Kujtesë për Adem Jasharin – luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet

0
140
Nue Oroshi dhe Besim Morina - homazh pranë varreve të familjes Jashari

Nue Oroshi

Kur retë e qiellit e fillojnë gjëmën duke mos pranuar rrezët e diellit për të dhënë shenjën e fillimit të një përshpejtësimi të gurëzuar ku shqiponjat që fluturojnë në qiellin e vranët dhe i bëjnë roje ruajtjes së atdheut, por si një engjëll roje shihet në largësinë qiellore varri i luftëtarit. E them luftëtarit se luftëtar është epiteti më i madh nder të gjithë epitetët. Luftëtari e bën luftën ai ju prinë betejave. Pra, luftëtari edhe vritet në beteja.

E Adem Jashari ishte luftëtari që e bëri dhe e udhëhoqi luftën. Ai ju tregoj edhe komandantëve se në luftë duhet edhe të luftohet dhe jo vetëm të komandohet. Më një fjalë Adem Jashari si një shqiponjë që fluturonte ne qiellin e vranët i mësoj edhe komandantët se në luftë mund edhe të vritesh. I mësoj komandantët se ai ishte luftëtar ishte mbi të gjithë komandantë për faktin se ishte luftëtar legjendar. Vizitat tek varret e luftëtareve shpeshherë me ngjallin emocione të thella shpirtërore. Këto emocione përzihen me ndenjat e të menduarit se çfarë kishte thënë luftëtari para se të bie heroikisht në betejë.

Kur sytë e shqiponjës përzihen me pikat e gjakut që skuq dheun luftëtari para se të ndërroi jetë ka lënë vetëm një porosi: Ta ruani atdheun me të gjitha pjesët e Shqiperisë Etnike! Ruajtja e atdheut për çka u sakrifikuan luftëtarët e kombit shqiptar është një sakrificë e dytë sublime për ne të gjallët. Është sakrificë se sa herë të shkojmë dhe ti vizitojmë varret e luftëtarëve te lirisë nuk duhet të na kaploj sindromi i harresës por të na ringjallët kujtesa për çdo minutë per çdo orë e për çdo ditë për luftëtarët e lirisë që janë simbol i Shqiperisë Etnike.

Adem Jashari ti ishe luftëtar që në mesin e qiellit të turbulluar dhe reve të hijezuara e të errëta solle murmurimën dhe vetëtimen dhe e ndriçove qiellin shqiptar. Sakrifica jote dhe e familjës tënde është një sakrificë e cila bëri që të lotoj qielli, kurse renia juaj heroike sikur edhe e çoj peshë shqiptarin. Shpeshherë kemi edhe sot dilema se ku dhe kur u formue Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E unë ju them pa hezitim ajo u formua në Prekazin legjendar pikërisht atëherë kur u dëgjuan krismat e para nga pushka e Adem Jasharit. Ajo ditë duhët të shënohet si ditë e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo perpjekje për të gjetur një datë tjetër është vetëm harxhim i kohes kot. Kur rrezët e diellit ndriçuanë Kosovën dhe gjaku i të rënëve për lirinë e Kosovës i bëri dritë trojeve arbnore buzë një rrezatimi dhe një shkëlqimi stoik për të mbuluar qiellin që gjemonte dhe nuk derdhte lot kur erdhi liria e Kosovës, luftëtari i cili i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm të komandojnë mbeti legjendë e trimërisë, besnikërisë dhe shqiptaris.Edhe ecjakët e kohës nuk e zbehin asnjëherë kushtrimin e lirisë. Kushtrimin e vërtetë të lirisë i cili është shkruar dhe mbetët në histori.

Plisi i luftëtarit Adem Jashari do të mbetët në histori se pikërisht ky plis e tregoj vazhdimësinë e luftës së Adem Jasharit me luftën e Mehmet Gradicës, Ndue Përlleshit, Shaban Palluzhës, Marie Shllakut, profesor Ymer Berishës dhe shumë luftëtarve të tjerë që u sakrifikuan për shqiptari. Kur jehona e zërit përcillej nga Prekazi historik, rënia e luftëtarit Adem Jashari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe ta mbrojnë atdheun ishte një rënie jo vetëm heroike por ishte rënie që mbeti e shënuar në histori.

Ishte rënie historike për faktin se në momentin e flijimit të Adem Jasharit me familje u fillua një fazë e dytë e historisë faza e organizimit të luftës në mënyrë frontale dhe masovike. Kur u përkula para varrit të Adem Jasharit në mendje më shkuan dy gjera:e para sa janë në krye të detyrës historianët tanë që ta thonë të vërtetën për luftën e Kosovës dhe e dyta ishte pse politika nuk u tregua e aftë që ta dërgoj Kosovën përpara.

Nuk e di por derisa e lash katundin e Prekajve, që sot quhet Prekaz, një rreze dielli kaploj qiellin dhe nuk e la të lotoj diellin. Dielli nuk lotonte për faktin se burrat që kanë mbetur në histori ata kanë pasur vetëm një qëllim: Lirinë e atdheut. E Adem Jashari luftëtari që i mësoj komandantët se në luftë edhe duhet të luftohet jo vetëm te komandohet. Ka mbetur legjendë e trimërisë heroike duke ju treguar shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare se lidhja me tokën arbërore dhe sakrifikimi per liriminë e kësaj toke është porosi e luftëtarit.

E Adem Jashari ishte luftëtar që e filloj luftën. Adem Jashari ishte luftëtari që ra në luftë dhe kjo rënie heroike e masivizoj dhe e rriti qëndresën kombëtare. Rënja e Adem Jasharit ja hapi edhe sytë dhe mendjen politikës ndërkombëtare se Kosova duhet të përkrahet, në të gjitha aspektet. Luftëtari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm te komandojnë, mbeti edhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me Zahir Pajazitin dhe Sali Qekajn. Lavdi të gjithëve herojve dhe luftëtarëve tjerë të lirisë së Kosovës.

Por themelet e UÇK-së janë në katundin e Prekajve që sot quhet Prekaz. Me pas këto themele u zgjeruan në mbarë Kosovën duke krijuar murana qëndrese dhe duke u dhënë kushtrimi nga luftëtarët e shumtë që u sakrifikuan për lirinë e atdheut. Kur rrezet e diellit e mbuluan Prekazin dhe drita filloj t´ia lëshoj vendin errësires toka Arbërore që në mbrendesinë e saj mban trupat e luftëtarve të rënë për lirinë e trojeve Arbërore ka vëtëm një porosi: Amanet Brezave Shqipërin Etnike!