Nuk e di pse “vajtojmë” sot

0
1153
Gjin Musa me cigare

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

Po ky populle,po keta intelektual, po keta burra te mençem dhe te pa mençem ishim qe nga viti 1991 e deri ne vitin 2013.

Pame te thyhen depot e armatimit, pame te merren tanke dheu provue edhe avionet,pame Shqiperin te digjet ne flake, pame vendin te mbushet me varre,pame te vriten lider te PD, Ç’FARE NUK PANE SHQIPETARET DHE NDERKOMBETARET.

Askushe se ngriti zerin se ishte dora kriminale e S.Berishes,i veshur me pushtetin e dhjetoristave te 90-tes.

Pame nga 2005 deri ne 2013 te prodhonim Hjeroshimen ne Gerdec, po nga diktatori SALI BERISHA, heshtje, lotë “permadhimi” askush nga ju te djathtet qe sot na hiqeni ma te shejt sei shqjti nuk folet!Pse?frigacak apo servile, rruge te mesme nuk ka…

Pame ate qe vetem ne vendet ku sundon diktatura Staliniste mundet te ndodhin ngjarje si ajo e 21 Janarit,perseri heshtet…

Pame Shkodren te mbytet dhe te ri permbytet, te shkaterrohen pasurit, po pame Saliun dhe Jozefinen teke mashtronin ne emer te demokracis… populli me gishtat perpjet ne mese te ujit therrisnin Sali Berisha… e temerrsheme, te shofeshe nji populle sikur eshte trumhasur nga droga!ku ndodhin te ketilla gjera?ase ne Somalin e larget.

Ka tre vjete qe keta “demokratet” e djathte, qe nuk kane asgja te perbashket me demokracin,çirren dhe ulurin tamam si ujqerit e uritur ne acar.

Ju ka mbetur ora tek ashashi dhe avionet,sepse ne pushtetin tuaje tregtohej me makina luksoze dhe me targa diplomatike,i harruat bemat tuaja,jo,jo harresa ka nji emer,lufta per te vjedhur ate qe ka mbetur.

Bregdetin e deri alpet ju i privatizuat, ju vodhet cfare kishte mbi toka dhe nene toka,ju punuat per shkaterrimin e demokracis, ja arritet qellimit, pushtetin ne duaret e te inkriminuareve, vratë dhe i larguat ata qe ju kundershtuan, sepse mendonit se do jeni te perjetshem ne pushtet, po ja qe Berisha dhe kelyshet rrethe ti deshtuan qe ne 94 ne referendium, na thoni kure e keni fituar nji betej me merit?

Tani merreni me Edi Ramen,jo i gjat ,joi shkurt,me ministrat,mire beni se kete role luan opozita,po kethejuni se ç’fare i keni bere Shqiperis qe ne pushtetin e pare,kurre nuk keni kurajo te dilni para popullit dhe te jeni trasparent,kurre Sali Berisha me Genc Pollon nuk deponuan per vrasjen e Azem Hajdarit,kurre nuk moret guximin tu pergjigjeni akuzave te pa funta,qe ju kane fundosur prej vitesh o “demokrat”te pa demokraci.

Shqiperia eshte tersishte e perçare nga politika e ndyre dhe mashtruese qe eshte perdorur ne keto 26 vite.
Kemi sote mbi 100 parti politike,turpe per paralamentin dhe drejtesin qe e kane katandisur politiken ne partiçka rruge.
Kujte i sherbejne te gjitha keto Parti?

Me logjiken e shendoshe askujt,perveçse emerit te kryetarit dhe mashtrimit publik qe bejne,po keto partiçka levizin flamurin sa majtas djathtas,aty ku ju premtohet deri edhe nji portier ne nji ambasade,kjo eshte politika shqiptare.
Do me thot dikushe,po mire more ti Gjin Musa qe mbron te majten na binde per se e mbron apo ke nostalgji,pasi e ke vuajtur sistemin e Enverit.

Po pergjigjen e jape pa frige dhe me argumente bindese.
Ne kohen e Saliut nuk paguhej,,uji,dritat,taksat,vidheje me nji dore 230 milion dollar nga ministri i Saliut,Fatmir Mediu firmoste po me urdher te Saliut fabriken e vdekjes ne Gerdec,ndertohej Lazarati sipase direktives se Partis-Shtet,populli heshte!

E dini pse heshte populli,sepse eshte populle frigacak,kushe guxonte te ofendonte Saliun apo Jozin sepse te shtypnin forcat e policis,(polici demokrate).
Shkodra me rrethinat po shkonte drejte detit kure Saliu hapte portat e hidrocentraleve,sepse duheshin para,populli heshte,kujt ja mbante te fliste,sepse bandat e Berishes te eleminonin,rastet jane krye neçe,Berisha i ka dhane provat e nji diktatori Stalinian.

Sot ndodhe e kunderta,shkon ne shkoder kryeministri i vendit inaguron Stadiumin nder ma te miret ne vende,na dalin “trimat” qe Saliu dhe Voltana i paguajne per te share,per denigruar kryeministrin,keni pare te dhunohet nji qytetar nga policia,ja ku eshte ndryshimi.

E djathta shqiptare ka vetem emerin e djathte,asgje nuk e bashkon me te djathten demokratike,aty mbizotron krimi,rrugaçria dhe uliganizmi,injoranca dhe tradhtia kombetare.

E majta ka gjynahet e veta!
Po,po ka vende per tu krituar,biles deri edhe ne demostrata popullore kunder qeveris Rama dhe ketij parlamenti.
Ne tre vite lane te livadhisi Sali Berishen dhe ata qe shkaterruan shqiperin,ketu duhej filluar aksioni,arrestimi i atyre qe provokuan apo fabrikuan 97-98,te zbardhet vrasja e A.Hajdarit,te arrestohet Fatmir Mediu ministri i Gerdecit,te arrestohej Lulzim Basha per vjedhje dhe shperdorim detyre,deri ne tradhetin kombetare me kufit detar,dhe autori qe dha urdherin per vrasjet e 21 Janarit.

Demokracia eshte shtet dhe ligje,kontrodhe mbi ç’do pushtetar,te majte dhe te djathte,po gjerat duhen filluar nga fillimi,jo nga fundi.
E majta dhe kryesishte PS mbane pergjegjesi qe toleron me krimet e Ilir Metes,kushe e vodhi floririn,kushe i ndertoj vilat dhe sarajet nga Breg -deti deri ne Razem?

Duhet qe kryeprokurori ose te gjeje veteveten ne se nuk eshte pjes e krimit,ose te largohet orgjentishte nga posti me te cilin po abuzon nder vite.
Z.Llalla shpeshe na ke deklaruar se s’shpejti do kete arrestime te peshqeve te medheje,ku jane?ç’fare te pengon te veproshe?me sa duket jei perlyer ne llallen e Berishes.

Shqiptaret ku do ndodhen neper bote presin shume nga juve z.Kryeminister,ne asnji vende te botes kriminelet dhe hajdutet nuk shkojn vete perpara drejtesis.

Eshte ligji dhe kushtetuta, qe prangos cilindo qe ka dhunuar te drejtat dhe lirit qytetare te popullit te vete.
Tani ka ardhur koha qe te majte dhe te djathte ti therrasin mendjes,jemi shqiptar,s’bashku duhet ta nxjerrim vendin nga bataku ku eshte mbytur totalisht.

Deputet partiak jane deputet kulete,deputetet duhet ti zgjelli populli,mjafte me keta bajraktar qe jane trashur nga qafa dhe jane shterrur nga logjika.

Shqiperia eshte e Shqiptareve,jo e politikanve.
Diaspora dhe emigrantet duhet te jene forca vendimtare per ta spastruar shqiperin nga kjo koler 26 vjeçare.
Djemet dhe vajzat e diplomuara ne SHBA,ne Kanada e ne shtetet e BE duhet ti prin nji revolucioni spastrues ne politiken shqiptare.

Sote duhet te vdesi friga ashtu si ne vitin 90,ku studentet shqiptar shemben diktaturen komuniste,po mjerishte komunistet dinak si Sali Berisha me shok ju moren nga gryka.
Sot Shqiperia ka nevoje per ju dhjetorista, qei keni duart te pa perlyera ne boten e krimit korruptiv e ma ndeje.
Juve dhe rinia e diplomuar jashte shqiperis e ndertoni anrren tuaje: E DUAM SHQIPERIN SI GJITHE EUROPEN.

Romë 18/09/2016