Letër e një mëmëdhetari

0
1470
Çerçiz Topulli

Nga Çerçiz TopulliLetër e një mëmedhetari“ (botuar ne Gazeta “Drita”, Sofje 1906)

E fëlliqura Turqi shqiptaret i ka rjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise, e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia. Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…
(Gazeta “Drita” Nr. 86, dhjetor 1906).

Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet, që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Çerçizi shkruan tekstualisht; “Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e çdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja!”.