Trungu: ILLYRIA, me shtete sllave!

0
327

I L L Y R I A . A N T I K E ; Serbia nga hiçi dikur, në 1817, 1833, 1878; dhe Serbia sot e, “nesër”?! …

Qemal Musliu
Qemal Musliu

Qemal Musliu

Dr. Werner Fassabend, ish ministër i mbrojtjes i Austrisë, i cili përkujtoi se kultura dhe e kaluara e ilirëve është pjesërisht edhe e kaluar dhe histori e austriakëve sepse edhe nëpër Austri ka jo vetëm vend e gjetje arkeologjike të kulturës materiale, por se edhe ndonjë emër vendi me prejardhje ILIRE.

Banorët e parë të Gadishullit ILIRIIK ( Ballkan) ishin ILIRËT, e jo Serbët. Prof. Dr. Alexandër Stipçeviq.

Këto ditë po qarkullon si informacion kryesore, në portale të ndryshme elektronike, e në gazeta, harta e “publikuar nga kryeministri” slloven Janez Jansha. Në këtë hartë – skicë duken shtetet, tani ekzistuese dhe një Serbi, dikur nga hiçi, në një Pashallëk të Beogradit, në një Serbi marramendëse të madhe, që asnjë herë nuk ka qenë e tillë. Deri në XII-të, Gadishullin ILLYRIA, ishte i banuar vetëm nga ILIRËT.

Kur erdhën sllavët nga Karpatet Ruse, ata ishin punëtorë të krahut dhe quheshin nga popullata vendase shkije, që do të thotë skllav. Nga koha në kohë, kësaj bashkësie sllave, popullata vendase i dha: fusha, livadhe, male, djerrina dhe gjithçka që u nevojitej për ekzistencë. Më vonë këtyre ju mundësua edhe formimi i një bashkësie – Pashallëk, me territor të kufizuar. Me ardhjen e turqve në Gadishullin ILLYRIA, ata shkatërruan gjithçka që ishte autoktone dhe filluan të i ndërrojnë edhe emërtimet, burimore si: ILLYRIA në Ballkan dhe Dardania në Kosovë, etj.

Tani të sllavëve ia mundësuan edhe të formonin, të është quajturën, Pashallëku i Beogradit, në viti më 1817. Dhe duke u zgjeruar 1833, gjithashtu 1878, arritën deri afër Nishit te Molla e Kuqe, ku ishte kufiri turko – serb. Me largimin e Turqisë ata u zgjeruan në tërë Ballkanin perëndimor. Jo vetëm kaq, por nga viti në vit, ata shpërndan popullatë sllave në tërë trojet shqiptare.

E quajtura Serbi, arriti të rritet, duke dëbuar e masakruar, e torturuar popullatën vendase, nga trojet autoktone: ILIRO- Shqiptare. Ky far shteti përmes gënjeshtrave, kudo në arën ndërkombëtare, dhe me ndihmën e Rusisë, të të gjitha kohërave u forcua dhe u rrit nga dita në ditë, nga viti në vit dhe nga koha në kohë.

Serbët gjithë një duke i akuzuar, popullatën autoktone shqiptare, si ardhacak dhe që duan të bëjnë, një Shqipëri të madhe, e në fakt, ata vetë rriteshin, dhe sot, pa as më të voglin problem, me forcë, e me faktet false, dhe përmes mitit fetar, e gjithnjë me përkrahjen ruse. Masakrat ndaj popullatës shqiptare dallon nga masakrat që u bënë, në kudo Europë, e gjetiu, se të masakruarit shqiptarë ishin popull – autokton, mu në shtëpitë e veta.

Prandaj kjo hartë-skicë, pak ka të ngjarë të jetë vepër e Janez Janshës?! Ngjet të jetë “fabrikuar” në Serbi apo diku jashtë kontinentit Europian. Kjo hartë-skicë, fundja gjithsesi reflekton elemente nga përmbajtja e, elaborateve, të përgatitur që ma herët, për një Serbi të madhe e, sa më të madhe.

Illyria: 27 prill 2021