IDRIZ ZEQIRAJ
“Kemi me jau nxi jetën”, – ishte ky betimi i një deputeti të opozitës, kur fitoi koalicioni LVV-Lista “GUXO” e Vjosë Osmanit. Atë që nuk e arriti me votën popullore, opozita don ta kompensojë me shpifje, madje, deri “në nxirje jete!” E turpshme për një opozitë, që thirret në djathtizmin demokratik!
Edhe pse një opozitë e çakorduar, fort e lodhur, e rënë në një dëshpërim të thellë, pa shpresë të rimëkëmbje të afërt, në vend të një opozitarizmi të motivuar dhe të faktuar, ka zgjedhur shpifjen e vrazhdët. I tillë është edhe komentimi i deklaratës të ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, të bërë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Deputetja e PDK-së, Blertë Deliu-Kodra, e ngarkuar me sëmirë e xhelozi shfrenuese, por, edhe duke pasur “mizën pas veshit”, shpërthen: “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”. Dhe, pse? LVV dhe Lista “GUXO” e kanë filluar e mbaruar fushatën zgjedhore, me premtimin e madh: “Luftë të pakompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çkapjen e shtetit, nga bandat në pushtet”. Dhe, përgjigja korale, nga populli, që marshonte prapa Kurtit dhe Vjosës, aprovonin me thirrjet: “kriminelët në burg, hajnat në burg, kapsit e shtetit në burg!”
Pse duhet fshehur, një “e fshehtë publike?!
I. Ministrja Donikë Gërvalla, në ekspozenë e saj brilante, për Kosovën, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e vlerësuar nga më të mirat, përgjatë këtyre dy dekadave, konfirmoi se koalicioni qeverisës, qëndron prapa premtimeve të fushatës zgjedhore. Pra, “qeverisja e re do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, që nënkupton edhe çkapjen e shtetit. Atëherë, pse u dashka fshehur, një “e fshehtë publike”, kur Kosova, në të gjitha matjet e përformancës qeverisëse, qëndron në krye të listës kriminale e korruptive!
Janë 720 mijë lëndë penale, të stivuara ndër vite, 320 mijë syrësh të vëna në tavolina, kinse, për zgjidhje parësore. Megjithatë, zvarritja e shqyrtimit gjyqësor vazhdon, duke pritur skadencën, parashkrimin e lëndëve penalizuese dhe mbylljen e tyre përjetësisht! Nga 7 (shtatë) akuza, që kishte një eksponent i SHIK-ut, eksponent i krimit, 5 (pesë) syrësh janë parashkruar, e 6-a në prag të skadencës të afatit shqyrtues.
Ashtu si ky, edhe shumica e të penalizuarëve, i përkasin partisë-bandë PDK-së të Blerta Deliu-Kodra. Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve, kanë të bëjnë, pikërisht, me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe, reagimi i saj i vrazhdët, i marrëzishëm, në shprehje e përmbajtje, ndaj ministrës Gërvalla, ka të bëjë me mbrojtjen fanatike të krimit dhe të korrupsionit.
Duke reaguar, në cilësinë e deputetës, Blerta prfaqëson partinë e saj bandë, mëkatare e dëshmuar, në vijimësi, që nga sabotimi i luftës, e deri te krimi i organizuar – vrasje të listuara, të kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë; grabitjen e pasurive të brezave shqiptarë, përmes uzurpimeve, privatizimeve kriminale.
Dhe, deri në vënien në ankand të territorit tokësor, përmes faljes ose, nën arsyetimin për shkëmbim territoresh, me qëllimin final – bërjen hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës, deri në ndarjen e saj! Dhe, e gjithë kjo, për t`i shpëtuar shantazhimit dhe ndëshkimit të vet Hashimt, nga Gjykata Speciale, tashmë, për krimet e bëra, kundër shqiptarëve të pafajshëm.
Vrasja e babait, intelektual i zëshëm,
nga Beogradi zyrtar, rrënqethës për dëgjuesit
II. Fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, njëherësh, edhe nënkryetare e qeverisë të Kosovës, Donikë Gërvalla, ishte e sinqertë, e faktuar, e drejtëpërdrejtë, duke denoncuar, madje, bindshëm, Serbinë dhe Rusinë mujëshare, me disa mbështetës të tyre, si burim i së keqes njerëzore. Ajo i bëri thirrje botës, sidomos, asaj demokratike, të jetë vigjilente, syçelë karshi veprimeve destruktive e luftënxitëse të bllokut agresiv, të prirë nga Rusia agresive.
Fjala e Donikës ishte përmbajtësore, me dëshmi rrënqethëse:
“Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje, edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit”.
Megjithëse, Donika ishte vetëm 10 vjeçare, me dy vëllezërit e saj, Premtonin dhe Ergonin, të rritur nën përkujdesjen e nënës së tyre të përkushtuar dhe ideale, Suzanë Gërvalla, është e përmbajtur dhe dinjitoze, duke e bërë dallimin në mes popullit serb dhe qeverisë kriminale, gjatë dhe pas luftës të Kosovës.
“Serbët duhet t`i identifikojnë kriminelët e luftës, t`i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara dhe me ne, për të gjetur varrezat masive të atyre që janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi…. Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por, me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan”, – deklaroi Donikë Gërvalla.
Tejkalimi i ndjesisë personale, “bërja e zemrës gur”, me gadishmërinë edhe për pajtim, nëse , paraprakisht, përmbushën normat etike elementare, pranimi i fajit nga ana e Serbisë dhe plotësimi i detyrimeve, që parashehë ligji ndërkombëtar, reparacioni i dëmeve.
Në këtë kontekst Donika përmend edhe Gjermaninë e diktaturës të kohës hitleriane, kërkim-falja e Gjermanisë, karshi popujve të dëmtuar, përfshi edhe Serbinë, që disa intelektualë e njerëz të mirë, nuk arritën ta kuptojnë, në kohën e duhur, të cilët, maturisht, reaguan se “Donika gaboi se e përmendi Gjermaninë e asaj kohe, në raport me Serbinë!”