte atehere, dhe deri diku edhe tani, kete institucion, personeli i te cilit është nje me dy ne favor te muregeshave, roli dhe sakrificat e te cilave akoma nuk vleresohen sa duhet edhe sot.

Nënë Tereza befasoi dhe coroditi drejtuesit e Kishes ne Indi dhe Rome me vizionin e saj revolucionar qe ajo e artikulloi qarte ne mesin e viteve 1940-te.

Megjithese Kristianizmi ne Indi u prezantua nga Apostulli Thoma, kjo fe nuk ka bere progres ne kete vend, ku vetem dy perqind jane te krishtere. Nje nga ngercet e ketij besimi fetar ne Indi vjen nga influenca negative qe ka pervetesuar nga sistemi i kastave dhe vecanerisht trajtimi denigrues i atyre qe quhen ‘untouchables’.

Nënë Tereza, qe ne fillim te misionit te saj bamires, theksoi se do tju qendronte prane njerezve te braktisur dhe te stigmatizuar nga sistemi i kastave apo semundjet me stigme sociale. Ne kete aspekt, ajo predikoi dhe aplikoi nje besim sipas shembullit te Krishtit.

Nënë Tereza hasi ne resiztence, megjithese jo gjithmone te hapur, ne Indi edhe nga misionare, kristiane si dhe te feve te tjera, te cilet ndonjehere, deri diku me te drejte, mendonin se vemendja dhe perkrahja qe autoritetet ne Bengalin Perendimor dhe qeverine federale ndaj saj ishte jo ne proporcion me shkallen dhe efektin e punes se saj, dhe sepse kjo, disi, eklipsonte dhe nenvleftesonte punen e tyre bamirese.

Po keshtu, nuk duhet nenvleftesuar opozita nga nacionalistet hindusite qe e shikonin aktivitetin dhe vazhdojne ta kundrojne traditen e saj si kercenuese per Hinduizmin si fe dominuese ne Indi.

Megjithe keta kundershtare, deri ne fillim te viteve 1990-te, Nënë Tereza konsiderohej ne bote si nje nga ikonat globale te spiritualitetit dhe bamiresise te cilen ishte marrezi ta kritikoje. Kjo ndryshoi kur gazetari britanik Christopher Hitchens e akuzoi Nene Terezen si person qe siguronte fonde per Vatikanin, dhe si njeri qe ishte ne shoqerine e te korruptuarve dhe despoteve. Hitchens, gjithashtu, e kritikoi ate per ate qe ai e quente ‘neglizhence’ nga ana e kongregates se saj ndaj te braktisurve qe ishin nen kujdesin e tyre, dhe se qellimi i kesaj muregeshe ishte kryesisht proselitizimi. Urrejtja e Hitchens ndaj Nene Terezes shkonte deri ne marrezi, sidomos kur ai u shpreh se ajo duhej gjykuar per ‘krime kunder njerezimit’.

Ne studimet e mija, une e kritikoj Hitchens per akuzat e pabazuara ndaj Nene Terezes dhe theksoj se vitrioli i tij ne adrese saj duhet shikuar ne prizmin e ateizmit fanatik qe e karakterizoi ate deri ne fund te jetes. Po keshtu, une kam kritikuar edhe kundershtare te tjere me ze ne Perendim, si Richard Daëkins dhe Germaine Greer, te cilet e kane kritikuar dhe sharre ate pa ndonje studim te mirefillte.

Une jam treguar me i kujdesshem ndaj kritikeve te Nene Terezes ne Indi sepse gjate vizitave atje kam vene re se jane te lenduar, mejithese jo gjithmone me te drejte, nga vemendja qe mediat boterore i kushtojne pergjithesisht aneve negative te Indise, duke lene pas dore progresin e dukshem qe ky vend ka bere ne 70 vitet e fundit si shtet i pavaruar. Sipas tyre, Nënë Tereza ishte pergjegjese per imazhin negativ te Indise dhe vecanerisht te Kalkutes ne bote.

Pas vdekjes se Nene Terezes, kritika kryesore ndaj saj është rreth ‘nates se erret te shpirtit’ (nje eufomizem per ‘mungesen e besimit ne ekzistencen e Zotit’), nga e cila ajo vuajti deri ne fund, por per te cilen publiku nuk dinte asgje deri ne dekaden e pare te ketij shekulli. Kundershtaret e Nene Terezes a kane perdorur kete aspekt te spiritualitetit te saj per ta akuzuar per hipokrizi, duke mos e kuptuar se besimtaret me te perkushtuar jane edhe dyshuesit me te mëdhenj”.

Nga mendoni se buroi ai shpirt aq i madh paqtimi i saj në botë?

“Nje nga vecorite e Nene Terezes është se, pavaresisht trazires shpirterore, ajo gjithmone foli dhe veproi per paqen, bamiresine dhe dinjitetin njerzor.

Nje personalitet merkurial si Nënë Tereza nuk vjen shpesh por nuk është edhe nje koincidence. Ne studimin e ri te lartpermendur, une argumentoj me fakte te reja se perkushtimi i saj ndaj Krishtit dhe dyshimet ne ekzistencen e Zotit, dyshime nga te cilat nuk u kurrua kurre, aftesia e saj per tu pranuar me krah hapur ne nje vend ku dominojne hinduistet, nga te gjitha fete dhe qeverite me orientime te ndryshme politike, perfshire marksistet e Bengalit Perendimor, me te cilet ajo pati marredhenie te shkelyqera, predikimi i saj i vazhdueshem per te falur, si dhe tipare te tjera, qe ajo shpalosi gjate karieres se saj 69-te vjecare si misionare, kuptohen me mire po qe se i shikojme ne kontekstin e saj qe une e quaj ADN-ja kulturore dhe shpirterore e kombit tone si dhe te influences se madhe qe rrethi familjar paten ne formimin e saj gjate 18 viteve qe kaloi ne Shkup.

Dekodizimi i kesaj ADN-ja, sado i komplikuar, është i domosdoshem, dhe une uroj dhe shpresoj se do te perdoret per te studjuar me themel personalitete te tjera historike me origjine pellasgo-ilire-shqiptare. Ne jemi nje popull qe kemi harruar dhe percudnuar gjenezen antike. Kombet e tjera e sajojne lashtesine; ne e kemi dhe e injorojme deri ne percudnim.

Nene Terza, une argumentoj ne studimin e ri qe permenda me lart, është nje damar qe na lidh me lashtesine qe duhet ringjallur”.

Çfarë veçoni nga tiparet e saj që do ta dallonin mes misionarëve katolikë dhe si arriti të imponohet ajo?

“Nënë Tereza kishte disa tipare qe e dalluan ate nga misionaret e tjere. Une do te permend vetem tre tipare qe i trajtoj ne detaje ne monografine e re.

Se pari, qellimi kryesor perse Nënë Tereza zgjodhi Indine si destinacion nuk ishte tju sherbente te varferve. Ajo zgjodhi kete vend te larget me shprese se atje do te gjente Zotin duke u qendruar prane te varferve.

Ajo u deziluzionua kur mesoi se, ndryshe nga c’kishte menduar ne Shkup, urdheri i Loretes kishte si orientim kryesor arsimimin e vajzave te aristokracise indiane dhe nga vende te tjera aziatike. Kjo, se bashku me diskriminin qe ajo perjetoi, nga 1929 deri ne vitin 1949, si rezulat i origjines se saj etnike, nga motrat Irlandeze qe drejtonin urdherin e Loretes ne Kalkuta, bene qe ajo te largohej nga ky urdher.

Nje tipar tjeter dallues i Nene Terezes është se ajo krijoi nje urdher te ri fetar ne nje kohe kur Vatikani po i mbyllte ato, krysisht per mungese fondesh. Urdheri i Nene Terezes nuk do te varej financiarisht nga Vatikani apo ndonje ent tjeter fetar, biznesi apo shteteror. Ajo u shpreh qe ne fillim se ajo dhe Misionaret e Bamiresise do te jetonin vetem me donacione, qe njerezit do tju falnin vullnetarisht. Nënë Tereza nuk lejoi asnjehere te beheshin aktivitete ne emer te saj per te siguruar fonde. Kur mesonte se kjo ndodhte, ajo nuk i kursente kritikat e ashpra qe nje gje e tille te mos perseritej. Kjo qe nje metode revolucionare qe rrezonte cdo argument te kundershtareve kishtare ne Indi dhe Rome ndaj urdherit te ri. Pavaresia finaciare e mundesoi Nene Terezen te ndiqte deri ne fund me integritet dhe perkushtim qellimin e saj per tju sherbyer te varfereve pa kushte.

Se treti, Nënë Tereza perballej me autoritetet, kushdo qofshin ata, deri sa te siguronte ate qe kerkonte. Keshtu, per shembull, ne vitin 1948 ajo ju dha ultimatum autoriteteve kishtare se ne qofte se ata nuk e lejonin te hapte urdherin e saj, ajo do te pushonte se qenuri murgeshe dhe do te vazhdonte aktivitetin bamirese mes te varferve te Kalkutes si nje grua e thjeshtë”.

Juve keni zbërthyer shumë elementë të misionit të saj, por mbi të gjitha Nënë Terezën, njeri. A keni pasur ndonjëherë personalisht dyshime për figurën e saj?

“Me figuren e Nene Terezen po merrem per qellime studimore pothuajse per dy dekada. Ne fillim mendoja se per te do te shkruaja vetem nje studim ne lidhje me debatin qe filloi ne prag te lumnimit ne 2003 rreth kombesise se saj, qe botua ne 2004. Qe nga ajo kohe Nene Terezes i kam kushtuar me shume kohe se cdo projekti tjeter studimor.

Me botimin e monografise Mother Teresa: Saint or Celebrity? (Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?) ne 2007 mendova se nuk do te merrem me me figuren e saj. Reagimi pozitiv ndaj librit nga kritiket si dhe botimi disa muaj me vone, po ate vit, i letrave personale te Nene Terezes, ku gjeta material te mjaftueshem per ate qe kisha degjuar fillimisht ne vitin 2001, se Nënë Tereza vuante nga ‘nata e erret e shpirtit’ e kuptova se do te jem ne shoqerine e kesaj murgeshe edhe per disa kohe.

Ne vitin 2011 per here te pare hasa ne informacion te panjohur per Nene Terezen per te cilin nuk mund te flas deri sa te botohet libri i ri vitin qe vjen. Ky detaj beri qe une te merrem me figuren e Nene Terezes nga nje kendveshtrim i ri per 8 vjet. Ne kete studim une shpalos per here te pare figuren e Nene Terezes si nje person privat qe nga femijeria.

Ne keto studime jam perpjekur te nxjerr ne pah kompleksitetin e figures se Nene Terezes te cilen e kam hulumtuar gjithmone pa paragjykime. Ne studimet qe jane botuar dhe ato ne proces ka raste kur une nuk jam dakord me disa aspekte te predikimeve te saj, vecanerisht per pranimin nga ana e saj e rolit sekondar te murgeshave ne hierarkine katolike, kundershtimet e saj, ndonjehere edhe absurde, ndaj abortit, dhe distancimi i saj nga kombi shqiptar edhe kur angazhimi i saj, sado modest, ishte i justifikueshem, etj.

Qellimi im nuk është te mbroj Nene Terezen. Personalitete te kalibrit te Nene Terezes nuk kane nevoje te mbrohen. Ata duhen studjuar me objektivitet pasi, pavaresisht aspekteve kontraversale qe i karakterizojne dhe qe jane te paevitueshme, ata jane figura me influence te vazhdueshme”.

Si ka qenë përballja e saj me çështjen politike shqiptare në botë?

“Kjo është nje nder ceshtjet me sensitive qe trajtoj ne librin e ri, megjithese kete teme e kam prekur deri diku edhe ne monografine e 2007-tes. Nënë Tereza, kur ajo e shikonte te arsyeshme, ishte edhe nje ‘murgeshe politike’. Megjithate, aspekti politik i misionit te saj ishte i nje natyre tjeter nga ai i mikut te saj, polakut Gjon Pali II, i cili ishte me fat qe papati i tij u perkrah nga nje personalitet fetar karizmatik i kalibrit te saj.

Ndryshe nga Gjoni Pali II, Nënë Tereza nuk perdori gjuhe agresive kunder komunizmit. Sic permenda me lart, ajo kishte marredhenie shume te mira me qeverine marksite te Bengalit Perendimor per nje periudhe te gjate. Ajo u lejua te vizitoj Bashkimin Sovjetik, Kinen, dhe Kuben gjate sundimit te Kastros.

Po keshtu, per nje numer arsyesh qe une i trajtoj me objektivitet ne librin e ri, Nënë Tereza qendroi jo vetem larg politikes shqiptare po edhe asaj ballkanike gjate Luftes se Ftohte”.

A ka pasur mundësi emigracioni anti-komunist ta përdorte figurën e saj dhe pse nuk arriti ta bënte një gjë të tillë?

“Perpjekje nga emigracioni anti-komunist per ta perdorur Nene Terezen dhe figuren e saj jane bere. Nënë Tereza nuk mund te kontrollonte se kush e perdorte emrin e saj. Por, sic permenda me lart, ajo nuk u prononcua kurre hapur kunder regjimit komunist.

Nënë Tereza e evitoi konfrontimin me Enver Hoxhen per disa arsyje personale, te cilat i trajtoj ne librin e ri.

Megjithate, arsyeja kryesore se perse ajo nuk ju kundervua regjimit komunist shpjegohet me shpirtin e saj te madh, gje qe e tregoi vecanerisht kur vendosi lule ne varrin e Enver Hoxhes gjate vizites se pare ne Shqiperi ne 1989. Ky akt simbolik perben thelbin e filozofise se kesaj gruaja fisnike qe predikoi gjithmone ate cfare ajo aplikoi vete”.

A mundet figura dhe misioni i Nënë Terezës të zbusë imazhin negativ që ka kudo kisha katolike nëpër botë?

“Nënë Tereza doli si personaliteti i rendesishem fetar ne nje kohe te veshtire per Kishen katolike. Kur mediat filluan te shkruajne fillimisht per te ne Kalkuta per here te pare ne vitin 1949 dhe me vone ne Indi dhe ne mbare boten, reputacioni dhe statusi i Selise se Shenjte ishin demtuar rende nga marredheniet e ketij institucioni me Musolinin dhe Hitlerin.

Ne kete drejtim, Nënë Tereza ishte nje dhurate per Vatikanin. Ajo qe e beri ate nje personalitet fetar me nje popullaritet global është se predikimi dhe aktiviteti i saj rezononin jo vetem ne Indi dhe vende te tjera te pazhvilluara dhe ne zhvillim po edhe ne Perendimin afluent.

Ne saj te Nene Terezes, Katolicizmi u be perseri nje fe gjitheperfshirese, nje fe humane, nje fe ku ne qender ishte perseri, si ne fillimet e besimit Kristian, njeriu i pashprese.

Qe ky njeri i braktisur gjeti mbështëtje tek Nënë Tereza, nje shpetimtare qe vete nuk besonte tek Zoti, e ben kete murgeshe nje persenofikim te Krishtit, i cili po ashtu, ne nje nje moment te caktuar dyshoi se Zoti e kishte harruar”.

Juve keni qenë i ftuar vazhdimisht në mediat britanike dhe nëpër botë për të folur për figurën e saj. Cilat kanë qenë përballjet më të vështira për të sqaruar figurën e saj?

“Ne cdo universitet qe jam ftuar ne vende te ndryshme nuk kam pasur asnje perballje te veshtire. Kjo, sepse ftesat iniciohen nga akademike te cilet, pavaresisht se nuk me njohin personalisht, jane te mire informuar rreth studimeve te mija si dhe objektivitetin, skrupulozitetin dhe sensitivitetin me te cilin une e trajtoj figuren e Nene Terezes, Katolicizmin dhe ne pergjithesi tematiken e besimeve fetare.

E njejta gje është edhe me mediat. Reporteret sillen gjithmone me kortezi. Nuk me ka ndodhur kurre qe prononcimet e mija te mos botohen apo transmetohen saktesisht.

Kur vendosa te hulumtoj figuren dhe punen e Nene Terezes para dy dekadash, numri i librave, kryesisht te natyres biografike dhe hagiografike, rreth saj ishte shume i madh ne disa gjuhe. E megithate, jeta e Nene Terezes ne kete mori botimesh është trajtuar shpesh ne menyre siperfaqesore, te cunguar, tendencioze si dhe nga nje perspektive ekzotike.

Elementi biografik ne botimet dhe studimet e mija ne proces dhe ato ne vazhdim është i rendesishem. Megjithate une nuk jam biograf i Nene Terezes. Qellimi im qe ne fillim ka qene ta bej Nene Terezen nje subjekt serioz ne Shkencat Sociale, kryesisht ne sociologjine e fese, gje qe kam arritur ta realizoj duke bere studime shume-disiplinore dhe nder-disiplinore.

Ne kete drejtim, kam hasur rezistence, te cilen nuk e prisja, nga qarqe te ndryshme si botuese dhe akademike. Megjithate, pas 20 vjetesh pune, bota akademike, qe është nga natyra elitiste dhe shpesh edhe konservatore, me ne fund po e pranon se Nënë Tereza është nje figure qe duhet studiuar me te njejtin seriozitet dhe perkushtim qe e meriton nje figure e kompleksitetit, kalibrit dhe infuences se saj. Per kete rezistence do te flas me gjate ndoshta pas disa vitesh”.

Pse Shqipëria nuk e bën ende dot të vetën realisht simbolikën e saj?

“Shqiptaret nga natyra jane humane por ne po jetojme ne kohe jo humane. Është e vertete ajo qe thuhet se ne dekadat e fundit, koha po punon per shqiptaret. Per fat te keq, shqiptaret, tani kur duhet, nuk po punojne si dhe sa duhet per kombin.

Me sakte, ky është mekati i kastes politike si ne Shqiperi, qe nga fillimi i viteve 1990-te, dhe ne Kosove, qe nga shpallja e pavaresise.

Shqiptaret jane krenar per Nene Terezen, dhe kjo krenari e ligjshme po behet edhe me e kuptimshme tani qe informacioni per te është shtuar”.

Në frymën e ideve politike të shekullit të XX, përplasjeve të mëdha të Totalitarizimit dhe Liberalizmit, a pati vend për frymën kristiane të personaliteteve si ajo?

“Ishte e veshtire te mos e duash apo te pakten te mos e respektoje Nene Terezen ne nje periudhe kaq komplekse si shekulli i njezet. Dhe kjo per disa arsyje. Ajo besonte se ne thelb, njeriu karakterizohet nga miresia, gje qe shpjegon se perse ajo predikonte gjithmone se ne duhet te falim. Ajo vete nuk beri asnje armik. Ajo ishte mikeshe e njerzve me influence, jo vetem se besonte se edhe me te korruptuarit mes tyre mund te reformoheshin, po edhe sepse pa ndihmen e tyre ajo nuk mund tju sherbente te varferve. Nënë Tereza ishte gjithmone pragmatiste.

Keto aspekete te filozofise dhe aktivitetit te saj e bene ate te ngjallte interes dhe fitonte simpati ne boten e pa zhvilluar, ne zhvillim dhe te zhvilluar.

Per keto arsyeje, edhe pse ajo nuk e fshehu kurre perkushtimin ndaj Krishtit dhe Selise se Shenjte, sic permenda me lart, ajo u mireprit edhe ne disa vende te kampit socialist.

Shqetesimi qe ajo shprehu per te varferit ne boten perendimore, dhe vecanishte per ‘varferine e vetmise’, qe ajo vuri re se prekte te moshuarit e braktisur nga te afermit, dhe njerezve qe vuanin nga semundje me stigme sociale, e bene Nene Terezen nje figure apostolike edhe ne metropole si Nju York dhe Londra.

Nënë Tereza luajti nje rol te jashtezakonshem per humanizimin e fese ne pergjithesi dhe vecanerisht Katolizimi ne postmodernizmin e fragmentuar. Kjo grua qe e nxorri Krishtin nga konventat e urdherave fetare te Kalkutes ne fund te viteve 1940-te, e beri kete ne nje menyre te tille qe nuk perbente kercenim per fete e tjera dhe qarqet e ndryshme politike”.

Pse e bëri paktin Shqipëria Socialiste me figurën e saj në fund të periudhës së drejtimit të vendit?

“Rregjimi komunist, qe e kishte injoruar Nene Terezen me dekada, kur po i vinte fundi, ishte i interesuar te ‘mirepriste’ murgeshen jo se, me ne fund, e kuptoi se nje qendrim i tille ndaj saj ishte cmenduri por per t’i percjellur nje sinjal botes demokratike nepermjet ikones me te shquar humaniste te koheve moderne se, edhe ne Shqiperi, gjerat po ndryshonin.

Per fat te keq, si gjithmone, edhe ne kete rast, ndryshimet politike ne Shqiperi ishin te imponuara, te vonuara, dhe te cunguara. Demokracia amulli dhe tranzicioni i stergjatur qe po kalon Shqiperia jane tregues te ketij fenomeni. Kasta komuniste, qe farketoi diktaturen ne Shqiperi, polli nje shpure qe nuk kishte as oreks as vizion te sillte demokracine e vertete.

Vizita e pare e Nene Terezes ne Shqiperi ne vitin 1989 ka simboliken e saj sepse shenoi fillimin e shembjes se diktatures. Kete e kishte shume te qarte Ramiz Alia edhe pse regjimi mbeti brutalisht diktatorial deri ne fund.

Nënë Tereza e dinte se po ‘perdorej’ nga Tirana, por per ate kishte rendesi qe ajo po kryente me sukses edhe kete mision qe i kishte ngarkuar miku i saj Papa Gjon Pali II, si dhe per te realizuar dy objektiva personale: te vizitonte varret e nenes dhe motres qe kishin vdekur ne Tirane ne fillim te viteve 1970-te, si dhe te hapte shtepi per motrat e saj, ashtu sic kishte bere ne shume vende te tjera te botes qe nga viti 1967”.

Do të vazhdoni punën e mëtejshme për të? A ka ende për të zbuluar nga figura e saj?

“Me Nene Terezen besoj se do te merrem edhe per pak kohe. Ne vitet ne vazhdim do te ndalen ne disa aspekte te spiritualitetit te saj, nje ceshtje sa sensitive po aq e komplikuar qe duhet trajtuar me pergjegjesi dhe sensibilitet”. (Milosao)

* * *

Dr. Gëzim Alpion – Biografi e shkurtër

Lindur në Shqipëri në vitin 1962, Gëzim Alpion studjoi në Universitetin e Kajros nga 1985-1993. Në vitin 1997, Alpion mbrojti Doktoratën në Universitetin e Durhamit në Angli. Ai ishte lektor në Universitetet Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Neëman në Angli para emërimit në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit në 2005.

Alpion ka shërbyer si ekzaminues doktoratash në universitete të mirënjohura në Indi, i Programit të Sociologjisë në Universitetin York St John në Angli, i Shkencave Shoqërore për Komisionin e Arsimit të Lartë të Maltës, dhe anëtar bordi i disa revistave akademike, përfshirë ‘Celebrity Studies’ (Routledge).

Alpion është vlerësuar nga kritika botërore si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i Shën Terezës së Kalkutës, ‘themeluesi i Studimeve për Nënë Terezën’, dhe ‘një ndër njohësit më inteligjent dhe më të mprehtë i kulturës shqiptare në botë’.

Botimet e tij kryesore përfshijnë studimin e mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’, qe u botua nga Routledge në Oksford dhe Nju Jork në 2007, Nju Delhi në 2008, dhe Salerno Editrice në Romë po atë vit. Ndërsa libri i tij ‘Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’ pati botimin e katërt nga Routledge në 2017 pas tre edicionesh nga botues të tjerë në Amerikë dhe Indi. Dramat e tij – ‘Vouchers: A Tragedy’ dhe ‘If Only dhe Dead Could Listen’ – që u shfaqën me sukses me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë në disa qytete angleze në 2002, 2006 dhe 2008, u botuan në Angli dhe Amerikë në 2002 dhe 2006. Disa studime të Alpion janë botuar nga SAGE Publications, University Press of America, dhe Breëin.

Monografia e re e Alpion ‘Mother Teresa: The Saint and Her Nation’ do të botohet nga Bloomsbury në London, Oxford, Neë York, Neë Delhi dhe Sydney në 2020.

Kjo është një listë e disa prej revistave shkencore që kanë botuar punimet e Alpion: ‘Continiuum: Journal of Media & Cultural Studies’, ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’, ‘Celebrity Studies’, ‘The Revieë of Communication’, ‘Islam and Christian-Muslim Relations’ (Routledge), ‘Studies in Religion/Sciences Religieuses’ (SAGE Publications), ‘International Journal of Public Theology’ (Brill), ‘Journal of the Royal Anthropological Institute’ (Ëiley-Blackëell), ‘Scope: Journal of Film Studies’ (University of Nottingham), ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’ (Johns Hopkins University Press), dhe ‘Film Buff: An International Film Journal’.

Artikujt e Alpion janë botuar në një numër gazetash ndërkombëtare si ‘The Guardian’, ‘The Independent’, ‘The Conversation’ (Londër), ‘The Hindustan Times’ (Nju Delhi), ‘The Middle East Times’ (Kajro), dhe ‘The Hürriyet Daily Neës’ (Stamboll).

Alpion ftohet rregullisht si folës kryesor në konferenca ndërkombëtare. Vitet e fundit, ai ka zhvilluar më se 50 ligjërata në universitete të mirënjohura në 15 vende. Ai gjithashtu ka zhvilluar turne leksionesh në Indi (2005), Amerikën e Veriut (2008), dhe Finlandë (2012).

Alpion intervistohet dhe citohet rregullisht për botimet dhe ekspertizën e tij nga agjensi lajmesh, stacione televizive dhe gazeta të mirënjohura në Britani dhe në më se 30 vende të ndryshme.

Lobimi i tij për shenjtërimin e Nënë Terezës (2014-2016), dhe ndërtimin e Rrugës së Arbërit që nga 2013 është përcjellur gjerësisht në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Alpion dhe bashkëshortja e tij Dashi, që është Careers Adviser në Universitetin e Birminghamit, kanë dy fëmijë. /l.m