ZGJEDHJET PARLAMENTARE U ÇERTIFIKUAN POR SHPIFJET E TRILLIMET ZUZARE U SHTUAN

0
255
Sali Leka

Tregim nga libri: “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE”

SALI LEKA

25 Prilli kaloi. Po afrohet 25 Maji. Fushata elektorale ndaloi në 23 Prill. Populli u qetësua pushoi dhe votoi në 25 Prill 2021 partinë socialiste me 74 deputetë, partinë opozitare me 63 deputetë.

Kështu i vlerësoi populli shqiptar, por partia opozitare nuk e don vlerësimin e popullit e kundërshton.

Ka vazhduar me shpifjet makabre zuzare, akoma më shumë sesa gjatë dy muajve të fushatës Mars Prill.

Shpresat i ka varur tek emisionet televizive të mbushura me video e montazhime regresive abuzive, se gjoja Edi Rama me qeverinë ka bërë hata e kërdi, ka blerë vota me lekët e drogës dhe të krimit të organizuar për të fituar mandatin e tretë.

Kurse unë e argumentoj e vërtetoj: Edi Rama me qeverinë socialiste nuk ka blerë vota as ka për të blerë as në vitin 2023 as 2025, por populli do ta besoj e votoi përsë katërti e përsë pesti.

E vërteta qëndron e do të qëndrojë: Edi Rama me qeverinë humaniste shembullore moderniste gjatë tetë viteve 2013-2021, ka shpenzuar fonde monetare dhe valutë kolosale, për të përmirësuar jetesën sociale të popullit shqiptar, shumë e më shumë sesa ka shpenzuar qeveria e Mehmet Shehut, Aleksander Meksit, Adil Çarçanit, Fatos Nanos, Sali Berishës e Ilir Metës.

Edi Rama me qeverinë e specializuar socialiste moderniste e përkushtuar fitimtare triumfatore, ka ndëshkuar grupime kriminale mizore dhe kusare destruktive, subversive korruptive shumë më fort sesa Aleksander Meksi, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta.

M. Shehu, A. Çarçani, A. Meksi, F. Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, 6 kryeministra që nga viti 1954 shekulli XX, pa karakter e pa dinjitet, pa lavdi e pa krenari, pa vizion e pa dituri për të forcuar e drejtuar shtet me ligj e dekret, por të uritur dhe të përpëlitur për ibret, muzg, sketerr e mysibet.

Më negativi pa karakter e pa dinjitet ishte dhe është Fatos Nano.
Tani grupimet kriminale, mizore, kusare, zuzare, vandale janë pakësuar dhe neutralizuar, por duan me u shtuar angazhimet mediatike televizive me emisione të fabrikuara me fallsifikime enigmatike kaotike, monstruoze rrangalle, shumë më keqbërëse antijetësore, sesa grupimet kriminale, mizore, kusare, zuzare, vandale.

Sa mirë do të ishte që edhe partia opozitare të shpenzonte diçka humanitare për të mirën e popullit, por ka shpenzuar dhe shpenzon shuma të mëdha valutore, për të rritur e shtuar numrin e televizioneve me rubrika skandaloze si e si për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë edhe mbas 25 Prillit edhe mbasi e votoi populli i gëzuar.

Fatkeqësisht televizionet e partisë opozitare e urrejnë gëzimin e popullit.
Janë televizione që notojnë e lëngojnë në pellgun e aferave korruptive.
Partia opozitare shqiptare ka shpenzuar miliona euro në katër vende të Europës, për stacione televizive dhe çdo ditë llomotisin, kurdisin e stisin shpifje të rëndomta të ndyra, për të diskretituar Edi Ramën në arenën ndërkombëtare, dhe për ta poshtëruar qeverinë socialiste përpara syve të botës.

Faktikisht partia opozitare , ishte, është dhe do të jetë nën komandën dhe sundimin e televizioneve, paçkase i ka financuar vetë.

Lul Bashën e komandojnë e sundojnë e kërcënojnë i thonë: “Na ke dhënë pak euro, na jep përsëri më shumë se përndryshe ti nxjerrim zorrët e barkut”.

Fjala e urtë e popullit thotë: “Mjer ai që financon bark dreqin. Do të bëhet vetë fatkeq e sa ka për të heq”.

PËR LAVDINË E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE SHEMBULLORE 25 PRILL 2021 DO TË SHKRUAJ DYQIND E PESËDHJETË TREGIME JETËSORE ME JEHONË E KRENARI.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv me dy fjali prozaike të dobishme jetike:
Në tregimet në vijim do të shkruaj dhe do të tregoj ngjarje të vërteta faktike të 6 kryeministrave M. Shehu, A. Çarçani, A. Meksi, F. Nano, S. Berisha, I. Meta që kanë zhvatur edhe ndjenjat e njerëzve.
Unë nuk di me shpifur, as me gënjyer, as kundër komunizmit që ishte dhe është keqbërësi më i tmerrshëm, kundër meje dhe shokëve të mi demokratë të vërtetë, të admiruar. Komunizmi e marksizmi i ka bërë shqiptarët pa ndjenja e pa dëshira.

TIRANË, MAJ 2021