Elegji kujtese në trevjetorin

0
190
Neki Lulaj

Neki Lulaj

Sërish për intelektualen Florin (Lulaj) Dervishi,
në kujtesën poetike të saj

Në flokët e tu të kaçurrelta
Nuk do të ketë më plish, fjongo dhe thinja
Lulet në duar do të kenë aromën e Kryemallit të pare
Kur në qiell do të dalë në agim dhe pas reve drita
Do të gjenden dy pishtarë
Për ty një tingull mirësardhjeje me lirë e kitarë.

Në supet e tua mrekullorë nuk do të bjerë
rëndshëm më pesha e halleve,
Po
Livadhet do t’i kenë prapë hapat dhe ëndrrat rinore
Gjithë brirët e kujtesës Florinë
Do të bien në male e në shkumën lumbardhit
E këngët elegjitë e shpirtërave
Mbi buzët tona do bëhem si himne shenjtërore.

Ti do të vihesh diku në sfondin e skulpturave antike
Po kurrë nuk do të mbetesh si shenjtore anonime.
E dimë Florinë
Nuk do të t’i mbyllin sytë muzgjet e ditëve në ikje.
E Kurrë s’do pushojë për ty fëshfëritja e lisave dhe e klekave

Ti
Mbete për në një skulpturë moderne me sy të menduar.
E gdhendur
Nga një daltë madhështore më fort se Rafaeli.
Kush foli?
Kush pëshpëriti për ty në skenën e boshuar?
Ti Ishe dhe mbete aktorja që na bën të gjithëve si Hamleti.
Te ti shohim veten si në një; pasqyrë vigane liqenore.

Ku
Shohim duart që përkundin kaq afër një shtrat foshnjërie
Joooo
Nuk duam të të lexojmë diku në njoftimet mortore.
Po vetëm atje
Ku ka një ditë të gëzuar e po kaq të trishtuar
E shtrenjëta bijë, bashkëshorte, nënë e dashura motër…