A mund të protestoni dhe të dëgjoheni pa kaluar në ekstreme?!

0
145
Protesta feministe

Ardita Viktor Tusha

Sa me shume vite kalojne me shume me soset durimi ne lidhje me shumeçka ne kte vend, por sidomos per reagimet qytetare ne lidhje me fenomene qe na godasin e na bejne te strukemi akoma me shume perpara çudirave, qe na kane zaptuar aq sa anormalja na duket krejtesisht normale.

Me dolen kto pamjet aq shume keto oret e fundit sa po nuk fola do me kalojë peshtirosja si infeksion ne gjak.

Po mire, e kuptoj qe nga nje kerkim i thjeshte ne google del qe shfaqje te tilla emocionalo-nudiste ndodhin dhe ne bote (s’e di, a jane berë filma?).

E di ku eshte problemi? Ne kte vend akoma flitet per rroga 150 mije lekeshe dhe ju na beni hapa galopantë neper protesta te formes me te shemtuar te mundshme. *shenim (Jo, nuk eshte ajo qe mendon ti, lexo deri ne fund)

Nese nuk jeni dakort vazhdoni te mbani ate mendim se dhe une s’kam ndermend ta ndryshoj.

A duhet te protestojme?

Çdo dite, çdo moment qe marrim fryme qe tek padrejtesite ne dukje te parendesishme ne familje, pune e deri ne fenomene aq te rendesishme sa rasti konkret.

A duhet te mesojme si te protestojme?

Ktu seç na ka marrë per mbrapsht shpirti protestes ne. Po mire ja po marr fryme thelle e po mundohem ta kuptoj kte protestuesen po une e shkreta me aq tru sa kam nuk dal ne ndonje rezultat pozitiv ne favor te protestes.

Te dalim nudo rrugeve qe ta normalizojme lakuriqesine, siç kemi normalizuar çdo imoralitet ne kte epoke moderne? Apo duke te parë ty ne kte forme, do i frenosh hormonet perversave?

Ajo 15-vjeçarja, viktime e nje situate jashtezakonisht te shemtuar nuk besoj se do e shijojë pamjen tende, qe thjesht i kujton ferrin qe ka kaluar.

Atehere thuame ku do te dalesh?
A ka me privatesi ne kte bote?

Mos valle duhet te tregojme çdo gje, qe na kalon ne mendje pa e filtruar fare, çdo gje qe fshehim pas ca leckave, vetem e vetem qe te ndihemi modernë e revolucionarë?

Sipas kesaj logjike kot nuk e stopuam kohen te Adami dhe Eva se paskan qenë shembelltyra e perparimit ata?!

Mesoni te “bertisni”, mesoni te detyroni boten t’ju degjojë, pa iu imponuar asaj ne forma ekstreme qe nuk te çojne kurrkund.

Nuk eshte turp te jesh normale, nuk eshte turp te duash normalen dhe te zakonshmen ashtu siç nuk eshte turp dhe te pranosh te kunderten, edhe ta duash po deshe, por ama te kalojme ne ekstreme te tilla fshehur pas frazave ekstremiste “qellimi justifikon mjetin”, eshte e papranueshme…

Pertej rasteve te renda qe degjojme, te te gjitha llojeve, une mendoj qe protesta me e madhe, britma me e forte qe ka nevoje ta degjojë shpirti sot eshte ndalimi i vulgaritetit, shthurjes si forme e shfaqjes se lirise.

Nuk eshte kjo liria.

Liri nuk do te thote qe çdo perversitet qe ta thote ty truri ta shprehesh ne çfaredolloj forme.

Liri nuk do te thote qe imoralitetin ta perqafojme te gjithe vetem se e hasim perdite e me shume.

Liria eshte me e madhe se ti, se deshira jote per te qenë domosdoshmerisht ndryshe dhe pa u ndjere i tille vetem prej inferioritetit e nevojes qe te thuash jam ktu.

Liria nuk te perket ty ta formesosh perdite ndryshe sa hap syte.
Lirine mos e ceno ne emer te asnje ideali qe ty mund te te duket i rendesishem.

Protesto, sot, gjithmone, por mos e zhveshim dhe ate pak dinjitet njerezor se paku publikisht. Ne privatesi je e lire te shperthesh ne te gjitha format dhe as nuk me intereson, por mua nuk me shijon aspak kjo pamja jote.

Aspak fizikisht e aq me teper mentalisht.

Le te standartizojme protestat me t-shirt dhe jeans se njesoj merret mesazhi… kam pershtypjen ne fakt do ketë me shume njerez qe do te te lexojne pankarten.

Per ate besoj ke dal aty, apo jo?


Doli nudo në sheshin Skënderbej
– Vajza reagon pas komenteve të shumta: Nuk është turp të jesh e zhveshur, por… Ja domethënia e mesazhit të saj

https://www.hapur.al/2021/05/24/doli-nudo-ne-sheshin-skenderbej-vajza-reagon-pas-komenteve-te-shumta-nuk-eshte-turp-te-jesh-e-zhveshur-por-ja-domethenia-e-mesazhit-te-saj/