TOM DOSHI – FILIZI I VATANIT BAJRAK FILDISHI ARBO SHKODRANIT

0
220

Poezi nga libri “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”

Sali Leka SALI LEKA

Janar 2021 u publikua partia social demokrate.
Me kryetar Tom Doshi filizi i shkëlqyer i vatanit.
Bajrak o Tom Doshi bajrak fildishi i pelqyer i Arbo Shkodranit.
Mars Prill 2021, me fushatë elektorale brilante speciale.
E filloi me Shkodren e lashtë autoktone monumentale.
Shkodra me kalanë e Rozafës gjigandike eposike universale.
Katërmijë vite përpara Romës Italo Apeninit.
Edhe Aleksandrinos Egjipto Faraone Misirit.
E o Tom Doshi mejdani i Taraboshit, i Kelmendit, i Vermoshit.
Të kurdisën pengesa, me trakte, referate e cfrate.
I përlyen, i zgërryen edhe nëpër shpate, haure e pallate.
I mbërthyen në Tiranën klimatike e Sul Ball Gjinit.
Fusha pjellore jetike e Prez, Krujë Kurbinit.
E po Tom Doshi i ushqyer me pjalmin e Grud Hotit e Shoshit.
I lartësuar në bedenin e Koplikut e taprakut Dukagjinit.
I pagëzuar në Altarin e dallgëve të Drinit.
I shëndetësuar me nektarin e Theth Boginit.
I përballoi, i zbërtheu kleckat e mbertheckat e asaj shtrëngate.
Në 25 Prill 2021 doli ball hapur, prej kaosi e situate ellosi shamate.
Populli e vlerësoi, e besoi e votoi me tre deputetë.
E unë do të shkruaj e tregoj faktin konkret të vërtetë.
Me poezi i këndoj ashtu si di e dua vetë.
Më shumë se sa unë askush nuk di e nuk do.
Ashtu si unë asnjeri nuk shijo e nuk jeho.
O sa dëshiroj që si unë të jehojnë e këndojnë.
Në zgjedhjet e vitit 2041 Tom Doshi do të jetë.
Në parlament me 25 deputetë si pëllumba me fletë.
15 do të jenë femra viganesha skifterina.
O sa bukuri me lavdi do të shndrisin e vezullojnë.
Edhe Rubiku, Cerriku, Kallmeti e Zadrima.
Edhe Mesapliku, Permeti, Goliku e Delvina.
Edhe unë do të jehoj me betim e guxim solid sublim.
Kurse tani këndoj, tregoj e njoftoj me kushtrim e vitalizim.
Armata letrare mediatike Larasha.
Edhe shamata langare politike zuzare Basha.
Kanë filluar sot me lenguar e tu vajtuar me lot.
Dalin e pyesin Europën ka apo s’ka Zot.
Mos e lejoni Tom Doshin të dali mbi Sopot.
Armata letrare, mediatike Larasha.
Katërqind tregime nëpër televizione i ka reklamuar.
Me shpifje, sajime e trillime të pista të ndyra.
Kundër Tom Doshit, për ta diskretituar e ligështuar.
Epo Tom Doshi vizionar i kulturuar, guximtar i admiruar.
Thith ajrin e nektarin, që ja fal gratis biologjia e natyra.
E kurrë nuk përtyp tharmin që ja stis gjurulldia e mënxyra.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me 14 vargje poetike.

Ata që besuan e votuan partinë social demokrate e mirë e mbarë.
Janë e do të jenë guximtarë vizionarë e kreshnikë vital krenarë.
Për lavdinë krenarinë e jehonën e tyre me faqe të bardhë.
Unë do të shkruaj e këndoj poezi të mahnitshme pa numërim.
Edhe shumë tregime të dobishme me betim e iradin.
I vitalizuar me kushtrim, gëzim e ilmin.
I pa frikësuar nga armata letrare mediatike Larasha.
As nga shamata langare politike zuzare Basha.
Unë nuk jam frikësuar as në kohën e Enver Ramiz skëterrit.
As në kohën e firmave piramidale kusare Berish beterrit.
As në kohën zgerdalle e tratativave Fatos ferrit.
Mjer ata që as jehojnë, as e dallojnë, as e kuptojnë marazin e zeherrit.
Sikur ishin e janë në vjedullickat e muzgëta të xhenemit.
As kanë ditur, as e dinë kopshtin e Edenit, as perimetrin e Alemit.

TIRANË, MAJ 2021