A ka përfunduar logjika e epokës së fashizmit?!

0
127
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

9 maj ishte Dita e Evropës, dhe data kur para 76 vitësh u mund fashizmi në Luftën e Dytë Botërore. Përputhja e këtyre datave natyrisht që ishte koincidencë. Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë e gjatë. që kur është mundur fashizmi. Një shpjegim i tillë të gjenerata e re nuk ekziston shumë. Sigurisht ata pyesin si është mundur fashizmi, kur edhe sot po ndëshemi më te në të gjitha anët? ndoshta më shumë së kurrë më parë! Erdhi edhe koha e rënjës së komunizmit si sistem në Evropë. Gjithashu ishim dëshmitarë të shpërbërjës së përgjakshme të ish krijesës të Jugosllavisë së Titos. U formuan mini shtetet e reja, të cilat vështirë po e kalojnë fazën e tranzicionit edhe pse kan kaluar tashme shumë vite.

Nuk është hequr mëndësia e vjetër e ish sistemit komunist dictatorial, që natyrishtë ka elemente të fashizmit. Ju hapën dyert fashizmit të ri si me mendësi, sjellje, veprime…! A nuk janë metoda fashiste, kur politikanet më të madhe po shërbehen më rrena politike, më urrejtje, manipulime të masave, falsifikimeve edhe historike, metodave të dhunës, të përshtatura mirë në kohë dhe hapësirë. Këtë e instaluan pas luftës nga niveli lokal deri në nivelët qendrore në Kosovë. Ky model i qeverisjës më i degraduari, e degjenerojë shoqërinë tonë të re, duke i stopuar kështu proceset zhvillimore dhe proceset demokratike.

Një logjikë e tillë u instalua edhe në Parlament dhe qdo zingjirë tjetër komandues. Metodat neofashte, e varfëruan shumë Kosovën, e lanë të pa zhvilluar ekonomikisht, të izoluar, duke e shëndrruar në një vend jo të civilizuar. Ky përversitet dhe licemerizëm, ka ofenduar forcat intelegjente e përparimtare në Kosovë. E ka ngulfatur trurin e shëndosh të kombit jo krejt pa fajin e tyre. Eshtë çudi të instalohet një logjikë e tillë, kur dihet së çfarë dëmesh njerëzore dhe materjale i solli njerëzimit në botë historikisht, kështu edhe neve më rastin e luftës në ish–Jugosllavi?! Madje u harrua edhe gjenocidi serb ?!

Këto gjera jo të mira që na goditën pas luftës, nuk janë gjë tjetër veq naivitete të njerëzve të padijshem dhe të pa informuar, së cili është sistemi kapitalist liberal. Është e nevojshme që fashizmi i këtyre mërrdhënjëve dhe klima që është krijuar që shumë kohë, në shoqërinë tonë të re, të tejkalohen nga forcat e reja politike në pushtet, e jo që edhe ata të rrëshqasin në livorën e njejtë të bananës! Vetëm më krijimin e një klime të re politike në Kosovë, si imperativ që kërkon koha e modernitetit, edhe mund ti arrijmë objektivat e synuara si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor.

Fashizmi i epokës sonë, tejkalohet duke i fuqizuar të gjitha sistemet me logjikën antifashiste. Në këto rrethana në të cilat po punojmë dhe veprojmë, pa ndryshime shumë të mëdha edhe ideore, nuk mund të themi së fashizmi është mundur para 76 vitëve… !