Si është e mundur që Rusia paskësh mësuar shkrim-leximin nga Maqedonia (?!)

0
281
Abdulla Mehmeti - Kirili dhe Metodi

Porosi me shkas

Ambasada e Rusisë në Shkup e ka uruar 24 majin-dita e kujtesës historike për vëllazërit Kirili dhe Metodija dhe kjo është bërë shkas i reagimit të deputetit bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambaski, i cili ka thënë se etnia maqedonase është themeluar në vitin 1945 në Moskë.

Në urimin për festën e 24 majit dhe çështja e etnisë (maqedonase), thuhet se presidenti rus Vladimir Putin, paskësh thënë me “admirim” se shkrim-leximi ka ardhur në Rusi nga Maqedonia(sic!).

Kujt i shërben kjo propagandë e qarqeve të Rusisë karshi Ballkanit, kur dihet se “gjuha maqedonase” është formuar në vitin 1945, kur në rrethin e Velesit janë marrë disa fjalë të vjetra dhe bashkë me fjalorin bullgar e kanë bër për veti një “fjalor të gjuhës maqedonas” disa nga intelektualët i quajtur maqedonas në Shkup.

Është e vërtetë shkencore nga rrafshet e gjuhësisë evropiane dhe të institucioneve shkencore dhe akademike në Bullgari se nuk ka gjuhë maqedonase dhe “etnia maqedonase” është formua nga boshti pansllavistë në Moskë, Beograd dhe Athinë, për ballansim të çështjes shqiptare në hapësirën etnike të ndarë në orët e padrejtësive historike të fqinjve tanë grabitqarë.

Në pikë të ditës,diplomacia e Rusisë krijon “gjuhë dhe entitet të ri maqedeonas” për qëllimet e veta karshi Ballkanit, duke harruar se analet e historisë hedhin dritë për të kaluarën dhe të tashmën e shtetit të Maqedonisë në raport me popujt tjerë të lashtë (populli shqiptarë) në hapësirën etnike.

Çikago, 25 maj 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]