Xhemile Adili – nji poete e qeshur si vetë rreshtat e poezisë që shkruan

0
1282
Xhemile Adili

Poezia është bërë pjesë e jetës për autorët që e shkruajn me aq pasion.

Ishte e vogel kure ne fshatin e lindjes, filloi te shkruajë rreshtat e pare, ashtu ngadalë si vete hapat e vegjelise.

Vitet kalonin, po s’bashku me vitet rriteje kjo vajze e qeshur, qe nji dite do ishte nene, do ishte nji poete, qe lexohej me shume etj., nga lexuesit, rreshtat qe ndiqnin njeri tjetrin krijonin poezinë, qe mbanin autorsin e te nderuares Xhemile Adili.
Po kushe eshte kjo poete? Biografia e saje flete vete me lexuesit e Gazetes “Fjala e Lirë“.

Xhemile Adili u lind më 01.04.1966 në fshatin Jagoll të Kërçovës, kurse jeton dhe punon në fshatin Aranjell të kësaj komune të Maqedonisë. Në vendlindje ka filluar mësimet e para, kur ka filluar të shkruajë veçmas poezi për fëmijë, të cilat i ka botuar në librin poetik, me titull “Kush i shkundi mollët” (1995) dhe në librin e dytë “Pasi ndalet shiu” (2002).

Ka botuar edhe poezi të tjera në “Flaka e janarit”, ndërkohë që ka lexuar poezi të veta në shumë aktivitete letrare. Është anëtare dhe nënkryetare e klubit të shkrimtarëve shqiptarë “Mugullimi” të Kërçovës. Ka marrë pjesë në disa revista dhe antologji, me poezi të veçanta apo dhe me cikle poezishë, ku nuk kanë munguar edhe çmimet.

Përmbledhja poetike “Lulëkuqja mbin në mur” (2015) është libri i saj i tretë, “Një jetë mes dy dashurive” (2016) është libri i saj i katërt, “Mes ngrohtësive të një dite tjetër” (2016) është libri i saj i pestë, “ERË EROSI” (2016) është libri i saj i gjashtë, “Shpresë me pluhur ferri” është libri i saj i shtatë, kurse së shpejti do të botojë edhe librin gjegjësisht, veprën e saj të tetë.

Libri poetik” Shpresë me pluhur ferri” shënon një stad të ri të mendimit poetik të autores që e rendit atë ndër poetet më të mira nëMaqedoni.

Autorja Xhemile Adili ka përgatitur për botim edhe një vëllim poetik me poezi të zgjedhura të librave të saj që do të shohë dritën e botimit nëgjuhën angleze me titull “Brigjet e mia janë zjarri yt”.

Suksese znj. Xhemile,poezia e jote eshte bashkohore,aty ne ato rreshta flete shpirti i jot, buzqeshja jote i thot lexuesit, me prit ne numerin tjeter, ketu do jene krijimet e mija. Urime.
/Përgatiti Gjin Musa, Gazetar.

NËNË TEREZA

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,
madhështi që i dhurove tokës shqipe,
shpirtbardhë e sakrifikuar për të gjithë që ndjenë
me duar të hapura – syrin e diellit e perëndisë.
Blerim, pa të cilin nuk bën pranverë;
verë e ngrohtë shpirti të dëlirë,
pa të cilën një dashuri nuk bënë.
Nënë Terezë, e shpallur e shenjtë.
Fytyrë e qeshur, zemër e hapur,
vresht besimi, valësh sa tallaze!
Aty ku emri yt gjithmonë do të jetë,
do jemi ne, e kaluara jonë, e ardhmja,
lira dhe harpa, alti, baritoni, sopranoja…
gjithçka më e bukura, më e lehta, më e rënda.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,
ti nuk njeh ndryshk zemre, nuk njeh mort.
Ti nuk njeh kalbëzim të syve,
nuk njeh hungurima mendjesh të lëpira.
Ti nuk njeh lavdi, lumturi, lavdata, tmerre,
kur rënkon shpirti tepër i përvuajtur
i një grushti më njerëzor drite,
kush e di sa kurora më tepër
do ishin pak

VJESHTA

Dua të shoh tufë fluturimesh e këngë të tyre,
lule që koloviten ngadalë erës dhe dallgë gëzimi,
fusha e male si ndërrojnë ngjyra, lumenj të fryrë,
drurë mbushur fryt, rrugë mbushur udhëtime varg,
dua të shoh përqafime, fjalë, puthje, ngjatjetime zjarr.
Sapo zbres në stacion, duar që përshëndesin pres.
Kap veturën, nisem drejt, qytet i lashtë më pret,
por nuk di, pse ti kudo nuk je? Ҁ’ngjanë? Ku je?
Të kanë këputur rrugën me thikë? Dritaren mbyllur?
Asfaltin kanë lidhur nyjë? Zogjve kërkuar, heshtni?
S’kanë shije ngjyrat, cicërimat, qielli, retë, rrugët,
luhet lojë e rëndë hijesh mesjetare prore para nesh.
Pse tërë kjo fabrikë fatesh, tërë kjo fermë dramash
e nuk preket lirisht një gjeth i blertë në natyrë?
Nuk pihen lirisht dy stërkala uji të kroit në fushë?
O perëndi, pse jetojnë hijet lidhur hidhur për fatin?
Pse s’ka liri të jetohet me vullnet, si ditën kur lind?
Pse mbret është terri i zi e mbretëreshë ligësia e tij?
Pse nata nis në mëngjes e viti nuk mbaron një ditë?
Pse, një okë pyetje në çast e përgjigje s’gjenë njeri?
Vjeshtë korrjesh të fatkeqësisë e gjëmësh të mëdha,
vilen rënkimet trotuareve, dhomave, korijeve ngado
e kurrë, kurrë s’pushon dhembja e gjaktë e shpirtit,
dua të shoh tufë fluturimesh e këngë të tyre,
lule që koloviten ngadalë erës dhe dallgë gëzimi.

DIELLI PATJETËR DHE PËR MUA DO LIND

Perëndia sot ndaj Njeriut bëri reverence
Nderim, të përkulur pak trupin,
Kurse njerëzit shpeshherë në pasqyrë
Shikohen mirë dhe rrallëherë
Veten guxojnë ta pështyjnë.
Ligësi e paparë? Por çdogjë s’ka përfunduar,
Dielli patjetër dhe për mua do lind

S’DUA KËNGË KOTI

Sonte tërë kohën kam ndenjur
Gju më gju me vetë perëndeshën
E luftës te romakët, Bellona.
I tregova pse doja, por pse s’munda
Të shkruaja përpikmërisht ditarin tim.
Dhe për dashuri, për zemrën njerëzore
Do bërë ledhe, sfrate; do bërë lufta.
Aspak dans të turpshëm, të njohurin kankan
Televizioni në mbrëmje po jepte një kanal.
Që pa gdhirë e përcolla tek aeroporti i parë,
Më tha se nuk qe romake, kur po ndaheshim,
Kohë e prapë sërish, kohë e re sërish po lind,
E di ajo që jam dhe poete e askund më lehtë
S’dëgjohet këngë e bretkosave,
Kjo koaksënitje askund lehtë më s’dëgjohet.

KONSTELACION YJOR

Duket sikur zemra, truri
I secilës rrugë, i secilës lagje
Me mua bën fjalë, prore diç më thotë,
Ime heshtje më e madhe se aksh zjarr
Është konstelacion i arushës së madhe.
Duket sikur asgjë nuk kap yjet me dorë,
Askush nuk kap degë majash mbi plep,
Askush nuk është perëndi, profet,
Qoftë dhe vetëm një njeri të ikën nga jeta,
Jo nga vdekja natyrale dhe s’ka përgjegjësi.
Ka dy orë që të pres, sa mizëri ikin andej-këtej!
Do të pres patjetër të arrish këtu ku për ty po rri,
Sikur muzgu që kalon e dielli lind përsëri,
Vetëtimat rrahin çaparet, kërcasin fanfarat,
Do të pres, patjetër të arrish këtu ku për ty po rri.

KUR DAL NË QYTET

Më duket gjithçka në këtë vend, Diell ka emrin,
Jo pse thjesht dua unë, jo pse do shpagim pranvera
Dhe blerimi i vërtetë është çmimi i saj real,
Po, se çdo ligësi ka një fund, çdo jetë ka një lumë.
Dalin ngado, ngado vijnë, ngjatjetohen, përqafohen,
Sikur marrin tërë fluksin e pasionit të madh nga unë
E nuk më lënë gjë. Sa bukur! Këtë me shpirt dua!
Gjaku i ëndrrave të mia, të dashur, u bëftë për ju mal!
U bëftë fontanë, ujëvarë, harpë, nota gëzimi të madh!
Dashuria ime është sa gjithë zjarret e flakët bashkë,
Sa gjithë rrezet që mbledh unë me pasqyrat e poezisë
I hedh ngado ato, shndërrisin kushdo që zërin tim pret.
Më duket gjithçka në këtë vend, Diell ka emrin,
Edhe mynxyra ime-tmerr për ca sy e ca buzëqeshje.
E di. Pllajat e horizonti ballë një dashurie, ç’është?
Po, se çdo ligësi ka një fund, çdo jetë ka një lumë.


OGUR I BARDHË

Dritë e madhe më del para, lutem, – Zot dua jetën që s’e pata!
Një ëndërr e trisht më prishi gjumin, më trandi fare,
O ç’ dhimbje me panë sytë! Ç’plag u hapen si varre! …

Altro
White women
Grande luce a venire da me, ti prego,- Dio voglio che la mia vita!
Un sogno di trisht rotto il mio sonno, mi sono anche trandi,
Oh quanto dolore hanno visto con i loro occhi! Cosa ferita era aperta come tombe!
Quello che le lacrime, nonché lumejt causando una terra che non lo tocchi con la mano,
Io respiro honeve zvarriste oscuro destino di inutile!
Quindi, pregando per un po ‘di luce, per un po’ di speranza
Hai usato per prendere in giro la notte, proprio come le ferite xhelatet, ma vedere un punto lontano.
Long thonjt ngopeshin scuro, non perdete in carne e ossa, urlare e gridare!
Come la luna e le stelle non trattenere il cielo. Vedo ancora nero, nero, nero!
Con tutto il dolore di temporeggiare la mano ha detto che non posso lasciarti andare.
Mi aspettavo un po ‘ più di luce, un po ‘ di più, un po ‘ di Ray Miklim,
Solo a salvarti dalla notte thonjt stere, chi uccide le violazioni.
Ho raccolto tutto il nettare di fiori durante il mio sogno, s
Dopo una mattinata di bianco che vogliono sempre qualcosa
Le ferite quando collegare le bende radiazioni stava camminando, cercando ovunque
A shtrove dopo quel sogno spaventoso, o Signore, come molti, nero come il nero intorno!
Amo la vita. Come sapete, i fiori, blerimin, musica, fuochi d’artificio come lo stridente,
No, niente sogni di tristi eventi con i denti, ho aspettato che uccidono!
Voglio che le tue dita tra i capelli, il tuo spirito d’amore questa notte
Proprio come la brezza di primavera facile giocare con le dita la danza del vento hyjnores.
… la fragilità del corpo interiore, a piangere, a godere, a ridere.
Primo Gonxhen këpusja nati i draghi a ya-ha-ha ” prenditelo!”
Non vedo gli occhi di notte, ma i tuoi occhi, il tuo sorriso
Non vedi occhio durohej lacrime né dolore, né ofshama.
A pugni tu porti il sole facendo lo spirito del sole, dai sogni flake
Solo perché tu non fare il bagno nelle piscine di dolore, mi dai così tanto la vita!
Ferite da motesh né non fanno schifo, oh, tesoro, bode mio profeta!
E non poteva vedermi a mpreso dergjem autunno, come in ritardo
Dove inizia e voglia di inverno in un segno di pentimento
Dov’e la sensazione più solida
La tua faccia quando si sveglia.
Hai gli occhi, guarda con cristalli scintillanti, mentre l’anima – il mondo.
Sei il primo profeta, strizzando l’occhio alla bella stagione umida, finocchi
Ogni inverno inoltrato, quando dio scrofe forza nuova vita in noi.
Tu sei la luce, la speranza, la vita, la mia anima durante l’attesa.
Non puoi essere la notte che uccide,
Migliaia di metri di profondità nella mia anima per mantenere bello per tutta la vita.