Nga MUSTAFA V. SPAHIU
PRANIA E PADUKSHME
Më mungon sakaq një shpirt i dëlirë,
Në prani zjarri ende i përcëllueshëm!
Nën hi prushamës vajepërd’llueshëm;
Pas së keqes s’përtritet asnjë e mirë!
Kotekot e skalis granitin t’mjeshtëruar,
Lot ngashrimi derdha lumit të bardhë
Me rreze dielli e mbjell mall një arë, në
Gjoks m’kjason një krua i pashterruar.
Prani’e padukshme mos qoftë ëndërr!
Daulleve pa vlerë zëri mos t’u ndihet,
N’hap të sorkadhes dora ç’po ngrihet!
Bahçet e zemrës t’i besova me zemër.
Vargjet sythash bëjnë dhe kryengritje,
Engjujt e blerimit luadhesh mbledhur.
T’ringjallë vreshtin – rrush t’pavjelur;
Me këmishë ylberesh – me yll n’pritje.
Me fjalët e tua – rruazash plot stolira,
– Jam esëll – mendjen e kam femër! –
Do shkriftohem nëse t’thërras n’emër
Kredhu sa më thellë në safire të mira!
Dnesjet e rrufeve të plagosur m’lanë,
Qenkam ‘mëkatar’ s’dua ngushëllim!
Zoti m’goditi n’ankth-dha ndëshkim;
Motesh t’errëta një gugash ma vranë.
Me armik u përballa fytyrëpërfytyrë,
Vargje t’ngrohta s’vrava me gojë, e
Ndërgjegjën e pata t’vetmen mburojë;
Lavdi Zulmëmadhit s’u bëra pasqyrë!
E premte, 14 maj 2021, në
Dardaninë Ilire