Propaganduesve dhe ma manipulatorëve ju ka skaduar koha?!

0
272
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Nuk do te ishte shaka dhe as ndonje “vic”, nese themi se shumë shtete të Ballkanit po drejtohen nga psikopatët, të cilët dihet së ndryshojnë tre katër qendrime mbrenda pakë kohësh! Këta kan tru për mbrapshtina politike, kan tru për vjedhje madje shkojnë shumë largë në veprimet e tyre karshi tjerëve. Kanë arritur që më psikopatitë e tyre, të bëhën milonerë pa asnjë mund. Nese shikojmë në menyrë kronologjike ate, së ç’ka kan bërë, si kanë vepruar dhe si kan kamufluar e rrejtë ashiqare, është për të na çuditur fakti së si janë ende në liri?!

Pse po shpënzon letër dhe mund, ka mundësi të pyet shumë kush, kur gjendja deri më tash në Kosovë, që neve na intereson, ka shkuar keq. Gjithëçka u orkestrua më shumë për punë të mbrashta, së sa për punë të mira që kemi nevojë të gjithë. Të gjithë këto ndodhi jo të mira nuk i kemi paramenduar pas përfundimit të luftës. E kemi pritur një tjetër liri, kemi pritur një tjetër zhvillim shoqëror dhe politikë të vendit. As që u kërkua të zbatohet në praktikë një solucion i mirë dhe për të mirën e përgjthshme.

Çka sot në Kosovë paraqetë pavarësi, liri, profesionale dhe e përgjegjshme? Pak ose asgjë. Tashmë jemi ngi duke ndëgjuar jo objektivitete të cilët e kan pru gjendjën e krizave përmanente. Nuk do të thotë në krejtë këtë mesele që dikujt edhe mos t’i besojmë, por duhte të pranojmë faktët, të cilët flasin ndryshe. Pikërishtë ata që për shumë vite na mbajtën nasihat gjoja për objektivitet dhe çka mos tjetër, na dolën së ishin njerëz lakmitarë për pushtet apsolut dhe për të mira materjale.

Ka në gjithë këtë rrefim edhe gjëra të kuptueshme e logjike. Ka ardhur koha të punojmë atë që e besojmë, të punojmë më sinqeritet për përparim të Kosovës, dhe politikat të cilat janë për shtet dhe për popull. Koha e politikave të mbrapshta e hileqare duket së kan përfunduar. Publicistet dhe analistet politikë të vihen në sherbim të vërtetës dhe jo në shërbim të parasë.

Të shkruajnë dhe të flasin atë që mendojnë, e jo atë qu ju servohet. Unë mendojë dhe e shohë së Kosova është, pas një kohe të gjatë në rrugë të mirë, që jeta të na bëhët të gjithëve shumë më e lumtur jeta. Propaganduesve dhe ma manipulatorëve ju ka skaduar koha. Ju ka skaduar afati të gjithë atyre të cilët kan menduar vetëm për sahanin e vet…!