DITA TRIUMFATORE E POPULLIT SHQIPTAR, 25 PRILL 2021

0
273
Sali Leka

Tregim nga libri: “EPOKA E BARDHË E GUXIMTARËVE VIZIONARË”

SALI LEKA

Republika e Shqipërisë me 25 Prill 2021, zhvilloi zgjedhjet parlamentare me fushatë elektorale shembullore e garantuar nga qeveria socialsite me kryeminister Edi Rama.

Fushatë elektorale me liri të zgjeruar të pakufizuar, për të folur e shkruar dhe për të propoganduar aktivistët dhe militantët e partive politike, programet dhe premtimet e tyre.

Fatkeqësisht partitë opozitare nuk kishin program as alternativa e perspektiva për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë.

Kurse partia socialiste, doli në skemën publike me program e planifikim të detajuar, të përcaktuar, për katër vitet e ardhshme 2021-2025.
Populli shqiptar e besoi e votoi, fitoi e triumfoi.

25 Prilli 2021, dita fitimtare triumfatore e popullit shqiptar socialsitë të betuar dhe demokratë të vërtetë të admiruar.

E theksoj, e përsëris demokratë të vërtetë të admiruar për arsye: Kishte dhe ka demokratë zuzarë e gënjeshtarë të shtrembëruar, të strehuar në strukturat mediatike televizive, duke ekspozuar e reklamuar, procka e brockulla regresive, për të frikësuar popullin shqiptar që mos të votonte partinë socialiste, por të abstenonte e të bojkotonte zgjedhjet përndryshe do të shpërthente kacafytja dhe perleshja me sopata, kizka, lopata, furka e cfurka byku e krunde nëpër qytete e fshatra të largëta.

Dy muaj rresht Mars Prill 2021 kryeopozitari Lulzim Basha u përpëlit u zhgarravit nëpër studio televizive, bashkë me analistët e militantët mediatikë rrakitikë Andi Bushati, Andi Bejta, Armand Shkullaku, Artan Hoxha, Robert Rakipllari me britma, klithma e ulurima të mallëngjyeshme, për mënxyren e llahtarshme, që do të pllakoste në qendrat e votimit, nëse populli do të votojë për herë të tretë Edi Ramën.

Në fakt ditën e votimeve, asnjë e keqe nuk ndodhi, as përleshje, as kacafytje, as trazira, as rrëmuja, as hata, as bela, ashtu si kanë dashur dhe duan kryeopozitari i përjetësuar Lulzim Basha dhe analistët, anarshistët e mediatistët e shtrembëruar A. Bushati, A. Bejta, A. Shkullaku, A. Hoxha, R. Rakipllari dhe 46 militantistë kaotistë, reklamistë akoma më të pistë të qelbëzuar sesa ata.

Emrat e këtyre 46 zgërdhecëve e birbove të jargosur të studiove televizive të nakatosur, që kanë dashur e duan të frikësojnë, tmerrojnë e të llahtarisin shtatë milion Shqiptarë në Adrio Ballkan, do të shkruaj ditë tjetër në një tregim specific special dhe do të demaskoj, por sot theksoj: Isha jam e do të jem shkrimtar e poet vigan vital me dinjitet e vitalitet universal.

Për ditën fitimtare triumfatore shembullore madhështore të kombit shqiptar 25 Prill 2021, do të shkruaj e këndoj 25 poezi lirike eposike kombëtare dhe 25 tregime të dobishme jetësore me ngjarje të vërteta faktike me vlerë e dobi dhe për kombet Ballkanike Kaspike e Aziatike.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special, specifik me stil e leksik i shkëlqyer metaforik, iradinik teuratik.
Bashkë me shokët e mi çdo mbasdite ulemi, shtrohemi, rehatohemi duke festuar fitoren madhështore kombëtare shqiptare me këngë, poezi, meze e raki.

Me betim e gëzim ngrejmë dolli për Edi viganin e admiruar.
Kështu do të jehojmë edhe mbas vitit 2025, 2031, 2041 e 2051.
DO TË JEHOJMË NË ADRIOBALLKAN TË PAMPOSHTUR SAKLLAM.

TIRANË, MAJ 2021