LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO-EKONOMIKE, RELIGJIOZE DHE GJEOGRAFIKE NË TROJET SHQIPTARE

0
273
Legjenda dhe balada shqiptare

PJESA E DYTË

Argjira Ukimeri ARGJIRA (ARI) UKIMERI
MA.SC. PEDAGOGE
MAJ, 2021 – PRIZREN

1. VARRI I ASHIKUT

Në një fshat afër Tiranës, tregohet kjo legjendë: Ishte një djalë i ri që punonte si hyzmetqar, te një njeri bujar. Mirëpo, njeriu bujar, diktoi që djali dashuronte vajzën e tij dhe vendosi ta fejojë të bijën e tij me një djalë tjetër. Në momentin kur hyzmetqari e mori vesh që vajza që dashuronte, martohej me një njeri tjetër, shkoi tek i zoti i shtëpisë dhe kërkoi dorën e vazjës së tij. Mirëpo, njeriu bujar refuzoi dhe e dëboi hyzmetqarin nga puna. Megjithatë, hyzmetqari e paralajmëroi se ata nuk do të ndaheshin nga njëri-tjetri. Deri në vdekje. Kur erdhi dita e dasmës, krushqit erdhën për ta marrë nusen. Për gjatë rrugës, u shfaq djali i dashuruar në vajzën dhe bërtet me zë të lartë: O krushqi të mirë. Nusja që keni në kalë, është e dashura ime. Ne ia kemi dhënë besën njëri-tjetrit, që nuk do të ndahemi kurrë. Ndërsa nusja, heqë duvakun dhe thotë: O burra trima. Nuk jam nusja juaj, mirëpo jam e këtij burri trim. Krushqit mbetën të habitur, po nuk u tërhoqën nga zakoni. Dëshironin ta dërgonin nusen medoemos në shtëpinë e dhëndrrit, ku kishte filluar dasma. Asgjë nuk u mor parasysh. U nisën me nusen për në vendin e caktuar. Mirëpo, djaloshi nxori armën dhe qëlloi nusen, ku nusja ra për tokë dhe vdiq. Djaloshi tha pastaj: Na martoni të dy këtu, dhe e qëlloi pastaj veten. Ndërsa krushqit i varrosën të dy bashkë në një varr të vetëm. E gjithë kjo situatë ndodhi në një fshat afër Kavajës.

Sot, ky varr njihet me emrin VORRI I ASHIKUT – I DASHNORIT. Pranë këtij varri, gjindet edhe një rrap shumë shekullor.

2. PREJARDHJA E EMRIT “MIRDITA”

Rreth emrit të Mirditës, egzistojnë gojëdhëna të ndryshme. Një gojëdhënë tregohet kështu: Një baba kishte 5 djem. Erdhi koha që të ndahet pasuria. Në pamundësi që të ndahet në mënyrë të barabartë, i ati vendosi kështu: djalit të parë ia dha shoshën, djalit të dytë ia dha shalën, djalit të tretë ia dha shpatën. Ndërsa djalit të katërt ia dha hinkën, kurse të voglit ia la nën sundim Oroshin. Këtu shihet se vëllezërit Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi morën pasuritë e tyre nga i ati. Dy vëllezërit e parë u vendosën që të jetonin në Dukagjin, ndërsa tre të tjerët në Mirditën e sotme.

Poashtu, legjenda tregon se emri Mirditë rrodhi kështu: Qysh moti një mbret bënte luftë me armiqte e tij. Në ushtrinë e tij kishte edhe burra nga Mirdita. Kur erdhi koha që të sulmohej armiku, qëlloi ditë e premte. Mirëpo, mbreti dëshiroi që të gjente një ditë tjetër për sulme ndaj armikut. Një kapedan mirditas shkoi dhe bisedoi me mbretin duke i thënë kështu: Të sulmojmë armikun në ditën e premte, sepse armiku do të jetë i papërgatitur. Atëherë mbreti e dëgjoi kapedanin. E sulmuan armikun. Ky i fundit aq shumë u dërrmua, saqë u dorëzua nga sulmet e mbretit. Pas fitores nga këto luftime, kjo u quajt “DITË E MIRË”. Që nga ajo ditë, qyteti mori emrin MIRDITA.

3. LEGJENDA E PUPËZËS

Kjo legjendë, na tregon më së miri për shëndrrimin e motrës në qyqe. Mirëpo, kësaj here shëndrrimi i nuses në qyqe është e vërteta, mbase nuk është motra. Ndërsa personi i vrarë nuk është vëllau. Mirëpo, janë dy dhëndurët, dy mëtues, që dëshirojë të bëjnë kurorë me të njëjtën vajzë. Dy dhëndurët, takohen në udhëkqye, në krye të dy karvanëve me krushqi. Në ato momente shkrepin dhe armët. Nusja duke parë situatën, e tmerruar dhe e çuditur filloi të bërtiste: Mos – Jo – Prisni! Jo! Pu – pu – pu! Pavarësisht thirrjeve të nuses, përleshja vazhdoi, dhe nusja nuk arriti të bënte asgjë, filloi të bënte vetëm Pu Pu Pu!

E gjithë kjo, nuk zgjati shumë, sepse në tërbim e sipër krushqit vrasin njëri-tjetrin. Përderisa askush nuk mbetë i gjallë. Nusja e tmerruar nga kjo situatë, merr vrapin dhe ikë nga sytë këmbët. Duke bërë gjithmonë: Pu Pu Pu. E gjithë kjo situatë, kthehet në zogën e bukur, që sot quhet PUPËZ. E tërë kjo histori më së miri tregohet në Pogradec.

4. PLAKAT E PRILLIT

“Shkurt o im vëlla, më jep 3 ditë hua, të ngrijë plakën me gjithëçka ka” – është kjo thënia që nis kjo legjendë. Ishin 3 plaka: Zana, Migena dhe Zamira. Njihen edhe si plakat e legjendës. Kjo gojëdhënë ka një histori prej 2000 vjeçare. Kujtohet çdo vit, çdo herë në muajin Mars, pikërisht kur moti në këtë kohë pëson ndryshime të dukshme. Gojëdhëna tregon se në fillim dhe në fund të muajit Prill, atëherë kur moti ndryshon. Atëherë kjo periudhë njihet si Plakat e Prillit. Shpesh-herë e ndëgjojmë kur thuhet se bën të ftohtë – sepse janë plakat. Kjo përdoret edhe në ditët e sotme. Legjenda na tregon që njëherë në një kohë, disa plaka u ngjitën në një mal dhe thirrën me të madhe – Lamtumirë Dimër, vafsh në djall. Ishte muaji prill. Mirëpo, dimri vendosi të vijë përsëri.

Muaji Prill kërkoi nga muaji Shkurt që të ia huazonte disa ditë nga ai, në mënyrë që të ngrinte plakat. Kjo ndodhi për shkak që të ua kujtonte plakave, që dimri nuk ka ikur ende, dhe si stinë është e fuqishme. Plakat vdiqën nga të ftohtit, ku më pas erdhi dhe pranvera. Madje, legjenda tregon që në atë vend gjindet një gur në formën e plakës. Sot e asaj dite, aty buron ujë, dhe mendohet që janë lotët e plakës.

5. LEGJENDA E QYTETIT

Disa mijëra vite më parë, jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë prej ditësh, Zana u takua me dy vëllezër vigan. Vëllezërit viganë, ranë në dashuri me Zanën e Bukur. Aq shumë ua trazoi zemrën, brenda vëllezërve filloi një grindje. Shpërtheu dhe një luftë vëllavrasëse. Tomorri – vëllau i madh pasi që kishte një shpatë të shkëlqyer, qëlloi vëllaun e vogël tek brinjët. Kurse vëllau i vogël ishte i armatosur me një topuz shumë të rëndë, e ndjeki me furi, e goditi aq sa mundi vëllaun e madh. Ndërsa, Zoti që shihte këtë dhe nuk e pëlqeu aspak situatën, u trishtua shumë dhe u zemërua prej stiuatës së tillë. Në këtë situatë, vëllezërit duhet ndëshkoheshin për këtë situatë që u shkaktua. Andaj Zoti i ktheu fajtorët në gurë, i dënoi aq fortë sa që ndër shekuj mbajnë në trup gjurmet e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë, vëllau i madh Tomorri i tregon diellit hapësirat truporë të tijat gropa gropa, vëllait të tij Shpiragut.

Kjo tregon që kushdo që kalon në këto treva, sheh brinjët e copëtuara dhe të thelluara vija vija. Ndërsa edhe Zana hirëplotë, nuk do t’i shpëtonte zemërimit të Zotit. Ai (Zoti), e kthehu në një kodrinëzë shkëmbore. Kurse nga dita në ditë, aty u vendosën gurë mbi gurë – ku u ndërtua një kështjellë e madhe dhe e bukur në qytetin e Beratit. Zana e bukur hirëplotë, që i adhuronte vëllezërit, por jo në dredhitë dhe në zemërimin e tyre mbi njëri-tjetrin – ajo qau pa masë. Lumi Osum – është Lumi që sipas legjendës nuk është gjë tjetër përveç rrjedhjes së lotëve që lagu shkëmbinjtë dhe u derdh në mes të dy vëllezërve prej Zanës Hyjneshë. Kjo vlen për të treguar, që dhimbja për këtë fatkeqësi, asnjëherë nuk do t’i ndalë lotët.

6. VENDI I SHQIPONJAVE

Na ishte njëherë një djalë. Kishte dalë për të juajtur në male. Mbi qiell fluturoi një shqiponjë duke rrahur krahët fort, ku ndaloi në një shkëmb. Shqiponja ishte aq e madhe, saqë në sqepin e saj mbante një gjarpër. Më pas shqiponja fluturoi deri tek foleja e saj. Djaloshi i ri kërceu mbi shkëmb, ku vuri re se në atë fole ishte një shqiponjëzë e vogël, ku lunate me gjapërin e vdekur, në realitet gjarpri nuk ishte fare i ngordhur. Në ato momente, gjarpëri ngriti kokën, dhe u pozicionua që të pickoi shqiponjëzën e vogël, e dhëmbët e tij helmues. Për një moment, djali e mori harkun dhe e qëlloi gjarpërin për vdekje. E mori shqiponjëzën në rrugën e kthimit, të ngordhur. Me të parë shqiponja e madhe që e vogla ishte rrëmbyer nga djali, i tha: Pse po ma rrëmben foshnjën time? Djali i tha: Shqiponjëza është e imja sepse e shpëtova duke vrarë gjarpërin që donte ta pickonte. Sapo bëri disa hapa, djali mbi kokën e tij dëgjon një zhurmë të fortë dhe përplasje krahësh. Ishte shqiponja mëmë. Përse e rrëmbeve foshnjën time, e pyet shqiponja? Ma kthe zogthin tim.

Dhe unë do të të jap si këmbim mbrehtësinë e syve të mi, dhe forcën e krahëve të mi. djaloshi u bind dhe e kthehu zogëzën e vogël te e ëma e vet. Kur zogëza u rrit, nisi të fluturonte. Shihej që fluturonte në qiell, mbi kokën e djaloshit, ku do që e shikonte ai. Djaloshi ishte bërë burrë, ishte rritur, ishte bërë gjuetar dhe luftëtar i madh. Sa herë që kalonte afër ndonjë vendi të banuar me njerëz, dridhej toka nga frika e njerëzve kundrejt njeriut me shqiponjë. Djaloshi u bë një prijës i mençur, i urtë. Çdo vend kërkonte urtësinë e tij. Me harkun, shigjetat e tij, djaloshi vrau shumë grabitqarë nëpër pyje dhe me shpatën e tij preu kokat e shumë kundërshtarëve dashakeqës. Të gjithë ishin të mrekulluar me të bëmat e djalit gjuetar dhe luftëtar. Banorët e atyre anëve, zgjodhën prijësin e tyre, që e quajtën Shqiptarë – Bir i Shqipes. Trojet ku banonin, i quajtën Shqipëri – Vend i Shqiponjave.

7. VRIMA E NUSES

Në Kanionin e Osumit, 800m në afërsi të fshatit Bigazi është një shpellë karstike. Kjo shpellë është në formën e një galerie. Ka një diametër 2m dhe një gjatësi prej 8m. Ky vend ka një rëndësi të veçantë dhe të rrallë. Njëherë një nuse martohej pa dëshirën e saj. Ishte e detyruar të zbatonte zakonet e vjetra. Krushqit ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, mirëpo, kur arritën në vendin që zhvillohej dasma, nusja thotë: Po më çoni tek burri pa dëshirën time. Krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndërsa nusja e mendoi planin e ikjes. Duke lutur Zotin, i drejtohet shkëmbit të Kanionit: “Hapu o shkëmb, që të shpëtoj nga silketi që më ka zënë”. Shkëmbi e dëgjoi dhe menjëherë u hap një vrimë – zgavër. Nusja u hodhë nga kali dhe u fshehë në këtë vrimë. Ndërsa krushqit u kthyen në fshat pa nusen. Më vonë ky vend u quajt “VRIMA E NUSES”. Nisi të vizitohej nga nuset e reja, të cilat kërkonin që të bënin fëmijë. Nuset që vinin aty, hynin në galeri shkëmbore me rroba të veshura mbrapsht. Brenda i zhvishnin këto rroba dhe i vishnin mbarë. Të qetësuara ktheheshin në shtëpi, me qëllim që dëshirat dhe ëndërrat e tyre të realizohen.

8. HISTORIA E UJIT TË KUQ

Në vendin e quajtur Vërmosh, gjindet një burim uji, që quhet “UJI I KUQ”. Kur është vendosur që të viheshin kufinjtë në Kelmend, Mali i Zi kërkonte që edhe ky burim të jetë pjesë e këtij shteti. Duke marrë kështu edhe Vërmoshin. Mirëpo, gjatë bisedimeve të palës Malazeze dhe asaj Shqiptare kishte keqkuptime. Shteti fqinjë mendonte që kjo pjesë i takonte atyre, ku me çdo kusht donin ta merrnin. Por, Prekë Cali (përfaqësues shqiptar) ia tregoi historinë e kësaj treve. Sqaron që kjo treve quhet edhe Bjeshkët e Kuqe, dhe si e tillë është pjesë e Shqipërisë. Por malazezët e shihnin si të papranueshme këtë histori të treguar nga Preka, ku çdo herë donin ta merrnin atë pjesë. As Prekë Cali nuk lëshon pe lehtë. Ua përsërit dhe ripërsërit që kjo është tokë e jona, Bjeshkët tona të kuqe, sepse këtu rrjedhë Ujë i Kuq. Ndërsa malazezët duke ndëgjuar këtë histori i thanë Prekës, nëse është e vërtetë kjo që thuhet e shihet, atëherë kufinjtë do të vendosen ashtu si thua ti. Pas kësaj, të gjithë shkuan te burimi i Ujit të Kuq. E vërtetuan që aty buronte çdo gjë e mrekullueshme. Dhe kufinjtë u vendosën ashtu si deshë Prekë Cali.

9. HIJA E KORBIT

“HIJA E KORBIT”, është vendi ku u gjetën një thesar monedhash antike në voton 1982. Ndërsa kodra ku është gjetur thesari është Maliqi. Gjegjësisht mbi bregun e majtë të lumit Devoll. Për nga pozicioni gjeo – strategjik dhe sipaërfaqja e saj Hija e Korbit mendohet që ruan rrënjët e historisë sonë shumë shekullore. Ruan rrënojat e qytetit të lashtë ilir Desaret, identifikimi i të cilit nuk është përfunduar me saktësi. Ky thesar përmban 618 monedha argjendi të prera në një periudhë kohore që daton nga shek. IV p.e.s.

Të gjitha këto përfaqësohen nga Tetradrahmet e Athinës. Duke u bazuar gjithmonë edhe në kërkimet dhe përfundimet me Tetradrahmet e fundit të shek. III p.e.r. të prera nga Antioh Hieraks nga perandoria selekuide. Përbërja e thesarit përfshin dy vlera monetare: Tetradrahme dhe Drahme. Këto monedha janë të prera në qytete dhe nga mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III. Monedhat janë të prera pas mbretërimit të tyre. Sidomos pas Lysmahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit dhe mbretërve të tjerë Selekuidë, si dhe në kohën e mbretit të Maqedonisë Antigon Gonata. Sot këto monedha janë ekspozuar nga Banka Kombëtare Shqiptare në Tiranë.

10. LEGJENDA E MOTIT DHE LUMENJËVE

Na ishte njëherë një lumë, që gjatë vërshimeve dilte nga shtrati dhe shkaktonte problem. Një legjendë thotë kështu: mos ndërtoni kurrë shtëpi në shtratin e lumit, sepse ai mund të kthehet dhe të krijojë problem. Poashtu, legjenda tregon që të parët tanë as mullirin nuk e kanë ndërtuar asnjëherë afër lumit, e lëre më lumin. Edhe sot e asaj dite, mund të shihet se si është zgjedhur vendi se ku do të ndërtohen shtëpitë.

Kjo ndodhë për shkakë të problemeve që vijnë nga vërshimet. Vlen të përmendet që degradimi i lumenjëve nga dora e njeriut, i ka kushtuar shumë herë trazira dhe problem vendit. Ruajtja dhe mbrojtja e shtretërve të lumenjëve tanë, duhet të ruhen nga shkatërrimet e përditshme që bëhen. Edhe mediat e luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës në përgjithësi dhe të lumenjëve në veçanti. Përmes emisioneve të ndryshme, sesioneve informuese mund të arrihet deri tek një ambient të pastër dhe ruajtjen e shëndetit.