Shqiptarët emigrojnë më së shumti në regjion

0
195
Numri i lejeve nga BE

Diskursi demografik

Në sajë të dhënave të publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për përiudhën 2010-2019 del se nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në regjion.

Dr. Nail Draga

Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri e panjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish kampit socialist dallohen për nga numri i emigrimit të popullsisë, që është dëshmi e varfërisë ekonomike të trashëguar nga koha e monizmit, por edhe të pakonsolidimit në periudhën e tranzicionit shoqëror.

Të dhënat e publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka të bëjë me vendet e ish Jugosllavisë ku përfshihet edhe Shqipëria që në fjalorin politik njihet si Ballkani Perëndimor, duke ofruar të dhëna statistikore për këtë dukuri shqetësuese bashkëkohore.

Në këtë grup veçohet Shqipëria, në sajë të numrit të emigrantëve që janë përllogaritur përmes autorizimeve për lejet e qendrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. Të dhënat ekspertët i kanë marrë nga Eurostat për vendet e BE-së si dhe nga vende jo anëtare të BE-së.

Kështu bëhët me dije se 56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye studimi apo të tjera.

Në krahasim me vendët tjera si Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve prej 499.000 që nëse e krahasojmë me popullsinë në vend paraqet shqetësim për të tashmën dhe të ardhmën e kombit shqiptar. Pasi kemi të bëjmë me të dhëna nga një institucion kompetent të dhënat e tilla duhet të merren seriozisht dhe të analizohen për të gjetur zgjidhje për ndalimin e emigrimit të popullsisë sepse pasojat jan të mëdha.

Varfëria si shkak i emigrimit

Në lidhje mbi shkaqet e përmasave të tilla të emigrimit si faktor themelor ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, që është dëshmi e trashëgimisë se mos zhvillimit ekonomik në periudhën e kohës së socializmit.
Nëse si barometer i zhvillimit ekonomik marrim të ardhurat për frymë të banorëve në regjion del qartë së Shqipëria dhe Kosova janë në nivelin më të ulët, andaj nuk është befasi niveli i lartë i emigrimit të popullsisë.

Sipas të dhënave të cilat disponojmë për momentin si vend me i kërkuar për emigrantët është Gjermania , sepse ofron mundësi të punësimit me shumë se disa vende tjera, qoftë në mënyrë sezonale apo me kohë më të gjatë.

Nuk ka dilemë se nga të emigruarit vendin e pare e zënë ata të moshes së re, ku nga të dhënat e publikuara del se për të rin jtë nga Mali i Zi, për periudhën 2010-2019 janë lëshuar 20 mijë leje pune. Nga veprimtaritë bëhet më dije se shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale për në turizëm, ndërtim, tregti etj.

Në krahasim me vendet tjera të cilat janë marrë në shqyrtim Shqipëria dallohet në lidhje me emigrimin e grup moshave, sepse nga këtu emigrojnë të gjitha grup moshat, edhe pse edhe këtu dominojnë të rinjët, andaj nuk është rastësi së për këtë periudhë nga Shqipëria kanë emigruar pothuaj gjysëm milioni shqiptarë(499.000). Ndërsa nga vendet tjera kanë emigruar nga Serbia 351.730 banorë, Bosna e Hercegovina 272.155, Kosova 246.540, Maqedonia e Veriut 160.633 dhe Mali Zi 22.080 banorë.

Të rinjët emigrojnë më së shumti

Në motivin e emigrimit të popullsisë, përveç papunësisë së lartë si dhe mungesa e përspektivës në vendet përkatëse, motiv tjetër është edhe ribashkimi i familjeve dhe arsimi, përkatësisisht studimi në profilet e ndryshme, mbesin gjithnjë shkaqet e emigrimit të popullsisë. Ndërsa sa iu përket grup moshave ekspertët nga Vjena bëjnë me dije se shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat, ku një trend i tillë nëse nuk do te ekzistojë qasje tjetër nga qeveritë në vendet përkatëse ndaj kësaj kategorie, do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Duke vlerësuar të dhënat e tilla nga Instituti Vjenëz, duhet cekur se Shqipëria regjistrimin e popullsisë e ka planifikuar ta mbajë në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty për më vonë. Bëhët me dije se regjistrimi do të realizohet sa të krijohen kushtet pas pandemisë, ku do të kemi të dhëna më të plota në lidhje mbi emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.