Të lirohemi nga hipnozat e politikanëve mashtrues!

1
228
Albin Kurti - dyshim

Shkruan: Florim Zeqa, 15.05.2021

Para se të lëshohem në analizën politike të kësaj fund-jave, dëshirojë t’ua rikujtojë lexuesve rinjë se, në asnjë shkrim deri më sot nuk i kam mbështetur të korruptuarit dhe kapësit e paraprak të shtetit, sikurse që nuk do i mbështes as në të ardhmen kapësit e vjetër apo të rinjë qofshin ata, të veshur në petkun e reformatorëve!

Koncepti popullist, hipnotizon të rinjët dhe naivët politik

Diçka e panatyrshme dhe e pazakontë është duke ndodhur me ne si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi. Ne si komb, nga kohët e lashta e kemi pasur traditë të unifikohemi në kohë luftërash dhe fatëkqësive natyrore, në kohë dhimbjesh dhe pikëllimesh.

Përderisa të gjitha shtetet dhe kombet e botës i kanë unifikuar veprimet në përballje me pandeminë globale, ne më të “mençurit” e botës po e shfrytëzojmë krizën botërore të pandemisë për llogari personale dhe klasore!

Asnjërit subjekt politik në Kosovë, në pushtet dhe opozitë nuk është duke i interesuar fati i popullatës në kohë pandemie.

Përderisa liberazimi i vizave është në dorën e byrokratëve perëndimorë, shëndeti dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve është në dorën e politikanëve (mashtruesve) vendor.

Kthesa e madhe të cilën po e kërkojmë, asnjëherë nuk do të ndodhë pa ngritjen e vetëdijes qytetare dhe pa ndërrimin e mendësisë politike, që i bie, pa menduar pozitivisht dhe pa vepruar për të mirën e përbashkët në vend të përmbushjes së interesave personale.

Ndryshimi nuk vjen asnjëherë me mercenarë dhe me figura të ricikluara politike, me servil dhe lakmitar të pushtetit, sikurse që nuk vjen as as me yryshnik të pushtetit, të cilët nuk i njohin ligjet dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit që e drejtojnë.

Djajtë me një të ndërruar të gzofit nuk kthehen në engjuj, por engjujt mund te kthehen në djajë brenda natës!

Nuk është shqetësues koncepti popullist, sa është shqetësues masiviteti i mbështetësve injorant!

Lider popullist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve. Pra, ata janë liderë egoist që promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u vetëshpallur “hero” të çkapjes së shtetit dhe ndryshimit virtual, por jo real!

Përformanca e një lideri politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese të situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët, pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Mercenarët politikë e ndërrojnë “gzofin” qysh të ndërron moti

Matrapazëve politikë apo politikanëve interesgjinjë, në momentin që ju ikin nga dora privilegjet në njërën parti, e ndërrojnë “gzofin”, kalojnë në partinë tjetër të veshur me “gzofin” e ri të shpëtimtarit, për të uzurpuar sërish poste dhe privilegje pushtetore përmes votës se qytetarëve, duke i mashtruar me gënjeshtra, premtime boshe dhe megalomane për ndryshime, e që në fakt ndryshimi ndodhë per mashtruesit e jo për qytetarët.

Mashtruesit nga opozita gjithnjë vijnë në pushtet dhe bëhen mbretër të xhunglës politike, ndërsa votuesit sërish mbeten të njëjtë: të varfër dhe të anashkaluar nga pushtetarët e rinjë.

Djajtë në lëkure qengji, s’janë gjë tjetër veçse mashtures ordinerë, janë uzurpatorë të pronave dhe pasurive publike, janë zhvatës të buxhetit dhe kapës të shtetit, të cilët në institucionet shteterore dhe kompanitë publike i kanë të punësuar të gjithë familjaret e tyre.

Ata (ato) që deri dje u ngritën në karrierë pitike dhe u ngjitën në majat e shtetit përmes kapësve të shtetit nuk mund ta bëjnë çkapjen e shtetit, sikurse që nuk mund të sjellin drejtësi përmes padrejtësive të reja.

Role të dyfishta, kapës të shtetit edhe reformatorë

Njerëz të dështuar dhe kusarë politik nuk janë vetëm vetëm njerëzit e veshur në petkun e pushtetit, por edhe opozitarët që së bashku për dy dekada rresht e rropën dhe ç’rropën çdo gjë nga pasuritë e këtij vendi, duke vjedhur shtetin dhe vërfëruar qytetarët.

Nuk mund të dhe nuk duhet të shes moral politik për ç’kapje të shtetit ai (ajo) që bashkëshorten (in) dhe të gjithë familjarët i ka të punësuar në institucione publike dhe shtetëtore përmes kapësve të shtetit!

Është iluzive të presim çkapje nga kapësit dhe uzurpatorët e deritanishëm të shtetit. Kosovës i duhet gjak i ri, i duhen njerëz të rinjë dhe të pastër, e jo figura të ricikluara politike!

Dy role nuk mund të luhen njëkohësisht, edhe kapës, edhe reformatorë!
Për ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe kusarëve politik, në dekadën e tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinjë dhe ide të reja për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes gjithçka nga shteti në atë të dhënjes gjithçka për shtetin, për t’u shkëputur një herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative.

Kosova ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe përmbajtësorë, ku qytetari e ndëshkon pushtetin kur e keqëpërdor shtetin, ndërsa shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin.

Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk i duhen deputet që paraditen e kalojnë nëpëra gjykata, kurse pasdite shesin moral politik në parlament!
Përfundimisht ka ardhur koha që populli ynë të zgjohet nga agonia e thellë e pritjes, për t’u liruar një herë e mirë nga hipnozat e politikanëve mashtrues!

Momentumi kohor në të cilin ndodhemi na obligon të gjithëve që ta shfrytëzojmë kohën, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot, që të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës në veçanti.

Në përfundim të këtij shkrimi, lexuesve të këtyre rreshtave po ua shpalosi dëshirën time jetësore e cila nuk ndërlidhet me karrierë politike, por që t’iu tregoj politikanëve lakmitar sesi punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij dhe t’iu dëshmoj sesi u shërbehet qytetarëve ndershmërisht pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Katër dekada i kalova duke i shërbyer atdheut tim dhe bashkatdhetarëve pa marrë asgjë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e përbashkët.
Kjo ma shton ndjenjen e krenarisë dhe pasurisë shpirtërore njëkohësisht.

Qyetarë të dashur të vendit tim, mos u mashtroni nga “shpëtimtarët” e rinjë në lëkurë qengji, djalli mbetet djallë, hajni mbetet hajn edhe nëse ndrron parti, ai vetëm mund të shndërrohet në një uzurpator të ri, të asaj që pak ka mbetur në këtë shtet të ri.

P.S.
Këtë opinion nuk e personalizova me emra të përvetshëm të politikanëve apo subjekteve politike, për arsye të mos ngacmimit të adhuruesve të “legjendave” partiake. Shkrimet e mia janë sikur baqja me lule, ku secila “bletë” e merr ushqimin që e kërkon!

1 KOMENT

  1. Albin Kurtoglu dhe Vjosa Osmanoglu janë dy magnetët më të mëdhej per BUDALLË në Kosovë dhe sidomos në DIASPORE.

Komentet janë mbyllur.