DORËHEQJA E DONIKËS, PYKË MES KOALICIONIT LVV DHE LISTËS “GUXO”

0
270
Donika Gervalla - flamur

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Është menduar mirë nga kërkuesit e dorëheqjes ose shkarkimi i Donika Gërvallës. Kjo nuk ështëkrejt aq e thjeshtë, sa mund të shihet. Kjo dorëheqje apo shkarkim, është menduar gjatë nga ata që e kërkojnë.

Kosova është mësuar një kohë të gjatë me qeveri jo stabile, prandaj duan edhe këtë ta bëjnë të tillë, të përçajnë koalicionin mes Lëvizjes vetëvendosje dhe Listës “Guxo”, duke menduar se me shkarkimin e Donikës, e cila edhe është në krye të Listës “Guxo”, do të përçahet ky koalicion dhe pa vonuar shumë, do të shkohet në zgjedhje të reja.

Përmdryshe, edhe dorëheqja e Donika Gërvallës, po nuk u prish ky koalicion qeverisës, nuk do t’i plotësonte dëshirat dhe kërkesat e PDK-së. Sepse, këta njerëz janë të interesuar të jetojnë si deri tash me përfitimet që ia kanë dhënë vetes.

Mirëpo, këtë duhet ta kuptojë edhe Albin Kurti edhe Donika Gërvalla dhe as të dorëhiqet e as të shkarkohet për apetite të dikujt tjetër pa kurrfarë nevoje.

Deklaratat e Donikës para 5-6 vitesh, nuk çojnë peshë sot fare. Donika është treguar mjaft e zhdërvjelltë në përfaqësimin e Kosovës me jashtë dhe është personi i duhur në kohën e duhur.

Kosovën në këtë gjendje nuk e solli LVV-ja, prandaj kjo deri tani nuk ka asnjë faj.
Faji i LVV-së do të shihet në të ardhmen, nëse nuk punon si e sa duhet.

Prandaj do të ishte mirë ta lënë të qetë qeverinë në qeverisje, pa të shohim si do të ecin punët.