“O Sali mbreti i zullumit, më në fund ta prenë masën e kostumit”

0
266
Arben Duka

Sali BerishaO Sali Berisha /mbreti i zullumit, /më në fund ta prenë, /masën e kostumit”, vargjet epike të Dukës thyejnë rrjetin: Shuplaka e parë për mallkimin e Shqipërisë

20 maj 2021

Poeti i njohur Arben Duka në rubrikën e tij të përditshme ka përcjellë një mesazh ndaj Sali Berishës, lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” si njeri të korruptuar.

Me doza të forta ironie, Duka i kujton Berishës mëkantet gjatë qeverisjes duke mos lënë jashtë vëmendjes edhe aleatin e tij Ilir Meta.

Më poshtë po përcjellim vargjet e plota të poetit të pasqyruara në gazetën DITA.

SALI – MBRETI I ZULLUMIT

O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!

Sot u bë e kryer,
që të zuri flama,
për këtë me kohë,
ka punuar Rama!

Kur të thosh me tallje,
o yll i karvanit,
po ta mbajti suma,
kalo oqeanin!

Menduam se Rama
Të harroi o trim
E mbajti premtimin
Menduam gabim

Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!

Me ty u sos puna,
të futën në thes,
ç’do bëhet me tjetrin,
që për tyja vdes!

Na thotë – se Saliun,
e kam debulesë,
ndaj sot i ka ikur,
fare mëndje e kresë!

Me sa duket letrat,
po ja bëjnë gati,
që mos ndahi kurrë,
o Sali lugati!

Shqiponjat e malit,
janë bërë si trumcaku,
për të nusëruar,
nga vjeshta tek SPAK-u!

Amerikë e Madhe,
s’të vret me raketa,
se dhe peshkaqënët,
di t’i kapë me rrjeta!

Zgjedhjet s’kanë mbaruar,
o Sali kodoshi,
mos e merr mandatin,
si ç’e bëri Doshi!

Dhe Doshi-një ëngjëlll,
është para teje,
ti do jesh një humbës,
prej kësaj beteje!

Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!

Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!

Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!

Në sistemin “bis”,
vetëm nuk do jesh,
atë “debulesën”,
aty do ta kesh!

Në një dhomë të vogël,
do jenë dy të marrë,
do këndojnë këngën:
Baftjar-o Baftjar!

Ti mbase s’e di,
që është kënga ime,
thonë që të ndihmon,
nëpër izolime!

Se s’paske akuza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra krime!

Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo krim të mundshëm,
Sali e ke bërë!

Burimi: GazetaTema.net