SA BUKUR QË SOT S´ËSHTË E DJELË

0
237
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

SA BUKUR QË SOT S´ËSHTË E DJELË

Ky libër i mendjes, i syve e i duarve
është pasioni im për artin e poezinë
në kraharor i kam të gjitha muzat,
dashurinë për tokën dhe për atdheun
Sa bukur që sot s´është ditë e djelë
të vërtetat për shiun dhe bubullimat,
dhe farat me të cilat kohët ushqehen
nuk janë në vonesën e diellit tek retë.
Jetë, më jep dhe pak kohë të shkruaj
çastin kur unë u bërë pjesë e lumit që
rrjedhë, pjesë e kopshtit me fruta dhe
pjesë e maleve me këngë kreshnikësh.
Fjalët e këtij arti janë drita kozmike
ato s´humben as kur bien në duar të
erërava të çmendura dhe të stuhive,
në libër e ndiej trokitjen e hapjes së
qiejve dhe, zbritjen e frymë në tokë.
Njeriu dhe toka janë dy të dashuruar
janë dhe të xhelozuar në njër-tjetrin
janë zemër e dheut, qenie e materje.
Kjo jetë arbitër të fatit e ka mendjen
punën e çdoditshme në motivet e saj
idenë për një rilindje në tërë atdheun
Sa bukur që sot s´është ditë e djelë
të mirat e lirisë kurrë nuk vjetërohen
shpirt, poezia s´njeh moshë as stinë
brenda i ka yjet, diellin dhe hënën.
Ky libër jam unë dhe, ky libër je ti
tërë jetën unë e jotova si një i dënuar
zemër, e di një këngë që nuk përdor
kurrë fjalë, rrënjët i ka të padukshme
por ëndja çastet i shndërron në shpirt!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani