Mbyllja e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë)

1
257
Qëndron Kastrati

Nga: Milazim S. Maliqi

Tejkalim i kompetencave të zyrtarit shtetëror krijon krim dy fish
“Sprej” syve të fëmijëve, qirinjtë e kishës, aktakuza …

A dërgoi kënd tinëzisht në kishën e Shipashnicës për të e dëmtuar me qëllim të diskriminimit të banorëve të këtij vendbanimi i cili që nga ekzistenca e këtij fshati “Shipashnica e Epërme dhe e Poshtmja” gjithmonë kanë pasur familje të mrekullueshme me plot edukatë dhe urtësi sikur shumica absolute e banorëve të kësaj komune me të cilën eksperimentuan të sëmurit mental të nivelit Kastrati!

Lajmet që shpërndahen nga Dardana (“Kamenica”) në çastet e fundit tregojnë hapur se thesit po i lidhet gryka. Personazh kryesor i këtyre efekteve përsëri i ashtuquajturi “kryetar” komune apo psikopati maniak: Qëndron Kastrati?

Dërgimi i një lloj inventari në ditë pushimi (të dielën:23.05.2021) për çerdhe në Shipashnicë të Poshme po del se është skenar i përgatitur me qëllim të provokimit të situatës. Sikur kjo nuk mjaftoi sepse dikush nga policët përdori edhe “sprej” në sy të fëmijëve dhe i krisuri Qëndron Kastrati (sipas të gjitha gjasave) për të shpëtuar të dërguarin e tij polic (sigurisht minimizuar efektin e këtij krimij ndaj fëmijëve) dërgoi dikë fshehurazi për të rrëzuar raftin që paska mbajtur qirinjtë e ndezur në kishë!n e po të kitij fshati!!

Në të njëjtin termin kohor ky psikopat paska deponuar edhe kallëzim penal edhe ndaj disa prindërve të fëmijëve: Z. Bujar Fera, Z. Kadri Rahimaj, Z. Blerim Shabani si dhe Feim Maliqi por edhe avokatit të nderuar të kësaj ane Z. Besim Osmani dhe aktivistin për të drejtat e fëmijëve si dhe gazetarit lokal të portalit “TeleKomuna” Z. Lavdim Klaiqi!

“Do të bindeni se ky gjyq është i ngritur kundër kriminelit Esat Pasha”; e tha Avni Rrustemi në gjykatën e Parisit dhe ashtu doli!

Një nga kriminelët shqipfolës ndaj fëmijëve më me fat në historinë e shqiptarisë sigurisht se do të shënohet Qëndron Kastrati. Ai duke përdorin politikën klanore (mjaftë të fuqishme) dhe për faktin se shteti nuk po e merrte vetën i jep mundësi këtij të sëmuri mendor mundësi eksperimentimi me fëmijët e kësaj komune pa pëlqimin e prindërve të tyre (sa për ilustrim: sipas informatave që kemi ai nuk posedon fëmijë të tij fare por as grua me kushte ligjore por as vendbanim real në këtë komunë. Vendbanimi i tij i përhershëm thuhet se është diku në Prishtinë).

Këtu ai tejkalon të drejtën e ligjit për vetëqeverisjen lokale duke urdhëruar mbylljen e shkollave shqipe i bazuar vetëm në këtë të drejtë duke harruar se pa pëlqimin e komunitetit ky vendim kalon automatikisht në krim institucional!

Organet shtetërore të mbrojtjes së ligjit (sigurisht) nën ndikimin e klani ndalojnë vetëm në të drejtën e vetëqeverisjes lokale edhe pse janë të detyruara ligjërisht (në shtet normal) të këshillohet zyrtari për mos gabuar por ata ose nuk reaguan fare ase reaguan nëpër kanalet inter-ne dhe u injoruan nga kjo figurë gjeometrike!

Qëndron Kastrati duke ndier vetën “mbret” urdhëron edhe mbylljen e shkollave tjera dhe rrit numrin e viktimave fëmijë, prindërit e tyre si dhe mbarë banorët e kësaj komune.

Tani që shteti ka gjasa të rifilloj mbarë sigurisht se do këtë edhe gjykime pasi shteti më tepër ka përgjegjësi për një fëmijë se për një kryetar komune të cilit Ahtisari ka gabuar që i ka lënë këtë të drejtë!

Sigurisht se Ahtisari është bazuar në sistemin finlandez ku logjika e finlandezit me atë të Qëndron Kastratit dallon sa nata me shi e vjeshtës me ditën plot diell të korrikut!

Këtë vepër kriminale të Qëndron Kastratit tani e njohin të gjitha organet shtetërore andaj edhe pse është shumë vonë ata duhet të veprojnë.

Para Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale me të drejtë reagoi ministrja e arsimit Z. Arbërie Nagavci e cila mori përgjegjësitë e veta dhe reagoi me urgjencë që të gjithë fëmijët të kthehen në shkollë dhe mori vendimin e duhur për të pësuar sa më pak dëme fëmijët të cilët janë injoruar dhe diskriminuar nga i sëmuri mental: Qëndron Kastrati!

Vetvetiu lind pyetja: pse Qëndron Kastrati nuk e korrigjoi vetën edhe pse iu bënë ftesa nga iu dhanë këshilla falas sikur avokati i nderuar Z. Besim Osmani por edhe këshillat e Avokatit të Popullit por ai vazhdoi me të vetën!

Kjo, te prindërit bënë të dyshoj se prapa planeve të tija mund të fshihen marrëzira tjera pasi ai as që është prindër (nuk ka fëmije të vet) dhe kjo forcon bindjen e dyshimit te prindërit se qëllimet e këtij maniaku munden me pas prapavijë kriminale andaj ata këmbëngulin të mos respektojnë urdhrat e tij pasi as një urdhër i tij nuk ka mbështetje faktike juridike pos një neni mbi vetëqeverisjes lokale në të cilin ai mbështetet dhe krijon edhe shantazhe dhe kërcënime ndaj prindërve dhe mësimdhënësve të kësaj komune por edhe joshje duke iu siguruar rroga mujore me kushtin e vetëm të rrinë në shtëpi dhe të mos i mësojnë fëmijët në shkollat ku kanë punuar me vite!

Pika tjetër e mos besimit të këtij “koni” është ai se veprimet e tija përputhen plotësisht me plane e Çubrilloviçit (ata që njohin historinë e armiqve të shqiptarisë e njohin këtë plan) i cili urrente arsimin e shqiptarëve dhe kërkon mbylljen e të gjitha shkollave shqipe. Ky veprim i jep edhe epitetin “neo-çubrilloviçian” me plot meritë.

Tani procedurat shtetërore janë në fund të procesit. Shih për këtë i sëmuri mental Kastrati ka nis betejën edhe kundër Ministrisë së Arsimit dhe duke u munduar të arsyetojë planet e tij të çmendura dhe të gjej sa më shumë fajtor si armiq të tij!
Ku ka armik më të keq dhe më të poshtër se armiku i fëmijëve i llojit “Qëndron Kastrati!”?

Këta burra që nesër do të gjenden si të akuzuar do të dalin heronj nga salla e gjyqit apo nuk do të ftohen kurrë nga prokuroria dhe lënda e tyre do të përfundoj me shqyrtim të mbyllur kolegjial duke hedhur poshtë të gjitha akuzat për të mos krijuar më tepër heronj të rinj me arsyetimin e vetëm se mjaftë na dolën këta që i kemi.

As një ligj në botë (largo ata klanore dhe mafioze) nuk dënon mbrojtësin e fëmijës dhe i pari nga ata është prindi i tij.
Kryetari i komunës është i obliguar të gjej zgjidhjen e problemit të fëmijës së bashku me prindin dhe jo prindi me kryetarin e komunës!

Tani më nuk bëjnë përshtypje aktakuzat e tij pasi edhe gjykata e njeh këtë gjysmak truri. Është për keqardhje që këta heronj të fëmijëve (ndoshta të humbin pak kohë) janë të detyruar të shkojnë deri në gjykatë dhe të iu njihet edhe juridikisht heroizmi i tyre si dhe të i kompensohet puna e tyre vullnetare e Z. Besim Osmani avokat i angazhuar nga prindërit (deri sot pa pagesë ) dhe aktivistit shembull të kësaj komune Z. Lavdim Klaiqi.

Nëse ndodh një gjykim i tillë ai është gjyq i kriminelit Qëndron Kastrati që abuzoi me ligjin duke mos dashur të e njoh të drejtën esenciale për arsimimin e fëmijëve si obligimi detyrueshëm në raport me të drejtën e tij në ligjin e vetëqeverisjes lokale.

Duke aluduar nëpër disa paraqitje publike se gjykata nuk i ka “hedh poshtë” ai nuk tregon drejt pyetjen që i ka dërguar atyre por këtë e thotë më së miri Avokati i Popullit!

Me proces gjyqësor tani janë të obliguara të dalin në shesh të gjitha të palarat e një të sëmuri të tillë mental me kapacitet të mrekullueshëm mashtrimi në kutinë e votimit ; gjë që do të mbahet mend gjatë në gjithë shqiptarinë!

Kam shumë besim se edhe policia e Dardanës do të gjej edhe shkaktarin kryesor që paska “hyrë” në kishën e Shipashnicës!

Përsëri po na paraqitet: ”Epoka para gjyqit”.

Besim, Lavdim, Feim, Bujar, Kadri dhe Blerim (edhe pse këta tre të fundit nuk i kam takuar kurrë apo ndoshta rastësisht pa fiksim) ju kam lakmi bre burra që arritët deri në këtë nivel!

Respekt për ju!
25.05.2021 Milazim S. Maliqi

1 KOMENT

  1. Mizalim,

    Shumë po ofendojshe dhe shumë po paragjykojshe.

    Qendroni eshte duke u munduar qe te beje nje shkolle normale me 500 PLUS nxenesa… e jo me pase Shkolla me 15 Arsimtarë e 3 ose 4 nxenesa!!! E 5/6 puntor pastrues etj…!!!

    Shkollat me 3/4/5/6/7/ nxenesa krijojne ARUSHA ASOCIALE… sepse nxenesit nuk kane me ke te socializohen apo SHOQEROHEN. Fshatrat fatmiresisht jane zvogluar shume dhe shumica e banoreve kane dale ne qytetet e Kosoves dhe Zvicres… po mendoj nga Komuna e KAMENICES.

    Prandaj o MIZALIM… mos fol pallavra, sepse QENDRONI eshte duke bere nje pune fantastike… e jo sikur hajduqt qe ne Kosove ne fshtarat e ndryshme kane ndertuar shkolla me kapacitete prej 500 deri 800 nxenesa ….ne fshatrat ku nuk ka as komplet fshati 100 banore!!!

    QENDRONI ESHTE DUKE BERE PUNE FENOMENALE ndersa ti MIZALIM je kapak primitiv edhe ofendues….

Komentet janë mbyllur.