KËNGA PËR KOSOVËN

0
250
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

KËNGA PËR KOSOVËN

Dielli artë çdo ditë lind me agime,
Fëmijët rritem me vaje e gëzime…
Bjeshkëve n’brohori buçet jehona,
Kosovën e kanë lindur nënat tona.

Bletët kanë një shprehi të vërtetë,
Kosheret i mbrojnë edhe me jetë…
Punën s’e ndalin – sulen’katër anë,
– Kosovë e mbrojnë – etërit tanë! –

Djemtë sokola sa t’vlershëm janë,
Droje, tutë as frikë fare nuk kanë!
Vashat trime zemrash dada Shota,
– Kosovën lule e njeh tërë bota! – e

Kosovën deshën dot për ta zhdukë,
– Për të vdekur pa ujë dhe pa bukë!
Sllavët menduan pa turpin kurrfarë;
Kosova-Loke lindi mijëra luftëtarë…

Kur u sulen trimat për lirinë n’ballë,
Luaj t’vërtetë tanket duke ua kallë,
Mbi armikun si breshëri me duhi,e
Çark i armëve shkrehej me rreptësi.

Kështu etërit na kanë mësuar prore,
Nuk do të shuhen ëndërrat diellore!
– Gjakut të truallit mbijnë – bukuritë,
Kosovën e mbrojnë nënat e fëmijtë.

‘Rrnofsh e kjofsh – Kosova trime,
Kjofsh e lumtun, plot me gëzime,
Kjofsh e rrnofsh ti porsa malet,
Porsa fushat, porsa zallet.’

Në Dhévendlindje, 1994/95,
Shkup, maj 2021

FËMIJËT RRITEN

Tankat si aligatorët zvarriten,
Fëmijët para tyre rriten, rriten!

Rriten shpejt, rriten patjetër,
Moshë e tyre – det sa i gjerë!
Dita – ditës nga një milimetër,
Më të vogla gëzime – pranverë.

Shih avionët qiellit tonë vërtiten,
Fëmijët trimërisht rriten, rriten!..

Rriten pa prindër pranë vetes,
Janë t’vyeshëm, s’janë punëkotë,
Armiku do t’i largojë prej jetës, e
Fëmijët duan paqe mbi botë!..

Lotsjellës me tonelata zbriten,
Fëmijët si shelgjet rriten, rriten!

Pranverohen shtigjeve të reja,
Me sytë si lulet buzagaz behar.
Çdo agim i ngashnjen hareja:
Ik,or i huaj! – mbathja or qyqar!

Rrugësh policët ç’po kacafyten,
Fëmijët para tyre rriten, rriten!

Këndojnë n’gjuhën tonë t’bukur:
– Po vijnë stinët për përtëritje…
Nuk ka fuqi për të na zhdukur –
Po rritemi n’Kosovën kreshnike.

Arnat këmishave ndonëse ngjiten,
Fëmijët tanë patjetër rriten, rriten.

Nëpër Dardani, 1997/98

SI (S) FRIKËSOHEN FËMIJËT

Paj, kur në vend të gjelit krenar
në mëngjes i zgjojnë kaçatorrët,
frika iu futet n’oazën e zemrës.

Paj, kur rrugës për në shkollë
autoblindat ua ndalin buzagazin,
bëhen pikë e pesë duke ikur!..

Paj, kur thithin njohuri të reja –
klasash iu arrestohen mësuesit,
n’gjirin e tyre seç hapen plagë.

Paj, kur në oborrin e shkollës, iu
përdhoset bust’i heroit kombëtar,
nga llahtaria përmjerren n’brekë!

Paj, kur kthehen nëpër shtëpia,
– lotsjellësi ua lëbyr syçkat – e
gabojnë rrugën e lagjeve t’rritës.

Paj, kur futen n’dhomën e bukës,
etërit e tyre s’i gjejnë në tryeza,
n’ankth shtangen, sëmbim i rrallë!

Paj, fëmijët e botës hedhin valle,
Fëmijët e Kosovës luftojnë pa frikë
me okupatorin sllavokarpatian!!!
të gjithë ëndërrojnë lumturi – liri!

1992 – 1999