A e meritoi Italia vendin e parë në Eurovision?

0
197
Gazetari italian - Eurovizion

Ilir Muharremi Ilir Muharremi, kritik i artit

Eurovisioni fokusohet të veçantia , nxjer në pah atë rebelimin, atë intuitën e artit që na bën të lundrojmë nëpër kohë. Nuk janë vetëm mushkëritë e muzikës vlerë, por peformnca, dëliri, dehja ose siç kishte me thënë filozofi gjerman Friedrich Nietzche “Ndjenja e transit”, pra një vlerë që na kujton Jim Morrison-in, Jimi Hendrix-in. Muzika tingëllon si një gjuhë e një epoke të shkuar brenda një bote të re, të çuditur që shfaq imazhe sentimentale brenda në kokë përmes tingullit që të kënaq shpirtin dhe të pamurit.

Grupi italian i muzikës rok, ‘Maneskin”, i cili fitoi edicionin e 65 në Eurovision me këngën “Zitti e buoni”. Veshët tonë ishin mësuar që këtë lloj muzike ta fokusojmë vetëm në melodi sepse kjo në fakt na del gjuha e ndjenjës, e një zjarri të brendshëm, ishte melodi goditëse, e ashpër, e çmendur, një kulturë e përcaktuar që na kthen te Jimi Hendrix, një rok i rrugës, pra një realitet dhe një fuqi më e madhe se vetë muzika, pra art i rrugës me një mesazh të fortë, ndonëse gjuha e muzikës tash në këtë kohë është më e përgjithshme dhe më e fuqishme se vet melodia dhe njerzit nuk e kanë vënë re këtë.

“Zitti e Buoni” do të thotë “Hesht dhe rri qetë (sillu mirë)”, duke aluduar në një frazë që lidhet me disiplinën dhe shpesh u thuhet fëmijëve. Pra një batutë e thjeshtë, e pa vënë re që na përcjellë gjatë gjithë kohës në jetën reale. Kjo këngë është shuplakë për individualitetin tonë dhe si një kamxhik për ata që nuk e pranojnë veten ashtu siç janë. Kundërshton rregullat stereotipe të shoqërisë. Në “Zitti e buoni” ka në të vërtetë disa referenca shumë të qarta, megjithatë, për shkak të rregullave të konkursit që ndalojnë çdo sharje ose gjeste të pahijshme, teksti është përshtatur.

Jo që kjo këngë ishte më e mira në Eurivision, por ishte më e veçanta sepse në shekullin tonë çdo art tenton të arrijë të pahulumtushmen, por që nuk mundet, andaj i nënshtrohet të veçantës rastësore. Rastësia këtu qe te nostalgjia për rokun i cili tashmë në Festivale është zbehur e dikur ishte mbretë. Roku kurrë nuk vdesë. Eurovisioni ishte si një pemë që mbart shumë fruta, shumica e frutave janë të së njëjtës formë, ngjyrë, derisa fruti i cili shkëlqeu mbi disa degë më të larta ishte ai me forcën moderne, pra i një madhësie dhe ngjyre tjetër, andaj edhe lakmuan ta kapin shumica e votave dominante të cilat arrinin numrin 524.