Disa lirika nga Ismet Tahiraj

0
1071
Ismet Tahiraj

Ismet Tahiraj

ARA DO TË NDRYSHKËT…

Dhia e shtie
Kokën ne mes
Ara le te mbetet djerr
Ylber i verdh.

Te lisi dy degësh
Tokën as kush
Nuk do ta punojë

Ferrë puçrra
Do te gufojnë

Feneri s’do
Ndriçoj gjithmonë.

Ara do te ndryshkët
Si lecka e zakontë…

VDEKJES I DIGJET YLBERI

bëri po erdhi
vdekja befas
fshihu pas çarçafit
te saj
se ajo nuk ka bel
me u kthye anash
e me dhembë
e kafshon buzën

atëherë asaj
i digjet ylberi

dhe merr vrapin
ne ferrë najë

zhduket tmerri…

TRI PLAKA KËRCURE

Tri plaka
tre rrokaqiej
i mbanin për dorë
u hidhnin sedef
me kordele ari.

tri plakat
s’kishin oxhak
(veç gurmazit te tyre)
blozë e katran
i hidhnin sedefit

tre rroakqiej
bëheshin mjeran,
e shkrumbonin
për rreth edhe florën

tri plaka
kërcure, aman…

DATAT

datat vijnë
e datat shkojnë

dikush na shanë
dikush na madhëron.

dikush na uron ditëlindje
dikush pret me pa durim
mortin tonë

datat, përsëritën
ne flluska sapuni, ateronim…

REZERVATET…

ujërat tubohen
ne rezervate,
rezervat ka dhe njeriu

mlyshet aty
luajnë golf

dhe njeriu
luan biznes
me hijen e tij.

ujërat kanë rezervat
te dyjat mbajnë mëri. Çudi…

TI MIK…

ti mik natën
mos trokite
portën
safinë shtruar e ke
ulu pa merak

se për tjerë
ka vend ne thark
fjalë e tyre
janë bajga thata

qe mbajnë
flakë te athët

ti mik
kur ik
doemos pi ujë
një gotë, doemos

se gjyshet tona thonë
ti kthehesh prapë….

SA HIRI I KASHTËS NË ERË

kam me të dashturë
për shtun’ e shtatëqindvjetë,
kam më të urrejturë
sa hiri i kashtës në erë.

për gjinjt e tu
me frymë të rrem,
si hëna e verdhë.

meshteknave do të eci
më çapa dreri,
për qerpikët e tu, me qime të vjedhura
nga bisht i kalit të tredhur.

kur dielli,
ma sosë ballin.

më eshtra mamuti
e mbyllë gojën smeraldi…..